AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita kërkon hetim parlamentar për 4 koncensionet e shëndetësisë

Grupit parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë. Kjo është kërkesa e dytë pas asaj për hetimin e rrjedhjes së të dhënave personale e njohur si “databaza e patronazhistëve”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:25 | 26/09/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj gjatë një mbledhjeje në Kuvend, | Foto: LSA

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji dhe deputetja Albana Vokshi në një dalje për mediat të martën thanë se qëllimi i ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar ishte zbardhja e abuzimeve që janë bërë me katër kontratat koncensionare në sektorin e Shëndetësisë.

“Ky hetim synon të mbledhë informacione për zbatimin e ligjit për kontratat dhe të adresojë nevojën që të korrigjojë apo hartojë legjislacionin relevant me qëllim që të garantohet shërbimi cilësor,” tha Gjergji.

Sipas Vokshit, me anë të këtij hetimi parlamentar kërkohet zbardhja e arsyeve se pse ka dështuar premtimi i qeverisë për ‘shëndetësi falas’.

“Hetimi do të vërtetojë, dhe me dëshmitë e mjekëve apo qytetarëve, se si shërbimet shëndetësore nuk jepen fare për shkak të abuzimit që është bërë me koncensionet,” tha Vokshi.

Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij,  “shqyrtimin e të gjitha problematikave lidhur me kontratat publike në sektorin e shëndetësisë, si në fazën e përzgjedhjes së fituesit, ashtu edhe në fazën e zbatimit të tyre; dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë dhe efiçencës ekonomike në procedurat e koncesioneve dhe PPP-ve.”

Në kërkesën e firmosur nga 45 deputetë vihet në dukje se 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë dollarë, por nga auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet e SPAK në dhënien e tyre ka pasur shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë 4 kontrata partneriteti publik-privat që nga viti 2015 der në 2019 dhe 3 prej tyre janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore.

Në gusht, Gjykata e Posaçme udhëroi disa arrestime për kontratën “për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile”, ose siç njihet si “kontrata e sterilizimit”, i cili i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 7.9 miliardë lekë [76 milionë euro] deri në fund të vitit 2022.

Pas hetimeve 4-vjeçare ish.zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj përfunduan në pranga për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, ndërsa gjykata kërkoi hetim edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Një tjetër kontratë që është në hetim është ajo për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40 – 65 vjeç”, e njohur si “Check-up”, me afat 10-vjeçar.

Hetimi parlamentar sipas kërkesës së PD-së do të merret dhe me kontratën e koncesionit për shërbimin e hemodializës, me afat 10-vjecar dhe një kosto të llogaritur prej 70 milionë eurosh.

Koncensioni i fundit i dhënë në vitin 2019 është kontrata e kushtueshme për shërbimin e laboratorëve mjekësorë, e cila po hetohet për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme pas vlerësimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit se Ministria e Shëndetësisë e ka dhënë atë në kundërshtim me ligjin.

Shërbimi i laboratorëve mjekësorë parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 13 miliardë lekë ose 114 milionë dollarë në 10 vitet e operimit.

Në kërkesën e tyre deputetët e PD-së parashtrojnë se qëllimi i hetimit nuk është të çojë për ndjekje penale persona të caktuar duke ndërhyrë në punën e organeve të drejtësisë, por të analizojë ligjshmërinë e dhënies dhe zbatimit të këtyre kontratave.

Pas bashkimit mes dy grupimeve brenda PD-së, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të grupit Gazmend Bardhi, aksioni opozitar do të fokusohet në parlament me kërkesat për hetime parlamentare, si një mekanizëm që ligji i jep opozitës për të kontrolluar qeverisjen.

Disa ditë më parë, ky grup dorëzoi një tjetër kërkesë për hetimin e rrjedhjes së të dhënave personale nga data-bazat shtetërore.  Objekti i këtij hetimi ka të bëjë me veprimtarinë e institucioneve të ngarkuara për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Etiketa: abuzimAksioni opozitarAlbana VokshiarrestimeCheck-updeputetEuroGazmend BardhiGjykataGjykata e PosaçmeHetimhetimeHetimetIlir BeqjaIlir RrapajKlodian RrjepajKomisioni hetimor parlamentarKontrata PPPKontrolliKorrupsionkostoministria e shendetesiseMjekmjekëOpozitaparlamentPDPPPProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëSali BerishaSektori i shendetesiseSHSPAKZheni Gjergji
I mëparshmi

Studimi: Dezinformimi gjinor në media sjell pasoja serioze

Tjetri

Suela Salavaçi kundërshton bilancet negative për pasuritë e dhuruara nga prindërit

Tjetri
Suela Salavaçi kundërshton bilancet negative për pasuritë e dhuruara nga prindërit

Suela Salavaçi kundërshton bilancet negative për pasuritë e dhuruara nga prindërit

foto 1 muzeu

Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime

10:18 | 05/07/2026
edi rama bochum

Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

07:49 | 04/07/2026
foto 4

KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

16:41 | 03/07/2026
nje autobus i transportit publik ne kryeqytet ne trafik. foto nensi bogdani (1)

Transporti publik me flotë të vjetëruar dhe mungesë financimi

15:08 | 03/07/2026
braho ne klp

Kreu i SPAK nuk përjashton një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut

14:40 | 03/07/2026
bienalja

Zhdukja e ngadaltë e gazetarisë kulturore

08:18 | 03/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.