AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Liri pa drejtësi

Në fund të komunizmit evropian, kishte një shpresë euforike të përhapur se liria dhe demokracia do të sillnin një jetë më të mirë; përfundimisht, megjithatë, shumë e humbën këtë shpresë. Problemi, si në komunizëm ashtu edhe në periudhën e re liberale, ishte se ata që ndiqnin projekte të mëdha shoqërore kishin përqafuar ideologjinë në vend të filozofisë.

Slavoj ZizekngaSlavoj Zizek
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkrimtarja, Lea Ypi | Foto: LSA

Libri i Lea Ypit Të lirë: Të rritesh në fund të historisë ka hasur në një pritje armiqësore në vendin e saj, Shqipërinë, dhe është e lehtë të kuptohet arsyeja përse. Vetëpërshkrimi i saj si “profesoreshë shqiptare marksiste e teorisë politike në London School of Economics” i thotë të gjitha.

Teksa lexoja librin e Ypit, më goditi paralelizmi midis jetës së saj dhe asaj të Viktor Kravchenkos, zyrtarit sovjetik që dezertoi gjatë vizitës në Nju Jork në vitin 1944. Memoaret e tij të famshme më të shitura, “Zgjodha lirinë”, u bënë rrëfimi i parë i rëndësishëm okular i tmerreve të stalinizmi, duke filluar me përshkrimin e tij të detajuar të Holodomorit (urisë) në Ukrainë në fillim të viteve 1930. Ende një besimtar i vërtetë në atë kohë, Kravchenko kishte marrë pjesë në zbatimin e kolektivizimit dhe për këtë arsye dinte se për çfarë fliste.

Historia e njohur publikisht e Kravchenkos përfundon në vitin 1949, kur ai fitoi triumfalisht një padi të madhe për shpifje kundër një gazete komuniste franceze. Në gjyqin në Paris, sovjetikët sollën ish-gruan e tij që të dëshmonte për korrupsionin e tij, alkoolizmin dhe abuzimin në familje. Gjykata nuk u lëkund, por njerëzit priren të harrojnë atë që ndodhi më pas. Menjëherë pas gjyqit, kur ai u përshëndet në mbarë botën si një hero i Luftës së Ftohtë, Kravchenko u shqetësua thellësisht për gjuetinë antikomuniste të shtrigave që po shpalosej në Shtetet e Bashkuara. Të luftosh stalinizmin me McCarthyism, paralajmëroi ai, ishte të uleshe në nivelin e stalinistëve.

Ndërsa kalonte më shumë kohë në Perëndim, Kravchenko u bë gjithnjë e më i vetëdijshëm për padrejtësitë e veta dhe u fiksua me reformimin e shoqërive demokratike perëndimore nga brenda. Pasi shkroi një vazhdim më pak të njohur të “Zgjodha lirinë”, të titulluar “Zgjodha drejtësinë”, ai filloi një kryqëzatë për të zbuluar një mënyrë të re, më pak shfrytëzuese të prodhimit ekonomik. Ky kërkim e çoi atë në Bolivi, ku ai investoi në një përpjekje të pasuksesshme për të organizuar fermerët e varfër në kolektivë të rinj.

I dërrmuar nga ai dështim, ai u tërhoq në jetën private dhe në fund vrau veten në shtëpinë e tij në Nju Jork. Dhe jo, vetëvrasja e tij nuk ishte për shkak të ndonjë operacioni të poshtër shantazhi të KGB-së. Ishte një shprehje dëshpërimi dhe një provë tjetër se denoncimi i tij origjinal i Bashkimit Sovjetik ka qenë gjithmonë një protestë e vërtetë kundër padrejtësisë.

“Të lirë” e Ypit bën në një vëllim atë që bëri Kravchenko në dy të tillë. Kur Shqipëria hyri në luftën civile në 1997, e gjithë bota e saj u shpërbë. E reduktuar të fshihej në banesën e saj dhe të shkruante një ditar ndërsa jashtë kërciste kallashnikovi, ajo mori një vendim të jashtëzakonshëm: do të studionte filozofi.

Por ajo që është edhe më e jashtëzakonshme është se angazhimi i saj me filozofinë e riktheu atë te marksizmi. Historia e saj dëshmon faktin se kritikët më depërtues të komunizmit kanë qenë shpesh ish-komunistë, për të cilët kritika e “socializmit ekzistues në të vërtetë” ishte thjesht mënyra e vetme për të qëndruar besnikë ndaj angazhimeve të tyre politike.

“Të lirë” u rrit nga një traktat i mëparshëm se si nocionet socialiste dhe liberale të lirisë janë të ndërlidhura dhe është kjo perspektivë që strukturon librin. Pjesa e parë, se si shqiptarët “zgjodhën lirinë”, ofron një kujtim jashtëzakonisht të lexueshëm të fëmijërisë së Ypit në dekadën e fundit të sundimit komunist në Shqipëri. Ndërsa përfshin të gjitha tmerret e jetës së përditshme – mungesat e ushqimit, denoncimet politike, kontrollin dhe dyshimin, torturat dhe dënimet e ashpra – ai ka edhe momente komike. Edhe në kushte kaq të vështira dhe të mjera, njerëzit gjenin mënyra për të ruajtur një sasi të vogël dinjiteti dhe ndershmërie.

Në pjesën e dytë të librit, e cila përshkruan trazirat postkomuniste të Shqipërisë pas vitit 1990, Ypi rrëfen sesi liria e zgjedhur – ose, më mirë, e imponuar – e shqiptarëve nuk arriti të jepte drejtësi. Ajo arrin kulmin në një kapitull për luftën civile të vitit 1997, pikë në të cilën rrëfimi ndërpritet dhe zëvendësohet nga fragmente nga ditari i Ypit. Fuqia e shkrimit të Ypit është se, edhe këtu, ajo po trajton pyetje të mëdha, duke eksploruar sesi projektet ideologjike ambicioze zakonisht përfundojnë jo në triumf, por në konfuzion dhe çorientim.

“Bota ime është po aq larg lirisë sa ajo së cilës u munduan t’i largohen prindërit e mi. Të dyja dështuan. Por dështimet e tyre morën forma të ndryshme, dhe pa i kuptuar ato forma do të mbetemi të gjithë të përçarë. E shkrova këtë histori për të shpjeguar, për t’u pajtuar, për të vazhduar betejën.”

Këtu kemi një përgënjeshtrim ironik të Tezës së 11-të të Marksit mbi Feuerbach-un, i cili vëren në mënyrë të famshme se, “Filozofët deri tani vetëm e kanë interpretuar botën në mënyra të ndryshme; çështja është ta ndryshojmë atë.” Ideja është se njeriu nuk mund ta ndryshojë botën për mirë, nëse nuk e kupton më parë atë. Këtu dështuan nismëtarët e mëdhenj si të projekteve komuniste ashtu edhe të atyre liberale.

Megjithatë, përfundimi që nxjerr Ypi nga ky këndvështrim, nuk është qëndrimi cinik se ndryshimi kuptimplotë është ose i pamundur ose i pashmangshëm. Përkundrazi, është se lufta (për liri) vazhdon dhe do të vazhdojë gjithmonë. Kështu Ypi mendon se i detyrohet “të gjithë njerëzve të së kaluarës që sakrifikuan gjithçka sepse nuk ishin apatikë, nuk ishin cinikë, nuk besonin se gjërat do të të shkojnë në vendin e vet nëse i lë ato të ndjekin rrugën e tyre.”

Këtu qëndron gjendja jonë e vështirë globale. Nëse besojmë se gjërat do të shkojnë në vend të vetë vetëm duke i lënë ato të ndjekin rrugën e tyre, do të përfundojmë me katastrofa të shumta, nga shkatërrimi ekologjik dhe rritja e autoritarizmit deri te kaosi dhe shpërbërja shoqërore. Ypi kanalizon atë që filozofi Giorgio Agamben e quajti “guximi i mungesës së shpresës”, pranimi i tij se optimizmi pasiv është një recetë për vetëkënaqësi, dhe kështu një pengesë për mendimin dhe veprimin kuptimplotë.

Në fund të komunizmit, kishte një shpresë euforike të përhapur se liria dhe demokracia do të sillnin një jetë më të mirë; përfundimisht, megjithatë, shumë e humbën këtë shpresë. Kjo është pika ku fillon puna e vërtetë. Në fund, Ypi nuk ofron ndonjë rrugëdalje të lehtë dhe aty qëndron forca e librit të saj. Një abstinencë e tillë është ajo që e bën atë filozofik. Çështja nuk është të ndryshojmë botën verbërisht. Çështja është, para së gjithash, ta shohim dhe ta kuptojmë atë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Freedom Without Justice

Etiketa: 1997demokraciaFamiljeGiorgo AgambenGjykataKGBLea YpiLibriLiriaLuftaMarksioperacionipadiParaProject SyndicatePunaShpifjeshqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraTë lirëVendimViktor KravchenkoVrasja
Tjetri
Inflacion i lartë dhe rrezik stanjacioni

Konsumi i familjeve rritet më pak se sa inflacioni

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.