AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

TVSH, Klan dhe Top Channel dominojnë tregun televiziv në vend

Të dhënat e bilanceve të kompanive me licenca televizive në Shqipëri të analizuara nga BIRN, tregojnë se tregu i informacionit dhe i dëfrimit të shqiptarëve kontrollohet nga një numër i vogël operatorësh në masën 70% ndërsa tregu në përgjithësi është ngushtuar edhe më shumë që nga procesi i dixhitalizimit të transmetimeve.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Media Watch
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikrofonë të televizioneve shqiptare të vendosura pranë një boksi zëri në Tiranë, gjatë një konference për shtyp. Foto: BIRN

Tregu i televizioneve në Shqipëri u përqendrua akoma më shumë gjatë vitit 2022 në krahasim me vitin 2021, duke i lënë shqiptarët me larmishmëri të paktë informacioni dhe këndvështrimesh, bëhet e ditur nga të dhënat financiare të kompanive të këtij tregu, të analizuara nga BIRN. Televizioni Publik Shqiptar, Top Channel dhe TV Klan duket se kontrollojnë shumicën dërrmuese të burimeve ekonomike që financojnë operacionet e këtij sektori që gjerësisht konsiderohet si vendimtar për gjendjen e demokracisë.

Sipas të dhënave të analizuara të rreth 20 televizioneve të licencuara, të ardhurat e televizioneve private ishin gati 6 miliardë lekë, (rreth 60 milionë euro), ndërsa të ardhurat e Radios dhe Televizionit Publik Shqiptar RTSH, ishin 2.2 miliardë lekë, (rreth 22 milionë euro). Të ardhurat e televizioneve private ranë me 5.3% përkundrejt vitit 2021, gjë që duket se lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe të ardhurat shtesë që u krijohen televizioneve në vit zgjedhor si pasojë e reklamave politike apo fushatave informuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Televizioni Klan ishte televizioni më i madh në vend për nga të ardhurat me 2.1 miliardë lekë, pasuar nga Top Channel me 1.4 miliardë lekë. TVSH, e cila i merr të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe nga një taksë e posaçme, krahas të ardhurave të vogla nga reklamat e shërbime të tjera, pati një buxhet prej 2.2 miliardë lekësh, sipas raportit vjetor të këtij institucioni në Kuvendin e Shqipërisë.

Televizionet e tjera ndjekin në distancë të largët tre të mëdhenjtë. I katërti për nga të ardhurat rezulton kompania Media Vizion, e cila operon televizionin Vizion Plus me 436 milionë lekë të ardhura ose 5.3% të tregut ndërsa në vend të pestë, G2 Media, e cila operon televizionin A2 CNN me 410 milionë lekë të ardhura ose 5%.

Pesë nga televizionet e mëdha e mbyllën vitin e kaluar me fitime ndërsa tetë të tjera e mbyllën me humbje. Shumica e televizioneve pësuan rënie të ardhurash në krahasim me vitin 2021 ndërsa Media Vizion, A2 CNN dhe Syri njohën rritje. TV Klan pati rritje të lehtë.

Klan dhe Top Channel

Të ardhurat e televizioneve private, të cilat janë pothuajse tërësisht nga shitja e reklamave, ishin 6 miliardë lekë, të dominuara nga Klan dhe Top Channel. Klan kontrolloi më 2022 gati 35% të tregut të reklamave ndërsa Top Channel kontrolloi 23.6%. Të dyja bashkë kishin 58% të tregut. TV Klan është nën pronësinë e Aleksandër Frangaj në masën 60% dhe të Alba Ginës në masën 40%. Frangaj është themelues i televizionit që nga viti 1997 ndërsa ka aktivitete të tjera ekonomike të lidhura me ndërtimin dhe pronat e patundshme.

Top Channel është nën pronësinë e Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj. Të ardhurat e Top Channel ishin 1.4 miliardë lekë më 2022, me rënie në masën 9.5% në krahasim me vitin 2021.

Televizionet e mesme

Katër televizione të tjera kontrollojnë gati 26% të tregut të reklamave ndërsa tre prej tyre kanë pronarë me interesa në tregun e ndërtimit. Media Vizion, kompania që ka nën pronësi kanalin Vizion Plus, kontrolloi 7.3% të tregut dhe pati të ardhura prej 436 milionë lekësh, 20% më shumë se sa më 2021. Kompania është nën pronësinë e Artan, Genci dhe Dritan Dulaku, të cilët kanë interesa në tregun e pronave të patundëshme dhe në ndërtim në Tiranë dhe në bregdet si dhe janë përfitues të statusit të investitorit strategjik nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

G2 Media është televizioni i katërt për nga madhësia me të ardhura në masën 410 milionë lekë. Pronari është kompania Gener 2, e cila është edhe një nga kontraktorët më të mëdhenj të rrugëve në Shqipëri. Të ardhurat e kompanisë u rritën me 5.1% vitin e kaluar.

Focus Media News, kompania nën pronësinë e Irfan Hysenbelliut, një sipërmarrës me aktivitet në sektorin e ndërtimit dhe të birrës, pësoi rënie në të ardhura në masën 12.4% si dhe mbylli vitin me humbje në masën 35 milionë lekë. Hysenbelliu ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e ka akuzuar atë për evazion fiskal ndërsa Hysenbelliu thotë se sulmi është si pasojë e vijës editoriale të mediave të tij. Krahas Neës 24, Hysenbelliu ka nën pronësi edhe gazetën Panorama, e cila është gazeta e fundit e madhe e mbetur në treg në Shqipëri.

ABC News është televizioni tjetër i mesëm me të ardhura në masën 346 milionë lekë. Televizioni e mbylli vitin e kaluar me humbje të konsiderueshme në masën 132 milionë lekë. Pronari i kompanisë rezulton shtetasi Esat Bojku, shtetas i Kosovës.

Televizionet e vogla

Multiscreen, televizoni nën pronësinë e Carlo Bollinos është nga të paktit televizionë të vegjël që rezulton me fitime. Ai pati të ardhura në masën 300 milionë lekë dhe fitime në masën 21 milionë lekë gjatë vitit 2022. Suksesi i kësaj kompanie nuk duket se vjen nga aktiviteti kryesor, shitja e reklamave, por nga të ardhurat nga dividenti i siguruar nga pronësia në një kompani tjetër. Në vitin 2022, të ardhurat nga dividenti të MTSC ishin 62 milionë lekë ndërsa në vitin 2021, ishin 74 milionë lekë. Kompania MTSC ka nën pronësi kompaninë C – 7 – Integrated Communication Systems, e cila vepron në fushën e teknologjisë së informacionit. Kjo kompani nuk ka dorëzuar bilanc në QKB për vitet 2021 dhe 2022 por në vitin 2019, vitin e parë të plotë me aktivitet, pati të ardhura të deklaruara në masën 83 milionë lekë dhe fitime para taksave në masën 78 milionë lekë. Efektivisht kompania ka pasur normë fitimi mbi të ardhurat në masën 94% në vitin 2019 dhe 55% në vitin 2020.

Euronews, një nga televizionet e reja të hapura gjatë viteve të fundit në Shqipëri, mbylli vitin 2022 me rënie në të ardhura dhe me humbje në rritje. Të ardhurat në masën 216 milionë lekë ranë me 24% në krahasim me vitin 2021 ndërsa humbjet u rritën në 128 milionë euro.

Ora News, televizioni që aktualisht administrohet nga shteti shqiptar pasi u konfiskua si produkt i dyshuar i veprimtarisë kriminale të pronarit të mëparshëm Ylli Ndroqi, pati të ardhura në masën 124 milionë lekë dhe humbje në masën 5.2 milionë lekë.

Syri, televizioni i njohur më së shumti si televizioni i opozitës, pati të ardhura të deklaruara në masën 146 milionë lekë. Në fund, Scan Tv, televizioni i blerë nga grupi Balfin i biznesmenit Samir Mane, mbylli vitin e kaluar me të ardhura në masën 98 milionë lekë dhe me humbje në masën 114 milionë lekë.

Etiketa: 1997Abc NewsAlba GinaAleksandër FrangajBalfinBashkim UlajBIRNbregdetbuxhetiBuxheti i ShtetitCarlo BollinoCNNDulakuEdi RamaEsat BojkuEuroEuronewsgazetaGener 2Grupi BalfinIrfan HysenbelliuKlankonfliktKosovëMASMediaMedia VizionNews 24Ora NewspaktPanoramaParaPronat e patundshmeQeveriaQKBRamaRTSHSamir ManeSCANScan TVSHshqipShqipëriTelevizionetTop ChannelTregTreguTV KlanTVSHVizion PLusVjollca HoxhaYlli NdroqiZgjedhjet
Tjetri
Nga bodrumet në tavolinë; alkooli i pakontrolluar rrit rastet e helmimit në Korçë

Nga bodrumet në tavolinë; alkooli i pakontrolluar rrit rastet e helmimit në Korçë

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.