AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Parlamenti Evropian voton për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Ligjvënësit në Parlamentin Evropian ranë dakord për t’i dhënë fund pajisjes regjimit të vizave për zonën Shengen për qytetarët e Kosovës.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian në Strasburg. Foto: David Iliff

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen të BE-së që nga fillimi i vitit 2024, pasi anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan heqjen e regjimit të vizave të martën.

Mbajtësit e pasaportës së Kosovës do të mund të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.

Përjashtimi nga kërkesat për vizë do të zbatohet që nga data e fillimit për funksionimin e Sistemit të ri Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS, një sistem autorizimi udhëtimi për shtetasit jo-BE i cili pritet të hyjë në fuqi deri më 1 nëntor të këtij viti ose jo më vonë se 1 janari 2024.

Para votimit të hënën, eurodeputeti Tomas Waitz, bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Evropiane, tha në një deklaratë se “sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

“Pas vitesh bllokadë në Këshillin e Evropës, Parlamenti Evropian më në fund do të miratojë sot liberalizimin e vizave për vendin më të ri të Evropës. Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është shumë i vonuar”, shtoi Waitz.

Kosova ishte i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor me regjim vizash me BE-në, edhe pse i plotësoi të gjitha kërkesat për të siguruar udhëtimin pa viza në vitin 2018. Që atëherë, shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës e kanë shtyrë procesin e miratimin, si dhe shtete si Franca dhe Holanda që ishin të shqetësuara për problemet e mundshme të emigracionit.

Qeveria në Prishtinë e përshëndeti vendimin e së martës, duke thënë se “Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani ka munguar konsensusi mes vendeve anëtare për avancimin e procesit”.

“Falë punës së qeverisë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe menaxhimit të emigracionit, procesi u zhbllokua dhe institucionet e BE-së dhe vendet anëtare u bindën se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres dhe arritje të konsiderueshme në fushat përkatëse”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, nga viti 2018 deri në vitin 2021, qytetarët e Kosovës kanë bërë 268,846 aplikime për viza në 26 shtetet e zonës Shengen dhe vetëm 20,040 janë pranuar.

Një raport nga Balkan Research Policy Group në Kosovë në tetor 2022 arriti në përfundimin se qytetarët e Kosovës paguanin mesatarisht 165 euro për një aplikim për vizë Shengen.

BIRN ka llogaritur se kjo do të thotë se në periudhën 2018-2021, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar rreth 44,359,590 euro për aplikime për viza.

Akti ligjor për liberalizimin e vizave pritet të nënshkruhet të mërkurën dhe vendimi hyn në fuqi sapo të publikohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.

Etiketa: BEBIRNEuroFrancaKosovaKosovëkryetarParaParlamenti EvropianprogresPunëQeveriaraportShengenVendimiviza
Tjetri
Karnavalet e Nartës: Legjenda dhe simbolet e trashëguar ndër breza

Karnavalet e Nartës: Legjenda dhe simbolet e trashëguar ndër breza

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.