AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet 2023, 24 mijë kandidatë për 3,283 karrige

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, 3.65 milionë shqiptarë janë ftuar të hedhin votën për të zgjedhur 3222 anëtarë të këshillave bashkiake dhe 61 kryetarë bashkish: Në garë për këto vota janë formalisht 145 kandidatë për kryetarë dhe 23,646 kandidatë për këshilltarë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10:49 | 18/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
0
610
SHPËRNDARJE
3.4k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Shqiptarët pritet të votojnë për kryetarët e bashkive më 14 maj dhe për partitë politike që garojnë për këshilltarë, ku sistemi i zgjedhjes së anëtarëve të këshilleve bashkiake është me lista të mbyllura të caktuara nga partitë. Sistemi, i cili favorizon kandidatët e renditur më sipër nga partia përkatëse, gjithsesi dukshëm ka tërhequr një pafundësi kandidatësh që garojnë në vendet humbëse.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të analizuara nga BIRN, të 40 partitë garuese kanë renditur në listat e veta 23,646 kandidatë për këshilltarë, gjë që sugjeron se afro 0.65% e votuesve në lista janë edhe vetë kandidatë. Por nëse marrim parasysh se një pjesë e popullsisë është në emigrim dhe se aktualisht vetëm gjysma e votuesve besohet se gjenden në Shqipëri, atëhere mund të themi se më shumë se 1 në 100 votues është kandidat.

Vendi me numrin më të lartë të kandidatëve për votues, sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, është bashkia e vogël e Këlcyrës në qarkun e Gjirokastrës. Në zgjedhjet e 14 majit në këtë bashki ka 357 kandidatë për anëtarë të këshillit të bashkisë dhe tre kandidatë për kryetar. Bashkia numëron 9308 votues dhe rrjedhimisht në garë janë një kandidat për çdo 27 votues. Bashkia ka një këshill prej 15 anëtarësh.

Bashkia e Klosit në Mat numëron 561 kandidatë dhe 15 mijë votues ose 1 kandidat për çdo 28 votues ndërsa nuk mbetet pas Tropoja, që numëron 534 kandidatë për 22 mijë votues.

Në përgjithësi, bashkitë e mëdha kanë një raport më të arsyeshëm mes numrit të kandidatëve dhe votuesve. P.sh., në Tiranë, garojnë 1057 kandidatë për anëtar të këshillit para afro 700 mijë votuesve.

Partitë politike duket se kanë tendencën të mbushin listat e kandidatëve me familje të tëra. Në shumë prej listave, të kandidimit, nëse renditen sipas rendit alfabetik dhe jo sipas rendit të përcaktuar nga partitë, dallohen katër, pesë apo gjashtë kandidatë me të njëjtin mbiemër. Persona me të njëjtin mbiemër shfaqen si kandidatë jo vetëm të një partie, por edhe të partive të ndryshme.

P.sh., nga lista e kandidatëve për Këlcyrën, ka nëntë kandidatë me mbiemrin Allamani, gjashtë prej të cilëve garojnë në listat e Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ndërsa tre të tjerë garojnë për parti të tjera. Ndërsa Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorve të Shqipërisë ka kandiduar gjashtë kandidatë me mbiemrin Beqaraj.

Partitë politike shqiptare kanë pasur më herët detyrimin të garonin me lista të plota me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si parakusht për të marrë pjesë në garë. Ky kusht është hequr dhe në këto zgjedhje partitë kanë të drejtë të garojnë me sa kandidatë duan dhe në ato bashki që duan.

Etiketa: bashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HasBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia TropojëBashkia Ura VajguroreBashkia Vau i DejësBashkia VlorëBashkia VorëBIRNdemokraciFamiljekandidatëtKëlcyrëkryetarMatParaPartiaPushteti vendorraportSHshqipShqipërishqiptareTropojaVotueszgjedhjeZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

“Situatë e qartë”: KPA vlerëson se Shpresa Beçaj duhej të rivlerësohej vetëm si gjyqtare

Tjetri

Gjykata e Lartë vulos ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave

Tjetri
Dhjetë anëtarë të Gjykatës së Lartë dështojnë në testin e justifikimit të pasurisë

Gjykata e Lartë vulos ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.