AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Tropoja, socialistët hyjnë në garë për herë të parë nga pozicioni i pushtetit

Bashkia e Tropojës në veri të Shqipërisë është një zonë e njohur tradicionalisht si bazë e së djathtës. Në fakt socialistët e kanë qeverisur krahinën vetëm një herë, pas zgjedhjeve njëpartiake të vitit 2019. Në garë janë dy politikanë të zonës, të cilët janë përplasur edhe më parë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:19 | 19/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
0
587
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të 22 mijë votuesit e regjistruar në Bashkinë Tropojë pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë mes kryetarit aktual Rexhë Byberi, i cili kandidon për Partinë Socialiste dhe ish-kryetarit të bashkisë Besnik Dushaj. Gara mes të dyve është e përsëritur dhe origjina politike e kandidatëve është e ngjashme.

Rexhë Byberi ka qenë kryetar komune i Margegajt, një nga njësitë administrative të Tropojës, nga viti 2000 deri në vitin 2015. Ai sot kandidon për Partinë Socialiste, por në atë kohë ishte kryetar komune për Partinë Demokratike dhe arrinte të fitonte zgjedhjet duke marrë 80% të votave. Kundërshtari i tij, Besnik Dushaj, ka qenë kryetar i komunës Fierzë. Në zgjedhjet e vitit 2007, ai mposhti kundërshtarin socialist duke marrë 72% të votave.

Të dy garuan përballë njëri-tjetrit në zgjedhjet e vitit 2015. Socialistët, në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, morën Byberin për kandidat të vetin, ndërsa me gjithë peshën e pushtetit, e humbën garën përballë Dushajt, i cili fitoi me 51% të votave.

Byberi pati shansin të garojë me sukses për socialistët në zgjedhjet e vitit 2019, kur ishte kandidati i vetëm në garë. Ai mori 3500 vota, pak më shumë se sa kishin marrë socialistët në zgjedhjet e vitit 2011 dhe më pak se sa koalicioni PS+LSI në zgjedhjet e vitit 2015. Edhe zgjedhjet e vitit 2021 tregojnë se për socialistët mund të jetë mision i pamundur të mbajnë pozicionin e kryetarit të bashkisë në Tropojë. Në nivel bashkie, demokratët fituan në zgjedhjet parlamentare 2021 me 66% të votave ndërsa socialistët kishin vetëm 32%.

Gara për Tropojën nga ana tjetër është shumë më e ngjeshur për postet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Në mënyrë të pazakontë, njëzet e katër parti kanë paraqitur lista me 534 kandidatë, ose një kandidat për çdo 42 votues. Këshilli i Bashkisë ka 21 anëtarë.

Bashkia Tropojë ka rreth 320 të punësuar. Tropoja është një bashki me shtrirje të gjerë gjeografike, ajo ka 1057 kilometra katrore të ndara në tetë njësi administrative të cilat janë: Bajram Curri, Fierza, Lekbibaj, Margegaj, Llugaj, Bujan, Bytyçi dhe Tropojë.

Një seri luginash mes malesh të larta, Tropoja ka tërhequr historikisht turistë vendës dhe të huaj, nga Edith Durham te Rose Ëilder Lane në kohërat e vjetra, ndërsa në kohërat e reja, të huaj të tjerë janë magjepsur dhe kanë zgjedhur të zënë rrënjë mes këtyre maleve, si Catherine Bohne.

Turizmi malor ka krijuar mirëqenie për një pjesë të popullsisë, veçanërisht në luginën e Valbonës, por njëkohësisht ka sjellë edhe rrezikun e betonizimit ndërkohë që popullsia e re emigron.

Etiketa: AdministrativeBajrambashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëBesnik DushajBytyçiCatherine BohneDurhamDushajFierzakryetarLSIMargegajPSPunëPushteti vendorTropojaturistTurizmiValbonësVotaVotuesvotuesitZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

“Në vendin e gabuar”, djali i kandidatit të PS-së në Has akuzohet për blerje votash

Tjetri

Prokurori Sokol Nishani konfirmohet në detyrë

Tjetri
Prokurori Sokol Nishani konfirmohet në detyrë

Prokurori Sokol Nishani konfirmohet në detyrë

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.