AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Garë votë për votë për Kavajën

Dikur një bastion demokratësh, bashkia e Kavajës është qeverisur nga socialistët me ndërprerje që nga viti 2011, por ndërsa pjesëmarrja në votime ka rënë si rrjedhojë e emigrimit, socialistët pësuan një humbje me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2021, duke sugjeruar se gara e 14 majit mbetet e hapur.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
18:43 | 28/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
587
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bashkia e Kavajës është një nga zonat që ka kaluar nga një bastion i Partisë Demokratike në një thuajse bastion të Partisë Socialiste. Në vitin 2007, kandidati demokrat Refik Rrugeja fitoi zgjedhjet me rezultatin e pabesueshëm prej 84% të votave për bashkinë e qytetit Kavajë. Katër vjet më vonë, Elvis Roshi, në atë kohë 36 vjeç, bëri surprizën e atyre zgjedhjeve, duke mposhtur Rrugenë me 54% të votave.

Roshi, i cili më vonë u bë sinonim i politikës së kriminalizimit të politikës në Shqipëri, fitoi me lehtësi një mandat të dytë më 2015, kur, në bashkinë e Kavajës, tashmë të shtuar me ish-komunat Synej, Luz i Vogël Golem dhe Helmas, mposhti kandidatin demokrat me 62% të votave. Roshit i ngeci fati te procesi i dekriminalizimit. Ai u shkarkua nga detyra dhe në vitin 2017, zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie i dhanë një fitore të ngushtë Isa Sakes, kandidat i PD-së.

Socialistët e rimorën bashkinë Kavajë në zgjedhjet pa garë të vitit 2019, por numri i votave që ata arritën të mobilizonin në ato zgjedhje nuk ishte shumë i lartë, vetëm 7500. Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në territorin e Bashkisë Kavajë socialistët dhe aleatët e tyre aktualë socialdemokratë, morën rreth 10,700 vota, rreth 500 më pak se sa kundërshtarët e tyre, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të marra së bashku.

Numri i votuesve në bashkinë Kavajë është rritur vazhdimisht dhe fort përgjatë viteve të fundit, duke reflektuar rritjen e popullsisë në regjistrin civil, ndërkohë që numri i votave të hedhura dhe pjesëmarrja në zgjedhje, ka rënë, duke reflektuar shkallën e emigrimit. Në vitin 2007, në territorin e bashkisë aktuale kishte 50 mijë votues në lista ndërsa më 2011, numri i votuesve arriti në mbi 66 mijë. Përkundrejt kësaj, numri i votuesve ka rënë, nga 27 mijë më 2011, në 23 mijë më 2021.

Banorët e Kavajës do të zgjedhin mes kryebashkiakut aktual Redjan Krali, i Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja. Në garë për 31 ndenjëset e këshillit bashkiak njëmbëdhjetë parti, në listat e mbyllura të së cilave gjenden 352 emra kandidatësh.

Bashkia e Kavajës shtrihet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë dhe ka një terren fushor dhe bregdetar. Bashkia aktuale përfshin, përveç qytetit të Kavajës, edhe ish-komunat Golem, Synej, Luz i Vogël dhe Helmas.

Njësia administrative e Golemit gjendet në gjirin e Durrësit dhe gjatë dekadave të fundit ka zhvilluar shërbime turistike bregdetare. Komunat Synej dhe Luz i Vogël shtrihen në zonë fushore, ku Synej ka një segment bregdeti të pazhvilluar përgjatë Kepit të Turrës. Komuna Helmas është zonë kodrinore.

Kavaja është një qytet me industri të ndryshme. Bashkia e Kavajës numëron rreth 600 të punësuar.

Etiketa: AdministrativeBanorëBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e KavajësBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëbregdetiElvis RoshifitorekryetarLëvizja Socialiste për IntegrimPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPunëPushteti vendorSHshqipShqipëriVotaVotueszgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Kompromisi Balla-Alibeaj paralizon punimet e Kuvendit deri në zgjedhje

Tjetri

KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me ligjin

Tjetri
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me ligjin

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.