AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gazetarët ankohen se Kuvendi u kufizon të drejtën për të informuar

Gazetarët e terrenit që mbulojnë punën e Kuvendit protestuan të enjten për kufizim të punës së tyre nga punonjësit e Gardës së Republikës, përgjegjës për sigurinë brenda perimetrit të godinës së Kuvendit, ku po mbahej seanca plenare.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikrofona të lidhur tek kangjellat e gardhit të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë një proteste të organizuar nga komunitetit i gazetareve. | Foto : LSA

Gazetarja Klesiana Omeri e Klan News thotë se kishte të pamundur të intervistonte deputetët apo ministrat në oborrin e Kuvendit pasi punonjësit e gardës nuk e lejuan atë dhe operatorin e televizionit që ta bënin këtë.

“Punonjësit e gardës nuk na lejuan tu drejtonim mikrofonin deputetëve dhe ministrave të PS, me argumentin se kemi marrë urdhër për të mos lejuar lëvizjen tuaj. Me një sjellje të ashpër dhe të papërshtatshme kërkonin të spastronin oborrin e Kuvendit nga gazetarët”- i tha Omeri BIRN-it.

Ajo e qaun “urdhërin” të pabazuar në rregullore dhe sjelljen e gardës si të përsëritur në disa seanca plenare.

Situata e krijuar me Omerin u shfaq live në televizionin News24, ndërkohë që nuk ishte një incident i veçuar.

Gazetari i televizionit Ora News, Isa Myzyraj , i tha BIRN-it se prej muajsh gazetarët nuk mund të aksesojnë ose e kanë shumë të vështirë të ndjekin, komisionet parlamentare, nisjen e seancave plenare, apo edhe lëvizjet në oborrin e Kuvendit.

“Urdhërat e tillë zbatohen me forcë nga efektivët e Gardës së Republikës, ndërsa këtë të enjte arritën deri në përdorimin e forcës për të penguar operatorët për të marrë pamje”- tha ai.

Myzyraj bëri të ditur se grupi i gazetarëve të terrenit janë duke mbledhur firmat që të paraqesim letrën në institucionet përkatëse dhe do të vëmë në dijeni edhe selitë diplomatike për situatën e krijuar.

Sipas përmbajtjes së kësaj letre, gazetarët kërkojnë që të lejohen të lëvizin lirshëm në të gjitha ambientet e jashtme të oborrit të godinës ku zhvillohen seancat plenare dhe përdorimin e një gjuhe të përmbajtur nga punonjësit e Gardës, të cilët, sipas gazetarëve duhet të komunikojnë me gazetarët dhe operatorët vetëm përmes zyrës së shtypit të Kuvendit.

Po ashtu gazetarët kërkojnë akses të plotë në komisionet parlamentare, -“që të dëshmojmë kuorumin, dinamikat dhe arsyet e zhvillimit ose jo të një mbledhjeje të tillë”, ndryshe nga praktika kur ata mund të futen vetëm pasi ka nisur mbledhja.

“Gazetarët nuk mund dhe nuk duhet të kornizohen në punën e tyre, as nuk mund të pengohen të lëvizin lirshëm nëpër hapësirat e Kuvendit, ndaj kësisoj ne u kemi kërkuar të gjitha organeve që të merren urgjentisht me këtë çështje”- apeloi Myzyraj.

Zyra e Shtypit e Kuvendit nuk ishte e arritshme për koment deri në publikimin e këtij artikulli.

Ministria e Brendshme reagoi për situatën duke njoftuar se, “drejtuesit e Gardës kanë tërhequr vëmendjen e Shërbimeve pranë Parlamentit, për të shmangur incidente të ngjashme”.

 “Media mbetet një partner i rëndësishëm për garantimin e transparencës, informimin e publikut, e në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Garda e Republikës garanton se do të ketë gjithë angazhimin për krijimin e kushteve optimale për to, për funksionalitetin dhe mbarëvajtjen e punimeve në sallën plenare apo Komisionet parlamentare”- thuhet në njoftim.

Kufizimi i të drejtës për informim është ngritur si shqetësim edhe për qeverinë, ku gazetarët kufizohen të bëjnë vetëm pyetje për tema të paracaktuara në konferencat për shtyp të kryeministrit Edi Rama.

Përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri është ngritur si shqetësim i vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit.

Etiketa: BIRNdeputetEdi RamaGardaGarda e RepublikësgazetarIsa MyzyrajKlanKlesiana OmeriKomisionet parlamentareKuvendiMediaMinistria e BrendshmeNews 24Ora NewsPSPunëRamaReport TvSeancaSeanca plenareSHshqipShqipëri
Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Smaçi

rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.