AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kina mund të ndërpresë lidhjen ekonomike me deficitin tregtar amerikan

Një luftë e re e ftohtë është përpara nesh, por vetëm Kina është në gjendje ta shtyjë atë përtej një pike pa kthim. Ai moment do të vijë kur politikëbërësit e Kinës të vendosin ta ndajnë rritjen ekonomike kineze nga deficiti tregtar i SHBA-së.

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tabelë që njofton për pagesa që mund të kryhet ne WeChat. Foto ilustruese: Wikimedia Commons.

Hegjemonët e vërtetë mbizotërojnë jo me forcë, por duke ofruar pazare Faustiane të vështira për t’u rezistuar. Një shembull është “Marrëveshja e errët”, e cila mbështeti mrekullinë ekonomike të Kinës përpara luftës së re të ftohtë me Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje tani është në fije të perit.

“Marrëveshja jonë e errët,” më shpjegoi dikur një zyrtar kinez, “ndez deficitin tregtar të SHBA-së, i cili e mban të lartë kërkesën për prodhimet tona. Në këmbim, kapitalistët tanë investojnë pjesën më të madhe të superfitimeve të tyre në dollarë në FIRE të Amerikës (financa, sigurime dhe pasuri të paluajtshme). Sapo filloi ky proces, Amerika e zhvendosi pjesën më të madhe të prodhimit të saj industrial në brigjet tona.”

Për gati një gjysmë shekulli, Marrëveshja e Errët e lejoi Kinën të konvertonte prodhimin e saj të tepërt – ose eksportet neto – në të drejta mbi pronën dhe qiratë në SHBA. Ajo garantoi që supremacia e dollarit të ishte po aq funksionale për interesat e qiramarrësve amerikanë sa ishte për kapitalistët kinezë.

Jetëgjatësia e supremacisë globale të Amerikës është, pra, e ndërthurur plotësisht me dilemën e Kinës dhe, në një mënyrë të tërthorët, me politikën e brendshme toksike të Amerikës, e cila pasqyron reduktimin e shtresave të saj punëtore dhe të mesme. Pa mbretërimin global të dollarit, de-industrializimi i Amerikës nuk do të ishte përshpejtuar dhe kapitalistët kinezë nuk do të kishin qenë në gjendje të nxirrnin mbivlerë kolosale nga punëtorët kinezë dhe ta ruanin atë në sektorin rentier të Amerikës.

Cilido që të jetë arsyetimi i Amerikës për shënjestrimin e Kinës, lufta e ftohtë që SHBA filloi nën udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump dhe që u përshkallëzua nën presidentin Joe Biden, ka bërë presion të madh mbi konglomeratet amerikane dhe Partinë Komuniste të Kinës për të menduar përtej Marrëveshjes së Errët, e cila, deri më tani, kishte qenë qendrore për interesat e tyre përkatëse. Ndërsa konglomeratet si Apple mund të bëjnë shumë pak për t’u shkëputur nga Kina pa u rrënuar në këtë proces, Kina ka një alternativë të rrezikshme, por reale: të përdorë industrinë e saj fintech për t’u mbrojtur nga masat armiqësore të Amerikës.

Imagjinoni të bashkoni Google, Facebook, Tëitter, Instagram dhe YouTube në një aplikacion të vetëm. Më pas, futuni në të njëjtën platformë në Skype, WhatsApp, Viber dhe Snapchat, shtoni platforma si Amazon, Spotify, Netflix, Disney+, Airbnb, Uber dhe Orbitz dhe PayPal, Charles Schwab dhe aplikacionin e çdo banke në Uoll Strit. Tani ndaloni së imagjinuari. Kjo është ajo që WeChat, aplikacioni i mesazheve celulare i Tencent, u ofron tashmë përdoruesve të tij, të cilët shkëmbejnë më shumë se 40 miliardë mesazhe çdo ditë. Ndërsa dëgjojnë muzikë ose shohin programe televizive, përdoruesit e WeChat nuk kanë nevojë të dalin nga aplikacioni për t’i dërguar para kujtdo brenda Kinës – ose miliona njerëzve jashtë Kinës që kanë shkarkuar ËeChat dhe kanë hapur një llogari renminbi.

Ky bashkim i Big Tech dhe financave të Kinës me shumë gjasa e ndryshon lojën. Krahasoni një ton alumin të dërguar nga Shangai në Los Anxhelos me reklamat për këtë që u shpërndahen amerikanëve nëpërmjet TikTok. Të dyja sjellin fitime për një kompani kineze. Por, ndërkohë që dollarët me burim alumini varen nga një grumbull metali i prodhuar nga Kina që migron fizikisht në Amerikë, dollarët e fituar nga TikTok në SHBA nuk e bëjnë këtë. Ndërsa financat kineze cloud rriten, të pasurit dhe të fuqishmit e Kinës e gjejnë veten gjithnjë e më pak të nënshtruar ose ndaj deficitit tregtar të SHBA-së ose ndaj fuqisë së politikëbërësve amerikanë për të rregulluar mallrat kineze që kalojnë nëpër portet e tyre.

Pra, ja ku jemi: Ndërsa lufta e re e ftohtë e Amerikës kërcënon të shtrydh kapitalizmin konvencional kinez, Kina mund t’i japë fund Marrëveshjes së Errët që e mban të lidhur me hegjemoninë e SHBA-së, duke mobilizuar financat e saj në cloud dhe duke ndjekur një model rritjeje që nuk mbështetet më në deficitin komercial të Shteteve të Bashkuara. Nëse Kina do ta zgjidhte këtë opsion, ndikimi i brendshëm dhe global do të ishte shumë i madh.

Në nivel kombëtar, zhvendosja nga prodhimet fizike të orientuara drejt eksportit do të bënte që investimet totale të kapitalit fiks të bien nga rreth 50% e të ardhurave kombëtare të Kinës në jo më shumë se 30%, me konsumin e brendshëm që të zbehet. Në nivel ndërkombëtar, shkëputja e Kinës nga deficiti tregtar i SHBA-së do të lejonte financën e saj cloud, e ndihmuar nga vetë valuta digjitale e Bankës Popullore të Kinës, për t’i ofruar pjesës tjetër të botës një sistem pagese cloud  në renminbi, i cili anashkalon plotësisht sistemin aktual mbizotërues rë pagesave në dollarë dhe të kontrolluar nga amerikanët.

Pas konfiskimit të rezervave të bankës qendrore ruse nga ana e autoriteteve amerikane dhe evropiane, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, kërkesa për këtë sistem kinez pagesash dhe financimi i Kinës në cloud në përgjithësi, tashmë po rritet ndjeshëm. Ndërprerja e lidhjes me deficitin tregtar të SHBA-së nuk është më thjesht një skenar hipotetik. Por a duan vërtet politikëbërësit kinezë ta ndjekin atë?

Nëse e bëjnë këtë, ata do të heqin dorë nga modeli industrial në zemër të mrekullisë ekonomike të Kinës, duke shkaktuar zemërimin e kapitalistëve tradicionalë të Kinës, të cilët dëshirojnë qasje në deficitin tregtar të SHBA-së dhe në dollarë. Nëse nuk e bëjnë këtë, ekonomia e Kinës do të vazhdojë të mbështetet në një marrëveshje që errësohet nga dita në ditë, ndërsa retë e luftës së re të ftohtë mblidhen. Në fund, ndoshta dora e tyre do të jetë e detyruar nëse administrata Biden këmbëngul në përpjekjen e saj për të bllokuar progresin e vazhdueshëm të Kinës si një shoqëri teknologjikisht e avancuar. Se si dhe kur Marrëveshja e Errët do t’ia lërë vendin një basti mbi financën cloud të Kinës, do të vendosë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe ndoshta të ardhmen e ne të gjithëve.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Will China Dump Its Dark Deal with America?

Etiketa: Administrataadministrata BidenAmazonAmerikaAppleBidenDonald TrumpEkonomiaFacebookFinancatGoogleInstagramITSJoe BidenKinaLuftaMarrëveshjamarrëveshjeParaPasuri të paluajtshmeProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëSHSHBAShtetet e Bashkuaratë drejtaTikTokTrumpUkrainë
Tjetri
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Komisioneri publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e Anita Micit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.