AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi do të kërkojë verifikimin e deputetëve në dosjet e ish-Sigurimit

Komisioni i Ligjeve vendosi të mërkurën se do të kërkojë në mënyrë zyrtare nga Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) verifikimin e deputetëve të Kuvendit nëse kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit famëkeq në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
dosje
Dosje e sigurimit e fotografuar gjatë një ekspozite më 20 gusht 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka tha në mbledhjen, ku po raportonte kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula, se “kërkesa do të bëhet nga ne si komision, por në mënyrë racionale dhe proporcionale, që të mos mbingarkojmë punën e institucionit”.

Bushka tha se për këtë arsye kërkesat do të ndaheshin me grupe, nuk do të dërgoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, pasi sipas saj, -“të kërkosh hetim për 1300 emra është utopike”.

Më herët këtë vit dy deputetë të opozitës, Kreshnik Çollaku dhe Ervin Salianji,  kërkuan verifikimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit për periudhën post-komuniste që nga vitit 1991 e deri më sot, por kërkesa, sipas Sulës, -“ishte e paplotë dhe joproporcionale” .

Çollaku tha në fund të janarit se i kishte kërkuar AIDSSH-së, – “vënien në dispozicion të një kopje të plotë të dokumenteve dhe informacioneve që dispononi lidhur me të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që kanë qenë të zgjedhur në legjislaturat parlamentare për periudhën 1991 – 2023”

Sipas Sulës, në kërkesë mungonin gjeneralitetet për subjektet që kërkohej verifikim.

Debati për lidhjet e politikanëve me Ish-Sigurimin u rihap vitin që shkoi kur Autoriteti Shqiptar për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH)  informoi parlamentin se kishte identifikuar disa politikanë, përfshirë një personazh të profilit të lartë me inicialet I.M., të cilit i ishte dhënë më parë një certifikatë “pastërtie”, por në fakt kishte qenë bashkëpunëtor.

Politikani që akuzohej ishte ish-presidenti Ilir Meta, i cili ësht ënë një betejë ligjore me Autoritetin e Dosjeve për këtë çështje.

Kuvendi ndërmori në fillim të vitit ndryshime ligjore për t’i dhënë mundësinë Autoritetit që të rihapte dosjet e vjetra të komisioneve të ashtuqujtur “Mezini” e “Bezhani”, për të riverifikuar emrat e politikanëve që kishin marrë vërtetim se nuk kishin lidhje me Ish-Sigurimin.

Sula u pyet nga deputetja Dhurata Çupi konkretisht për rastin, nëse kishte tashmë një raport që i jepte përgjigje përfundimtare aludimeve për çështjen “Meta”.

Kryetarja e AIDSSH-së tha se kishte sjellë me vete një raport të plotë për verifikimet e bëra nga komisionet e fillim-viteve ’90, por ky raport ishte klasifikuar si sekret shtetëror për shkak të korespondencës shkresore me Shërbimin Informativ Shtetëror.

“Nga verifikimet që ne kemi bërë, disa kandidatë që figurojnë në dokumentet e Sigurimit, rreth 3% e tyre, janë ‘pastruar’ nga komisionet Mezini-Bezhani”- iu referua këtij raporti, Sula.  Sipas saj, gjatë verifikimit të punës së këtyre komisioneve të mëparshme ishte hasur dhe një problematikë me dokumentet që mungojnë në fondin e institucionit, për të cilat nuk ka dokumentim të asgjesimit të tyre.

“Ata që kanë çertifikatë sigurie mund ta aksesojnë”- u tha ajo deputetëve.

Deputetët po ashtu kërkuan të dinin rezultate të prekshme përsa i përket punës së strukturës së re që u ngrit për identifikimin dhe gjetjen e të zhdukurve gjatë komunizmit, si një kërkesë e progres-raportit të Komisionit Europian.

Sula risolli në vëmendje ngërçin e bashkëpunimit me institucione të tjera, si prokuroria, për të ndërmarrë hapa konkretë për zhvarrimet dhe vuri në dijeni Kuvendin se ecuria e procesit varej nga aktet  nënligjore që qeveria nuk i kishte miratuar akoma.

Etiketa: AIDSSHdeputetDhurata ÇupiErvin SalianjiGentiana SulaHetimIlir MetaKlotilda BushkaKomisionkomunizmiKreshnik ÇollakuKuvendiMetandryshime ligjoreprogresProkuroriaPunëPunëtorQeveriaraportRaportisekretSHshqipSigurimiverifikim
Tjetri
Gjyqtarja Ejona Lazellari konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Ejona Lazellari konfirmohet në detyrë

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.