AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Karnavalet e Nartës: Legjenda dhe simbolet e trashëguar ndër breza

Gjatë tre ditëve fill pas së dielës së Pashkës Ortodokose, fshati Nartë i Vlorës gjallërohet nga dhjetra të rinj që festojnë festën e karnavaleve, një festë e trashëguar ndër breza.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
16:04 | 18/04/2023
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Karnavalet e Nartës mbledhin çdo vit dhjetra të rinj të rikthyer enkas në fshat, për të festuar tre ditë rradhazi me kostume dhe valle të trashëgura brez pas brezi. Foto: Nensi Bogdani.

Në përfundim të Pashkëve Ortodokse, përgjatë rrugicave të fshatit të Nartës dëgjohen tingujt e klarinetës dhe zërat e gëzueshëm të dhjetëra të rinjve, të cilët gjallërojnë sheshin kryesor pranë kishës Shën e Diela, përgjatë tre ditëve të karnavaleve.

Karnavalet e Nartës janë një festë që e karakterizon këtë fshat ortodoks dhe nuk ngjasojnë me asnjë kremtim tjetër në vend.

Karnavalet e Nartës mbledhin çdo vit dhjetra të rinj të rikthyer enkas në fshat, për të festuar tre ditë rradhazi me kostume dhe valle të trashëgura brez pas brezi. Foto: Nensi Bogdani.

“Nuk festohen askund si këtu në Nartë. Këto festime tre ditore ndodhin vetëm tek ne. Mendohet të kenë filluar 200-300 vite përpara,” i tha BIRN Andrea, një zotëri rreth të shtatëdhjetave, i cili jeton prej 33 vitesh në Greqi, por rikthehet në vendlindje për çdo Pashkë.

Karnavalet e Nartës festohen me valle, kostume dhe maska për tri ditë radhazi. Foto: Nensi Bogdani.

Njerëzit me maska dhe kostume tipike të karnavaleve vallëzojnë në formë rrethi nën tingujt e instrumenteve muzikorë, duke performuar gjithashtu rite të veçanta siç është edhe loja e ariut.

Ariu është një prej simboleve kryesore të karnavaleve në Nartë. Të rinjë e veshin me radhë lëkurën e ariut dhe të tjerët i godasin për “t’i zbutur”. Foto: Nensi Bogdani.
Gjatë festimeve të karnavaleve në Nartë. Foto: Nensi Bogdani.

Narta është një fshat i Vlorës i cili njihet per kripën, ullinjtë, dhe peshkimin. Ai sot është pothuajse i boshatisur, pasi një pjesë e mirë e banorëve të cilët zotërojnë dokumenta greke kanë emigruar në Europë. Sipas vendasve, sot në Nartë numërohen jo më shumë se 250 banorë.

Kostumet simbolizojnë shpirtrat e të parëve të fshatit, që sipas legjendës rikthehen për tre ditë. Foto: Nensi Bogdani.

“Unë kthehem çdo vit pikërisht për kënaqësinë që marr nga këto Karnavale, si edhe nga ajo trokitja e vezës së Pashkës. Më mungon fshati im”, pranon Andrea me nostalgji. Si Andrea, edhe shumë të tjerë kanë zgjedhur jetën në emigracion, ndaj karnavalet shërbejnë pikërisht edhe për të ribashkuar vendasit e ikur.

Vallja ose loja e Ariut është një prej riteve kryesore të karnavaleve të Nartës. Foto: Nensi Bogdani.
Të rinjtë e Nartës duke festuar nën shi. Foto: Nensi Bogdani.

Konstantino Zarka, një ish banor i fshatit, i cili gjithashtu jeton në Greqi, tregon se për këtë festë rikthehen rreth 10% e popullsisë së dikurshmë të fshatit, e cila përllogaritej të ketë qenë diku rreth 2500 banorë.

Festa e karnavaleve fillon pas të dielës së Pashkëve dhe zgjat tre ditë. Foto: Nensi Bogdani.
Fshati pothuajse i boshatisur gjallërohet nga ardhja e të emigruarve në ditët e karnavaleve. Foto: Nensi Bogdani.

Legjendat mbi kuptimin e tre ditëshit të karnavaleve dhe simbolikës së kostumeve janë të shumta dhe secili banor ka shpjegimin e tij.

“Këto kostume dhe maska simbolizojnë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë të vdekur, të cilët ringjallen për çdo Pashkë dhe enden nëpër fshat për tre ditë, njëlloj siç ndodhi dhe me Krishtin, i cili vdiq të premten dhe u ringjall mesnatën e së shtunës për të dielë,” thotë Konstantino Zarka.

Maska dhe kostumi i njohur si “Gjika” është gjithashtu një ndër simbolet e karnavaleve. Foto: Nensi Bogdani.

Sipas një tjetër banoreje, e cila kujdeset për mirëmbajtjen e kishës Shën e Diela, festa dhe kostumet e karnavaleve kanë lindur si një mënyrë për t’i ikur trishtimit të sëmundjeve të lashtësisë.

Kostumi i Palaços është gjithashtu një tjetër simbol i karnavaleve në Nartë. Foto: Nensi Bogdani.

“Këto kostume i kanë pas veshur të parët e fshatit tonë. Në Nartë pllakosi kolera para qindra vitesh. Për t’u larguar sadopak nga realiteti i hidhur i asaj kohe, stërgjyshërit tanë krijuan karnavalet,” i tha BIRN Dhimitrula Franxhi, 88 vjeç dhe banore e Nartës.  Sipas Dhimitrulës, kjo festë është përdorur që asokohe për të gëzuar fshatin.

Banorët e veshur me kostume kërcejnë gjatë karnavaleve. Foto: Nensi Bogdani.
Të rinj duke kërcyer gjatë karnavaleve të Nartës. Foto: Nensi Bogdani.

Por të moshuarit tregojnë se megjithë vazhdimësinë e traditës, disa gjëra nuk janë më si dikur. “Këto kostume po prishen me kalimin e kohës. Të rinjtë nuk dinë ta ruajnë traditën, ashtu siç duhet. Në kohën tonë karnavalet kanë patur më shumë rregull. Kishim disiplinë të rreptë për rradhën e kërcimit, për stolitë që përdoreshin dhe për vallëzimet që përzgjidheshin,” përfundoi Zarka.

Maska dhe kostumi i Erzonit simbolizon komandantin. Foto: Nensi Bogdani.
Gjatë festës së karnavaleve në fshatin e Nartës. Foto: Nensi Bogdani.

 

Etiketa: BanorëBIRNemigracionGreqiKarnavaletKishëMaskaNartanartëNensi BogdaniortodoksParaSHVlorë
I mëparshmi

Parlamenti Evropian voton për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Tjetri

“Në vendin e gabuar”, djali i kandidatit të PS-së në Has akuzohet për blerje votash

Tjetri
“Në vendin e gabuar”, djali i kandidatit të PS-së në Has akuzohet për blerje votash

“Në vendin e gabuar”, djali i kandidatit të PS-së në Has akuzohet për blerje votash

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.