AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Promovimi në Gjykatën e Lartë trajtohet në KLGJ me ‘dyer të mbyllura’

KLGJ mbyll dyert në trajtimin e projektvendimeve për promovimimin e dy gjyqtarëve për një pozicion në fushën penale në Gjykatën e Lartë, duke i cilësuar si çështje me të dhëna specifike.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:26 | 02/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor kishte një axhendë të ngjeshur të enjten, ku mes pikave ta planifikuara, procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Zëvendëskryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi deklaroi pas shqyrtimit të 10 pikave të para, se mbledhja do të vijonte me dyer të mbyllura për shkak të specifikave të çështjeve që do të trajtoheshin.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Terpsina Lazaj, dy gjyqtarët që garojnë për një pozicion të lirë në fushën penale në Gjykatën e Lartë janë gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Taulant Banushi. Në përfundim të mbledhjes që zgjati për më shumë se gjashtë orë duke përfshirë dhe ndërprerjet dhe kohën me dyer të mbyllura, Lazaj i tha BIRN se nuk kishte pasur ndonjë vendimarrje për kualifikimin ose skualifikimin e gjyqtarëve Bekteshi dhe Banushi, pasi ishte vendosur shtyrja për verifikime të mëtejshme.

Për afro një orë e gjysmë, anëtarët e KLGJ-së zhvilluan diskutime me dyer të mbyllura, për të cilat drejtorja e Shërbimeve Juridike dhe Marrdhënieve me Jashtë pranë këtij institucioni, Blerta Ngucaj, i tha BIRN se kishin të bënin me çështje administrative. Dy zyrtarë të KLGJ-së raportuan para 10 anëtarëve të pranishëm për çështje të cilat mbeten të fshehta për publikun.

Të enjten pritej të shqyrtohej edhe projektvendimi “Për miratimin e udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”, por me kërkesë të anëtarit Alban Toro, kjo çështje u shty për t’u trajtuar një herë tjetër. Toro kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me projektvendimin dhe të dhënat e tjera.

Për shkak të transferimeve të gjyqtarëve gjatë muajve të fundit, nga disa gjykata të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm janë larguar edhe ata të caktuar për marrëdhënien me median. Bazuar në këtë situatë, KLGJ caktoi caktoi gjyqtarët e rinj për median në këto gjykata. Në Elbasan u caktua gjyqtari Ardit Kuka; në Gjirokastër gjyqtarja Marjola Beluli; në Sarandë gjyqtari Dejvi Çelçima; në Lezhë, gjyqtari Renis Sheshi dhe në Dibër, gjyqtarja Suela Lila. Po ashtu, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktua gjyqtar për median, gjyqtari Erion Bani, me argumentin se është ngritur si shqetësim dhe kërkesë nga kjo gjykatë, si dhe për specifikën dhe sensivitetin e çështjeve që trajtohen aty.

Në mbledhje u miratuan ndër të tjera hapja e procedurës së komandimit në Shkollën e Magjistraturës si pedagog të një gjyqtari; u përcaktuan pagat për gjyqtarët; si dhe u vlerësuan shkëlqyeshëm gjyqarja Okleda Liçe dhe gjyqtari Genti Shala.

 

Etiketa: AdministrativeAlban ToroArdit KukaBanushiBIRNelbasanErion BaniGenti ShalaGjykataGjykata e LarteGjykatëGjyqgjyqtarIlir RusiKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJMbledhjeOkleda LiçePagatParaRexhep BekteshiRusiSHTaulant BanushiTerpsina Lazaj
I mëparshmi

Serbi i Kosovës dëshmon për rrëmbimin e djalit nga luftëtarët e UÇK-së

Tjetri

“Mangësi për të ndërmarrë logjikisht hetimin”, konfirmimi i Gjergji Takos ankimohet në Kolegj

Tjetri
Gjergji Tako jep shpjegime për mangësitë profesionale në seancën e dytë dëgjimore

“Mangësi për të ndërmarrë logjikisht hetimin”, konfirmimi i Gjergji Takos ankimohet në Kolegj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.