AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ngërçi pas burgosjes së Fredi Belerit, opozita braktis këshillin bashkiak të Himarës

Këshilli Bashkiak i Himarës u përfshi në debate pasi shumica refuzoi të lexonte vendimin e gjykatës që i jepte mandatin e kryetarit të bashkisë, Alfred Belerit të koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë, i cili prej 45 ditësh ndodhet në paraburgim nën akuzën e shitblerjes së votave.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alfred Beleri
Kandidati i opozitës në Himarë, Alfred Beleri gjatë një takimi elektoral, Foto: Facebook.

Mbledhja e parë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës u shënjua me detbate, pasi shumica në këshill refuzoi të lexonte vendimin e gjykatës që i jepte mandatin e kryebashkiakut Alfred Belerit.

Përkrahës të Belerit shfaqën pakënaqësinë që në fillim të mbledhjes në lidhje me pjesëmarrjen në mbledhje të administratës aktuale të bashkisë.

Por debati filloi pasi anëtarët kryen betimin dhe me shumicë votash zgjodhën kryetarin e ri të Këshillit, Dhimtër Kapaj i Partisë Socialiste. Kapaj mori 13 vota kundrejt 8 votave të kandidates tjetër të opozitës, Afrodita Dhimojani. Rezultati tregon se shumica në Këshillin Bashkiak të Himarës është fituar nga PS, edhe pse zgjedhjet për kryetar i fitoi kandidati i koalicionit opozitar, Alfred Beleri.

Pas konstituimit të Këshillit kjo shumicë refuzoi të lexojë vendimin e Gjykatës së Vlorës, që i jep Belerit mandatin si kryebashkiak. Shumica pretendoi se fakti që Beleri nuk ishte i pranishëm, pasi Gjykata e Posaçme nuk i dha leje për të dalë nga paraburgimi ku ndodhet i arrestuar me akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”,  nuk lejonte nisjen e procedurës së betimit të tij për marrjen e mandatit.

Opozita kërkoi që vendimi i gjykatës të lexohej, duke arsyetuar se ky fakt nuk mund të ndryshohej në këshill.

Vetë Beleri kishte përgatitur nga burgu letrën me të cilën do të përshëndeste për Këshillin Bashkiak, në të cilën mohonte akuzat dhe shprehej se e drejta do të ndihmohet të dalë në dritë. E pranishme në seancën e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës, ambasadorja e Greqisë në Tiranë Kostandina Kamitsi, u shpreh se e sheh rastin e Belerit si cënim të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Ajo e cilësoi mungesën e Belerit për të kryer betimin cënim të “prezumimit të pafajësisë”.

“Mungesa sot, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Himarë, e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë”, tha Kamitsi.

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule paralajmëroi rezistencë.

“Zoti Beleri, një qytetar i nderuar, një biznesmen i suksesshëm, një politikan fitues në mënyrë absurde, pa fakt e provë për 2 muaj është nën pengmarrjen e zotit Rama se bëri gabimin fatal të fitojë në zgjedhje”, tha Dule.

Prokuroria e akuzon Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokoveshi se janë filmuar dhe përgjuar duke i ofruar një bashkëpunëtori të drejtësisë para në këmbim të votave.

Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan në minutat e para të 12 majit, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

Dhionisios Alfred Petro Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt. Megjithëse nën masë arrest me burg, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën.

Në mungesë të betimit të Alfred Belerit detyrën e kryebashkiakut e vijon Jorgo Goro, i cili rezultoi humbës më 14 maj.

Etiketa: Afrodita DhimojaniAlfred BeleriArrestArrest me burgBashkia HimarëBEBiznesmenBurgDhimtër KapajDhionisios Alfred Petro BelerDhionisios Alfred Petro BeleriFredi BeleriGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatëshimarëJorgo GoroKostandina KamitsiKryebashkiakkryetarMASMbledhjeOpozitaPandeli KokoveshiParaPartisë SocialisteProkuroriaPSPunëRamaSHshqipShqipëriVangjel DuleVendimiVlorëVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Refugjatët afganë në Shqipëri presin Amerikën

Refugjatët afganë në Shqipëri presin Amerikën

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.