AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studimi: Dezinformimi gjinor në media sjell pasoja serioze

Qendra “Faktoje” prezantoi gjetjet e studimit mbi dezinformimin gjinor në media dhe pasojat e këtij fenomeni në rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës verbale dhe fizike ndaj grave dhe komuniteteve vulnerabël.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
15:13 | 26/09/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i studimit mbi dezinformimin gjinor ne media, i kryer nga qendra Faktoje. Foto: Nensi Bogdani.

Të martën paradite, qendra Faktoje prezantoi gjetjet e një hulumtimi të kryer në lidhje me dezinformimin me bazë gjinore në Shqipëri dhe rolin e medias në formimin e qëndrimeve lidhur me rolet gjinore.

“Dezinformimi gjinor ndikon tek disa elementë kyçë, duke bërë që një pjesë e madhe e grave të tërhiqen nga jeta politike apo aktivizmi,” tha Klodiana Kapo, drejtore ekzekutive e Faktoje.

Hulumtimi i qendrës Faktoje.al ka përfshirë shtatë media në tërësi, përfshirë këtu portale online, të cilat janë monitoruar gjatë përiudhës janar 2018-prill 2023.

Studimi u shoqërua me pesë artikuj fakt-verifikues që përgënjeshtrojnë disa fushata dezinformimi që përmbanin narrative homofobe, seksiste apo mizogjene në lidhje me personazhe të caktuara gra, apo të komuniteteve vulnerabël në Shqipëri.

“Kemi monitoruar jo vetëm lajmet, por edhe komentet e audiencës në mediat sociale,” tha Viola Keta, kryeredaktore e Faktoje.

Sipas Kapos, shkrimet dezinformuese mbeten në portalet online dhe ndikojnë jo vetëm te individët e shenjestruar, por edhe te familjet e tyre.

Në raport konstatohet se perceptimet e ngurta për rolet gjinore dhe imazhi që nxisin një pjesë e mediave për gratë përdoren për të justifikuar dhunën ndaj grave.

Ngjashëm, edhe komisioneri kundër Diskriminimit, Robert Gajda, theksoi faktin se fushatat e dezinformimit kanë pasoja serioze në shoqëri.

“Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe ushqejnë njëra-tjetrën,”, tha ai.

Sipas Gajdës, shoqëria priret t’i njohë minorancat nëpërmjet stereotipeve dhe paragjykimeve që i servir media apo portalet online.

“Nëpërmjet dezinformimit që mediat përhapin, arrijnë të mbahen gjallë stereotipet dhe paragjykimet për grupe të caktuara që janë në minorancë”, tha Gajda.

Ekspertët theksuan se një tjetër element që ndikon në përhapjen e paragjykimeve është edhe dezinformimi i fshehur.

Edlira Çepani, drejtuese e Rrjetit për Barazi në Vendimmarrje, u shpreh se shpeshherë mediat dërgojnë mesazhe të fshehura mbi rolin e grave, nga vetë shkalla e përfaqësimit të tyre në programet televizive.

“Studimet tona tregojnë se gratë përbëjnë rreth 60% të të fturave në emisionet e mëngjesit ku flitet për kulturë, kulinari apo art, teksa në programet e mbrëmjes Talk Show ku flitet për politikë, ekonomi dhe aktualitet që kanë interes të lartë për shoqërinë kemi vetëm 21% të ftuara gra”, tha Çepani, duke nënkuptuar kështu mesazhin e fshehtë që përcillet në publik mbi rolin e grave.

 

 

 

Etiketa: DezinformimiDhunëEdlira ÇepaniekonomiFaktojefushataGjuha e urrejtjesgraKlodianaKlodiana KapoKomisioneriKomisioneri kunder DiskriminimitMediaMediat socialepasojaPortaletraportRobert GajdashqipShqipëriViola Keta
I mëparshmi

KPA dëgjon pretendimet përfundimtare për prokurorin Kujtim Luli

Tjetri

Opozita kërkon hetim parlamentar për 4 koncensionet e shëndetësisë

Tjetri
Ilir Beqaj

Opozita kërkon hetim parlamentar për 4 koncensionet e shëndetësisë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.