AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Debat në KLGJ për standarde të dyfishta në vlerësimin e gjyqtarëve

Në seancën plenare të së enjtes, dy anëtarë të KLGJ-së shkëmbyen replika mbi mënyrën se si vlerësoheshin gjyqtarët, duke ngritur pikëpyetje për standarde të ndryshme në pikëzimin e tyre.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:39 | 06/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor u përfshi në diskutime dhe replika lidhur me standartet e ndjekura në vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve gjatë mbledhjes plenare të së enjten më 6 prill. Një prej pikave të rendit të ditës kishte të bënte me projektvendimin “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares Enkelejda Metaliaj”.

Pas përfundimit të votimit dhe daljes me vendim për vlerësimin e Metaliajt, anëtari i këshillit, Dritan Hallunaj mori fjalën duke evidentuar qëndrimin e tij për standardet e ndryshme të përdorura në vlerësimin e një gjyqtareje tjetër, për të cilën vërejti se ishin konstatuar me pak probleme, por pikëzimi kishte qenë më i ulët.

“Ndihem mirë se është i njëjti standard që kam mbajtur për gjyqtaren A.N. dhe jam shumë komod me veten time, pasi propozimet e mia nga ana e shumicës u rrëzuan në seancës e mëparshme, ndërsa sot ne kemi propozuar dhe kemi pranuar rritjen e pikëzimit,” tha Hallunaj.

Për të mbështetur konstatimin e tij, Hallunaj u ndal në mënyrën e vlerësimit të aftësive organizative të gjyqtarëve, lidhur me respektimin e afateve ligjore. Ai vërejti se po të krahasoheshin dy raportet e vlerësimit për gjyqtaren A.N. dhe Metaliajn, do të konstatohej se e para kishte përfunduar jashtë afatit 91.3% të çështjeve dhe ishte vlerësuar me 4 pikë, ndërsa e dyta megjithëse kishte gjykuar jashtë fatit 95% të çështjeve, kishte siguruar 9 pikë. Ai shtoi gjithashtu se gjyqtarja A.N. rezultonte të kishte pasur ngarkesë më të madhe në punë sesa Metaliaj.

“Matematika e thjeshtë të lë të kuptosh se është numri më i vogël i çështjeve. Ajo me më shumë ngarkesë vlerësohet 4 pikë dhe tjetra me numër më të vogël, me 9 pikë”, theksoi Hallunaj.

Ai solli në vëmendje edhe standartdn e mbajtur nga KLGJ në vlerësimin e këtyre gjyqtareve për tejkalim të afatit të standardit minimal kohor. Sipas tij, gjyqtarja A.N. rezultonte në tejkalim të këtij afati në 22.9% të çështjeve dhe ishte vlerësuar me 4 pikë, ndërsa Metaliaj me 37% të çështjeve në tejkalim të afatit minimal, kishte siguruar 5 pikë.

“Doja të thoja se jam i lumtur se mendimi që shfaqa atëherë që nuk u mor parasysh, është marrë sot parasysh dhe janë pasqyruar në raport,”, pohoi Hallunaj.

Menjëherë replikoi kryetarja e Komisonit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale në KLGJ, Brikena Ukperaj, e cila e cilësoi të tepërt dhe jo të duhur paraqitjen e qëndrimit të Hallunajt.

“Sot z.Hallunaj mund të kishte propozuar uljen e pikëve për t’i barazuar,” deklaroi Ukperaj dhe u shpreh se vlerësimi i gjyqtarit nuk është analizë matematikore.

Ajo tha se vlerësimi i Metaliajt lidhej me situatën e procesit të vetingut; të pandemisë COVID-19 që solli pezullimin e veprimtarisë gjyqësore; me shkarkimin e anëtarëve të trupës gjykuese ku ajo bënte pjesë; si dhe me faktin se për 6 muaj ajo kishte ushtruar funksionin e zëvendëskryetares së gjykatës. Sipas Ukperajt, gjyqtarja Metaliaj ka pasur një standard më të lartë. “Standarti nuk është pikëzim pikësh,” këmbënguli Ukperaj.

“Jam dakord, por ti shikojmë të gjithë me të njëjtin standard”, ia ktheu Hallunaj.

Në fillim të seancës u zhvillua ceremonia e betimit të një gjyqtari të ri si dhe u shqyrtuan projektvendimet për krijimin e Komisioneve të Ristrukturimit në gjykatat e Matit; Kavajës; Lushnjës; Përmetit; Kurbinit; Pogradecit; Tropojës; Pukës dhe Krujës.

 

Etiketa: COVIDCOVID-19Dritan HallunajEnkelejda MetaliajGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKrujëParaPukëraportSHVendimVleresimi i gjyqtareve
I mëparshmi

Zyrtarët socialistë injorojnë KQZ-në dhe shfrytëzojnë burimet publike për fushatë

Tjetri

Fatmir Mediu shkon në gjykim për çështjen e Gërdecit

Tjetri
Fatmir Mediut i komunikohet akuza për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu shkon në gjykim për çështjen e Gërdecit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.