AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD dhe KLGJ investohen në procedimin e dy gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë masë disiplinore për dy gjyqtarë të Elbasanit, të shkarkuar nga detyra prej vetingut rreth dy vite më parë, duke kërkuar ulje të përkohshme të pagës për njërin dhe vërejtje publike për tjetrin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:55 | 14/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ u mblodh të premten më 14 prill 2023 për të shqyrtuar projektvendimin për caktimin me short të relatorit të procedimit disiplinor të filluar ndaj dy gjyqtarëve të Elbasanit, Bujar Musta dhe Ramazan Avdiu, të shkarkuar nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në vitin 2021. Pas hedhjes së shortit, relator u caktua anëtari i KLGJ-së, gjyqtari Ridvan Hado.

Procedimi disiplinor për këta dy gjyqtarë bazohet në kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, që i ka kërkuar KLGJ-së të caktojë masën disiplinore të uljes së përkohshme të pagës për Mustën, ndërsa ndaj Avdiut të jepet vërejtje publike.

Megjithatë, asnjë prej këtyre gjyqtarëve nuk është sot në detyre pas vendimeve të shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Bujar Musta u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 17 shtator 2021, pasi u konkludua se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Në vendimin e KPK arsyetohet se ai ka kyer veprime fiktive për të fshehur një apartament, si dhe ka favorizuar të pandehurit me veprime të kundërligjshme në ushtrimin e detyrës.

Ramazan Avdiu u shkarkua me 6 maj 2021 me shumicë votash. Shumica e trupës së KPK konkludoi se gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu ka vepruar si tregtar në disa huadhënie ndër vite dhe ngriti dyshime se me këto veprime kishte krijuar një skemë për justifikimin e të ardhurave duke cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Pakica çmoi se Avdiut nuk iu dha mundësia për një mbrojtje objektive.

Vendimet për shkarkimet e gjyqtarëve Mustaddhe Avdiu, nuk kanë marrë formë të prerë, pasi nuk janë shqyrtuar ende nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Aktualisht ata janë të pezulluar nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit dhe deri në vendimarrjen përfundimtare të Kolegjit paguhen me rrogë të reduktuar.

 

Etiketa: Bujar MustaDrejtësiaGjyqgjyqtarILDInspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMASmbrojtjepakicaProcedimiRamazanRamazan AvdiushtatorVendimetVetingu
I mëparshmi

Zbulohen dy sera me 610 fidanë kanabis në Krujë shpallen në kërkim babë e bir

Tjetri

Dëshmi të së shkuarës: Transformimi i Durrësit në foto dhe telajo

Tjetri
Dëshmi të së shkuarës: Transformimi i Durrësit në foto dhe telajo

Dëshmi të së shkuarës: Transformimi i Durrësit në foto dhe telajo

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.