AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KZAZ-të ngrihen pa PD-në deri në verifikimin ligjshmërisë së dy listave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi miratoi të mërkurën listën e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për tre parti duke e lënë për një kohë të dytë miratimin e listës së Partisë Demokratike, e cila ka dërguar dy lista të ndryshme pranë KQZ-së.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi | Foto: LSA

Celibashi emëroi anëtarët e propozuar nga partitë politike “Partia e Lirisë”, “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet e qeverisjes vendore të 14 majit.

Ai tha se është në proces verifikimi ligjshmëria e përfaqësimit të PD-së në KQZ.

“Kemi dy lista, një nga Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe tjetra nga Sefa që është përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ”- tha Celibashi duke shtuar se “do duhet të konsultojmë, maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ”.

Por ai i cilësoi të plotësuara strukturat e menaxhimit të procesit zgjedhor dhe me 3 anëtarë. “KZAZ-të do të konstituohen se do fillojnë të punojnë. Është kuorumi”.

Sipas komisionerit anëtarët e PD-së do të emërohen në një moment tjetër të përshtatshëm e lidhur dhe me regjistrimin e kësaj partie në zgjedhje.

Ai theksoi se në momentin që do të vendoset për këtë do të jetë një vendimmarrje e thjeshtë dhe e bazuar në ligj.

Të dyja grupimet në PD pretendojnë se kanë të drejtën ligjore për të regjistruar komisionerë në zgjedhje, ndërkohë që ligjshmëria e statutit, logos dhe institucioneve partiake pret gjykimin në Apel.

Sipas Kodit Zgjedhor, e drejta për të propozuar komisionerë sipas Kodit Zgjedhor u takon dy partive kryesore nga mazhoranca dhe dy partive kryesore nga opozita, ndërsa kryesimi i KZAZ-ve ndahet me short mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas një vendimi të mëparshëm të KQZ-së “në zgjedhjet e datës 14 maj 2023 dy anëtarë në çdo KZAZ propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë; një anëtar nga Partia Social Demokrate; dy anëtarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një anëtar në çdo KZAZ do të propozohet nga Partia e Lirisë”.

Etiketa: ApeldemokrateIlirjan CelibashikomisionerKQZKZAZLigjOpozitaPartiaPartia DemokratikePartia Social DemokratePartia SocialdemokratePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDshqipsocial demokrateVendimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Posidonia, “ndotësi” që duhet ruajtur në bregdetin shqiptar

Posidonia, “ndotësi” që duhet ruajtur në bregdetin shqiptar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.