AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Dëshmi të së shkuarës: Transformimi i Durrësit në foto dhe telajo

Përballë një qyteti në transformim të vazhdueshëm, aktivistët e trashëgimisë kulturore dhe artistët në Durrës po përpiqen të mbajnë gjallë vlerat e së shkuarës si dhe të ngacmojnë ndërgjegjen qytetare për objektet e rrafshuara.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
17:16 | 14/04/2023
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Piktura të rrugicave të Durrësit në ekspozitën e piktores Emjona Stasi. Foto: gëzim Kabashi.

Dorina Xheraj Subashi, drejtuese e qendrës “MuZEH Lab”, po përgatit bashkë me një grup të rinjsh një ekspozitë me fotot e vjetra të Durrësit – një aktivitet që synon të ngacmojë ndërgjegjen qytetare përballë transformimeve që ka pësuar qyteti.

I ndërtuar për thuajse 3 mijë vjet mbi vetveten, Durrësi ka mundur të ruajë me shumë vështirësi dëshmi materiale nga e kaluara. Fotot dhe tablotë e piktorëve janë pjesë e rëndësishme e këtij fondi.

“Ne synojmë që qytetarët t’i shohin fotot si një element që e kanë jetuar dhe të rindërtojnë pjesë -pjesë lidhjen aktuale me ato objekte, të cilat tanimë mungojnë,” tha Xheraj për BIRN.

Ekspozita me fotot e vjetra është një iniciativë e MuZEH Lab dhe qendrës “Durrësi Aktiv”. Ata po përgatiten gjithashtu për krijimin e një harte demografike dhe sociale të Durrësit.

Fotot e shekullit të kaluar të Durrësit kanë memorizuar në celuloid godina dhe objekte që nuk ekzistojnë më. I pasionuar pas historisë, Aleksandër Cangonja thotë se një foto e kullës së sahatit, e cila është shkatërruar para një shekulli, nuk perceptohet lehtë nga banorët e sotëm të Durrësit.

“Foto të tilla kanë vlerë historike dhe tregojnë evolucionin e qytetit në vite,” tha Cangonja.

Ai tregon gjithashtu se një shoqatë në qytetin e Elbasanit ka dixhitalizuar të gjithë fotot e hershme të qytetit, duke i hapur rrugë studimit dhe shfrytëzimit të tyre nga historianët dhe sociologët.

Transformimi i Durrësit nuk i përket vetëm së shkuarës.

Ndërsa qyteti pritet të ndryshojë rrënjësisht pas ligjit të qeverisë që synon ta kthejë portin historik të Durrësit në një atraksion turistik me ndërtesa shumëkatëshe, fotografët janë vënë në lëvizje për të fiksuar objektet që mund të rrafshohen në një të ardhme të afërt.

Griseld Hoxha, një fotograf i ri, ka nisur të fiksojë në celuloid godinat që mund të prishen, përfshi edhe ato të drejtorisë së Autoritetit Portual të Durrësit.

“Unë nuk e di se çfarë fati do të kenë godinat e drejtorisë së Autoritetit Portual, kur të zbatohet projekti i kthimit të  portit tregtar në port turistik jahtesh,” tha Hoxha.

Godinat e portit janë ndërtuar në fillim të viteve ’30 dhe gjenden në territorin që pritet të tjetërsohet – pasi anijet e mallrave t’i lënë vendin ndërtimeve dhe anijeve turistike.

Artistët e penelit

Torra e Durrësit. Grafikë nga Ruzhdi Rraklli.

Fotografitë e së shkuarës dhe ato të ndryshimeve të pritshme nuk janë të vetmet që dokumentojnë ndryshimet e qytetit. Një kontribut të çmuar kanë dhënë edhe piktorët; mes së cilëve mjeshtri i ndjerë i grafikës, Ruzhdi Rraklli.

Në vitin 2005 ai nxorri albumin me grafika me titull “Nostalgji për qytetin 3000 mijëvjeçar”, ndërsa më herët ka fiksuar edhe Amfiteatrin e Durrësit.

Grafisti Rraklli është kujdesur të ruajë në kujtesën e bashkëqytetarëve dhe vizitorëve gjithçka rrezikon që të humbasë për shkak të zhvillimit, por edhe të mungesës së kujdesit nga ana e projektuesve dhe e drejtuesve të qytetit.

Banesat shekullore ende të banuara, që mund të rrafshohen për t’i hapur rrugë zbulimit të shkallareve dhe galerive antike, kanë gjetur vend në memorien artistike të qytetarit që nuk jeton më.

E njëjta ndjesi e ka udhëhequr edhe piktoren Emjona Stasi, kur përgatiti ekspozitën e fundit personale në Durrës. Ajo i ka kushtuar rrugicave të Durrësit një ekspozitë të plotë me 50 vizatime me penë dhe mbi 50 të tjera në vaj dhe pastel.

“Trajtimi i rrugicave të qytetit nisi si ngacmim artistik, megjithë ndërgjegjësimin nga ana ime për t’i pasqyruar dhe për t’i ruajtur si dëshmi të së shkuarës,” tha Stasi për BIRN.

“E ndjej si detyrim vetjak që t’i trajtoj rrugicat e hershme të qytetit me një ndjesi të gërshetuar, duke i ruajtur ato përmes artit tim,” përfundoi ajo.

Projekti i Velierës mbi godinat e portit të Durrësit, që pritet të tranformohet tërësisht. Foto: Gëzim Kabashi.

 

Etiketa: Aleksandër CangonjaBanorëBIRNdetyrimDorina Xheraj SubashiDurrësGriseld HoxhaParaTorra
I mëparshmi

ILD dhe KLGJ investohen në procedimin e dy gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu

Tjetri

“Blen lirë dhe shet shtrenjtë”: Pikëpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani

Tjetri
“Blen lirë dhe shet shtrenjtë”: Pikëpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani

“Blen lirë dhe shet shtrenjtë”: Pikëpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.