AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbi i Kosovës dëshmon për rrëmbimin e djalit nga luftëtarët e UÇK-së

Një dëshmitar serb tha në gjyqin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të pandehurve të tjerë në Hagë se djali i tij u mor nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999 dhe u zhduk pa gjurmë.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Predrag Dediç duke dëshmuar nëpërmjet lidhjes me video të enjten. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestream.

Predrag Dediç, një serb 91-vjeçar, tha në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të pandehurve të tjerë bashkë me të, të enjten në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se djali i tij ishte marrë nga luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, në qershor 1999 në Rahovec.

Prokurori Cezary Mihailzcuck, duke përmbledhur dëshminë e mëparshme të dhënë nga dëshmitari, shpjegoi në gjykatë se rreth datës 18 qershor 1999, “djali i dëshmitarit u rrëmbye nga katër ushtarë të UÇK-së, të veshur me uniforma të UÇK-së dhe të armatosur, në prani të nënës së tij. Gruas së dëshmitarit iu tha se djali do të dërgohej në komisariat për t’u marrë në pyetje”.

Djali, Bobani, i cili sipas dëshmitarit ishte 37 vjeç dhe rezervist i forcave të armatosura serbe, nuk u pa më pas rrëmbimit të pretenduar.

Dëshmitari i tha gjykatës se ai shkoi në rajonin e policisë për të pyetur për djalin e tij dhe një luftëtar i UÇK-së e drejtoi atë në ndërtesën e zjarrfikësve, e cila sipas dëshmitarit Dediç, po përdorej si qendër paraburgimi.

“E di që ishte një qendër paraburgimi. Pastaj ata i morën njerëzit nga kjo qendër dhe i vranë”, pohoi dëshmitari, bazuar në atë që i kishin thënë të tjerët.

Dëshmitari dëshmoi se në qershor të vitit 1999, forcat e armatosura serbe kishin njoftuar serbët e Kosovës se do të tërhiqeshin nga Rahoveci si pjesë e marrëveshjes për përfundimin e luftës, por ai dhe gruaja e tij kishin vendosur të qëndronin në shtëpinë e tyre.

“Gruaja ime nuk donte të largohej dhe unë nuk doja të largohesha dhe kështu qëndruam atje, por një pjesë e popullsisë u largua me ushtrinë”, tha ai.

Ai tha se shtëpia e tij më pas ishte plaçkitur dhe pretendoi se ishte detyruar t’ia shiste atë shqiptarëve etnikë.

“U grabit, vodhën gjithçka. Ata gjithashtu erdhën dhe më kërkuan që t’ua shisja për 8,000 marka gjermane. Shqiptarët erdhën dhe më kërkuan të shisja shtëpinë, më shantazhuan”, tha Dediç në gjykatë.

Ai pohoi se i kishin thënë se po të mos e shiste atë ditë, çmimi do të ulej në 5,000 marka gjermane të nesërmen. “Kështu që atë ditë e shita për 8,000 marka me ndërmjetësimin e një shqiptari tjetër. Atij që ndërmjetësoi shitjen i dhashë 500 marka”, tha ai.

Dëshmitari foli edhe për një betejë ndërmjet forcave serbe dhe UÇK-së që ndodhi më 17 deri më 20 korrik 1998, duke pohuar se shumë civilë serbë kishin armë dhe municione të cilat po shpërndaheshin nga autoritetet serbe në atë kohë. Ai tha se nuk ishte dëshmitar i ndonjë rrëmbimi të civilëve serbë nga UÇK-ja në atë moment.

Megjithatë, ai dhe gruaja e tij kishin vendosur të qëndronin në shtëpinë e tyre.

Thaçi dhe të pandehurit e tjerë me të, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, akuzohen se kanë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krimet që janë kryer kryesisht ndaj të burgosurve të mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, përfshirë 102 vrasje.

Të pandehurit, të cilët të gjithë u bënë politikanë të lartë në Kosovë pas luftës, dyshohet se i kanë kryer krimet midis të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, gjatë dhe menjëherë pas luftës me forcat serbe. Ata janë vetëdeklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës, duke vepruar nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët besonin se vetë sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga kanosja. Gjyqet e mëparshme në gjykatën jugosllave të krimeve të luftës u shoqëruan me ndërhyrje te dëshmitarët.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e Specializuaraforcat e armatosuraGjykatëGjykatësHageHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLuftepaktPedrag DediçProkuroriRexhep SelimiSerbishqipUCKvrasje
Tjetri

Promovimi në Gjykatën e Lartë trajtohet në KLGJ me ‘dyer të mbyllura’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.