AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gjanica, pa plan shpëtimi dhe pastrimi nga ndotjet e naftës

Prej vitesh, ndotja e lumit të Gjanicës nga hidrokarburet shihet me sy dhe konfirmohet në analiza, por institucionet mjedisore dhe vendore nuk kanë një plan shpëtimi përtej gjobave.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
16:11 | 15/09/2023
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi i ndotur i Gjanicës kalon përmes qytetit të Fierit. Foto: Valbona Davidhi.

Pas një vere të thatë me nivel të ulët të ujit, shtrati i lumit Gjanica në Fier po zbulon përmasat e ndotjes që i shkaktohet prej dekadash. Gurët në fund të lumit kanë marrë me kohë ngjyrën e zezë të naftës, ndërsa era e rëndë e rrjedhës së ndotur është bërë edhe më e fortë.

Ndotja shihet me sy, por konfirmohet edhe nga analizat e kryera nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit në Fier për periudhën janar -shtator të këtij viti, ku mbetjet e hidrokarbureve janë gjithmonë prezente.

“Në bazë të analizës organoleptike që kryhet në Laboratorin Fiziko-Kimik rezulton me ndotje përzierjesh hidrokarburesh,” tha DRM Fier në një përgjigje për BIRN.

Krimi mjedisor i shkarkimit në lumë të mbetjeve nga industria e naftës është i vjetër dhe i pazgjidhur.  Në vitin 2019, Gjykata Administrative në Tiranë urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatin Shtetëror që të marrin një sërë masash për mbrojtjen e lumit, përfshi identifikimin e ndotësve dhe detyrimin e tyre që të ndalonin derdhjet hidrokarbure në lumë, por ky vendim nuk e ndryshoi situatën.

Denis Vogli, kreu i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Fier i tha BIRN se kishin identifikuar sërish gropa ekologjike të tejmbushura me naftë përreth puseve – të cilat në kohë rreshjesh përfundojnë përmes përrenjve në Gjanicë.

“Te gjithë kanë marrë gjoba përgjatë viteve të fundit, Terra Oil, Bankers dhe Albetrol,” tha Vogli, duke numëruar disa nga kompanitë e naftës që ishin penalizuar me gjoba.

Por Vogli ankohet se nuk mund të bëjnë më shumë se kaq.

“Ne ushtrojmë kontrolle në terren dhe ndërmarrim masa si gjobat apo edhe pezullim të aktivitetit për subjektet që kryejnë shkelje të normave mjedisore,” theksoi ai.

Ndryshe nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit – një institucion që ka të drejtën të bëjë referime penale – thotë se nuk ka konstatuar shkarkime nga kompanitë e naftës gjatë vitit të fundit.

“Ne kemi për detyrë të zbulojmë subjektet kur në lumë vërehen shkarkime. Kontrolli i fundit ishte gjatë muajve tetor-nëntor të vitit të kaluar, kur në Gjanicë pati shkarkime të cilat rezultuan se ishin mbetjet e fabrikave të vajit të ullirit,” tha Rrapo Mehmeti, shef i i IMT-së në Fier.

Asnjë plan pastrimi

Lumi i Gjanicës në Fier. Foto: Valbona Davidhi.

Autoritetet shqiptare nuk kanë një plan për ndalimin e ndotjeve në lumin e Gjanicës dhe as për pastrimin e tij. Bashkia e Fierit ka investuar në rregullimin e skarpateve  dhe rehabilitimin e brigjeve në pjesën e qytetit, por thotë se nuk ka mundësi të ndërhyjë për pjesën e hidrokarbureve.

“Sa për mbetjet hidrokarbure, ato nuk kemi si t’i largojmë sepse duhet trajtim i veçantë dhe janë struktura të tjera që duhet ta bëjnë këtë punë,” tha Ylli Skënderaj, nënkryetar i bashkisë.

Edhe drejtuesi i DRM, Denis Vogli i tha BIRN se struktura që ai drejton nuk merret me pastrimin e Gjanicës, por me konstatimin e shkeljeve mjedisore.

Një tjetër shqetësim mes ekspertëve të mjedisit është edhe mungesa e matjeve të plota të ndotjes – të tilla si niveli i squfurit.

Mimoza Gremi, specialiste e monitorimit pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier thotë se ata e diktojnë prezencën e hidrokarbureve vetëm nga era e rëndë e naftës në lumë dhe mbetjet e ngurta, si cipa e zezë që zë uji në sipërfaqe, por një analizë e plotë mungon.

“Prezenca e naftës nuk mund të konfirmohet plotësisht me këto analiza, sepse mungon gjurmimi i elementëve kryesorë si benzemi, sulfuri etj,” tha Gremi.

Për DRM-në pamundësia për të bërë të tilla analiza pengon në përballjen me kompanitë e dyshuara.

“Analizat jo të plota janë lehtësisht të kontestueshme nga subjekti. Këto të fundit kryejnë vetë analiza për ndotjen në mjedis dhe pothuasje gjithmonë dalin mire, duke parë raportet që na dërgojnë,” shtoi Gremi.

Edhe drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Arber Arapi tha për BIRN se laboratorët e kësaj njësie nuk mund të gjurmojnë të gjithë elementët ndotës në lumë.

“Ne bëjmë analiza çdo muaj duke marrë mostra uji në tre pika. Por ne nuk mund t’i zbulojmë të gjithë faktorët ndotës, sepse në laboratorët tanë nuk bëhen të gjitha llojet e analizave,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeAnalizëArber ArapiBashkiaBashkia e FieritBIRNDenis VogliDrejtoria e Kujdesit ShëndetësorDrejtoria Rajona e MjedisitFiergjanicaGjobatGjykataGjykata AdministrativeIMTInspektorati i Mbrojtjes së TerritoritKontrolliKrim mjedisorkrimiLumiLumi GjanicaLumi i GjanicësMasaMimoza GremiMjedisMjedisitNdotjandotjeRrapo MehmetiSHshkarkimeshqiptareshtatorTerra OilValbonaVendimvereYlli Skënderaj
I mëparshmi

KPK konfirmon pas “riedukimit” prokurorin Gjergji Tako

Tjetri

SPAK shkon dy ekspertime pasurie në gjyqin ndaj Shkëlzen Selimit

Tjetri

SPAK shkon dy ekspertime pasurie në gjyqin ndaj Shkëlzen Selimit

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.