AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Posidonia, “ndotësi” që duhet ruajtur në bregdetin shqiptar

Leshterikët buzë detit janë një bezdi e vazhdueshme për pushuesit dhe punonjësit e bashkisë, por studiuesit thonë se ato luajnë një rol të rëndësishëm për ruajtjen e ekosistemit detar dhe nuk duhen “pastruar” në mënyrë masive.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
11:49 | 09/02/2023
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të Bashkisë së Durrësit duke pastruar leshterikët me automjete të rënda. Foto: Gëzim Kabashi.

Bregu i detit pranë shëtitores në Durrës është pastruar pjesërisht nga leshterikët, që u përplasën në çimento gjatë një stuhie të zakonshme detare javën e kaluar. Sasinë më të madhe të saj e tërhoqën përsëri ujërat detare, ndërsa pjesën tjetër e larguan me automjete punonjësit e komunales.

Kjo është skenë që përsëritet. Leshterikët, fijet ngjitëse të barit ngjyrë kafe janë bimë të vdekura që shkëputen nga tabani i detit, njësoj si gjethet e pemëve në vjeshtë. Por përtej bezdisë dhe pamjes jo fort simpatike për pushuesit, leshterikët janë të dobishëm për ruajtjen e ekosistemit të detit dhe mbrojtjen e tij nga ndotja.

“Depozitimet e leshterikëve formojnë një mikrohabitat të veçantë, në terminologjinë teknike ato quhen “bankete” për disa grupe invertebrorësh, si krustace, insekte, krimba etj, të cilët shërbejnë si ushqim për kafshë të tjera më të mëdha, si shpendë, amfibë, reptilë. Kështu, depozitimet e leshterikëve luajnë rol të rëndësishëm për funksionimin e zinxhirëve ushqimorë në këtë zonë,” thotë Prof. Dr. Sajmir Beqiraj, biolog detar në Universitetin e Tiranës.

Leshteriku këputet nga ato që njihen si livadhe të Posidonias, një bimë nënujore detare që rritet në cektësinë disa kilometra përtej bregut. Këto livadhe dhe vetë leshteriku “i tharë” ushqejnë dhjetëra gjallesa të florës dhe faunës detare dhe kanë një raport shumë të mirë me gjithçka që ndodhet përreth.

Edhe pse pak dëgjohet për to, Livadhet e Posidonias janë ndër prodhuesit kryesorë të oksigjenit që ne thithim. Shërbimi Oqeanik Kombëtar i SHBA llogarit se këto livadhe prodhojnë 50 për qind të oksigjenit në tokë dhe po ashtu kapin sasi të mëdha të dioksidit të karbonit.

Posidonia Oceanica është endemike në detin Mesdhe dhe konsiderohet edhe si mushkëria e Mesdheut. Ajo zë 25 për qind të fundit të detit dhe rritet në thellësi që variojnë nga më pak se 1 metër deri në 40 metra.

Por ndërsa i japin jetë një ekosistemi të tërë nënujor, për shumicën e njerëzve dhe për punonjësit e pastrimit, leshteriku është thjesht një ndotës i plazheve.

Leshterikë në bregdetin e Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.

Alfred Dhuli, drejtor i Komunale Plazh, një shërbim i Bashkisë së Durrësit, thotë se atyre u duhet të heqin çdo vit tonelata të leshterikut prej brigjeve. Kur ka stuhi të ngjashme me atë të javës së kaluar, sasia dyfishohet.

“Vitet e tjera fillonte pastrimi në prill-maj, po fortunali i këtij viti nxori sasi të mëdha,” thotë Dhuli, që llogarit se vetëm javët e fundit ka pastruar 30 për qind të sasisë në 5 ditë punë.

Tentativat për ta përdorur atë në industri apo edhe si plehrues natyral nuk kanë qenë fort të suksesshme. Dhuli kujton se femerë serash kanë marrë herë pas here sasi të leshterikut, por shumica e tij hidhet në gropa mbetjesh.

Baki Lara, i cili ka punuar më shumë se 30 vjet në ndërmarrjen komunale, tregon disa raste të përpjekjeve pa rezultat për shfrytëzimin e leshterikut. Ai kujton se në fund të viteve ‘80 leshteriku filloi të përdorej për prodhim pllakash dekorative me allçi, por kjo iniciativë u harrua shpejt.

Sipas Larës, tani ka njerëz që mbledhin sasi të vogla të leshterikut të ngjeshur në formë topash, duke tentuar t’i përdorin në industrinë kozmetike.

Por ndryshe nga punonjësit e komunales, biologu detar Sajmir Beqiraj thotë se prania e leshterikëve është dobiprurëse për plazhet dhe në disa zona ai duhet të lihet i paprekur.

“Në ato pjesë të bregdetit, të cilat nuk përdoren për plazh masiv, rekomandohet që depozitimet e leshterikëve të lihen në kushte natyrore, pra të mos largohen nga bregu”, thotë ai.

Beqiraj shpjegon se ndër të tjera leshteriku do të ndihmonte në ruajtjen e brezit të rërës nga erozioni.

“Zonat ku ka zhvillim të mirë të livadheve nënujore të bimës detare Posidonia oceanica, rrjedhimisht edhe depozitime masive të leshterikëve në bregdet, janë më të mbrojtura nga erozioni detar”, thotë Beqiraj.

Të njëjtin mendim ndan edhe Jerina Kolitari, profesorë e Akuakulturës në Universitetin Bujqësor. Kolitari thotë se ndryshe nga sa duket, më të rrezikshme për bregdetin janë “një mori me gurë e materiale ndërtimi të hedhura në det” apo kanalet që vazhdojnë të derdhin në të ujëra të papërpunuara.

Kolitari thotë gjithashtu se ndryshe nga sa besohet, pengesat artificiale në det nuk do të pengojnë mbërritjen e leshterikut në breg.

“Paralel me bregdetin e Currilave deri në Kallm ndodhet barriera natyrale, të cilën durrsakët e quajnë thjesht “ceka apo cektina,” thotë Kolitari, që shpjegon se gurët e cekëtinës nuk e ndalojnë dot kalimin e leshterikut drejt bregut.

Petrit Kadiu, një banor i hershëm i Durrësit, i sheh ndërhyrjet në bregdet si fajtore edhe për sasinë në rritje të leshterikut.

“Projekti i shëtitores që u zbatua 4 vjet më parë parashikonte një seri me shkallë betoni që zbrisnin drejt detit. Të gjitha shkallët në verë mbulohen nga rëra, ndërsa në dimër nga leshteriku,” thotë ai. Ai thotë se fatmirësisht, deti merr pas pjesën më të madhe të bimësisë që nxjerr në breg, pasi përndryshe pastrimi do ishte mision i pamundur.

Livadhet e Posidonias dhe mikrojeta që ata mbështesin janë faktor kyçë në akuakulturë dhe sasinë e peshkut në det.

“Flora e fauna pranë livadheve janë mjaft të pranishme,” tha Besim Troplini, nënkryetar i Organizatës së Peshkimit në Durrës.

Troplini shpjegon se lëvizjet e anijeve të peshkimit monitorohen me rigorozitet sipas thellësisë dhe gjuetia pranë livadheve të Posidonias, ku flora dhe fauna është mjaft e pranishme, është e palejueshme.

Por këto livadhe të rëndësishme për jetën në det dhe në tokë, janë sipas profesor Beqirajt në rrezik. Biologu thotë se gjendja e tyre në bregdetin shqiptar ka degratuar në 30 vitet e fundit. “Prej shumë vitesh tashmë, studimet nënujore në bregdetin shqiptar i kanë vlerësuar livadhet e bimës Posidonia oceanica si shumë të degraduara, në një pjesë të madhe të bregdetit,” thotë ai.

Për Beqirajn, shkaqet kryesore të degradimit lidhen kryesisht me ndërhyrjet e shumta në mjedis në tre dekadat e fundit. Këtyre shkaqeve u mbivendosen ndryshimet globale të klimës dhe faktorë të tjerë ndikues në Mesdhe.

Profesori i biologjisë detare thotë se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, fillimisht për të monitoruar gjendjen e këtyre livadheve me metoda shkencore dhe më pas marrjen e masave për mbrojtjen e tyre.

Sipas tij, vendit i duhet “një plan veprimi për marrje masash të menjëhershme për mbrojtjen e këtyre livadheve, të cilët janë konsideruar si habitati më i rëndësishëm detar i Mesdheut, si për biodiversitetin, ashtu edhe në aspektin socio-ekonomik”.

 

Etiketa: Alfred DhulibesimbregdetDurrëserozioniMbrojtja e mjedisitMjaftMjedisNdotjaplazhPlazhi i DurresitPosidoniaprodhimraportrrezikSHSHBATiranëzhvillim
I mëparshmi

KZAZ-të ngrihen pa PD-në deri në verifikimin ligjshmërisë së dy listave

Tjetri

KPK me dy qëndrime për prokurorin Kledian Llaho

Tjetri
Prokurori Kledian Llaho konfirmohet me shumicë votash

KPK me dy qëndrime për prokurorin Kledian Llaho

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.