AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pasojat ekonomike të luftës në Gaza

Me Izraelin që ka nisur një fushatë ushtarake për të eliminuar Hamasin nga Gaza, mbetet për t'u parë nëse konflikti do të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë rajonale. Nëse kjo ndodh, pasojat ekonomike globale mund të përfshijnë një goditje të stilit të viteve 1970, rënie të tregjeve të aksioneve dhe recesione të thella stagflacioniste.

Nouriel RoubiningaNouriel Roubini
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga sulmet në Gaza, tetor 2023. Foto: Wikipedia.

Masakrimi barbar i Hamasit i të paktën 1,400 izraelitëve më 7 tetor, dhe fushata ushtarake pasuese e Izraelit në Gaza për të shfarosur grupin, ka parashtruar katër skenarë gjeopolitikë që kanë të bëjnë me ekonominë dhe tregjet globale. Siç ndodh shpesh me goditje të tilla, optimizmi mund të rezultojë i gabuar.

Në skenarin e parë, lufta mbetet kryesisht e kufizuar në Gaza, pa përshkallëzim rajonal përtej përleshjeve në shkallë të vogël me përfaqësuesit iranianë në vendet fqinje me Izraelin; në fakt, shumica e lojtarëve tani parapëlqejnë ta shmangin një përshkallëzim rajonal. Fushata e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Gaza shkatërron Hamasin, duke lënë një numër të lartë viktimash civile dhe status quo-ja e paqëndrueshme gjeopolitike mbijeton. Pasi ka humbur të gjithë mbështetjen, kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu largohet nga detyra, por ndjenjat publike izraelite mbeten të ngurtësuara kundër pranimit të një zgjidhjeje me dy shtete. Prandaj, çështja palestineze nxehet; normalizimi i marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite ngrin; Irani mbetet një forcë destabilizuese në rajon; dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shqetësohen për shpërthimin e luftës së radhës.

Implikimet ekonomike dhe të tregut të këtij skenari janë të lehta. Rritja aktuale modeste e çmimeve të naftës do të binte, sepse nuk do të ketë pasur asnjë goditje në prodhimin dhe eksportet rajonale nga Gjiri. Megjithëse SHBA-ja mund të përpiqet të ndalojë eksportet iraniane të naftës për ta ndëshkuar atë për rolin e saj destabilizues në rajon, nuk ka gjasa që ajo të ndjekë një masë të tillë përshkallëzuese. Ekonomia e Iranit do të vazhdojë të qëndrojë në amulli nën sanksionet ekzistuese, duke thelluar varësinë e saj nga lidhjet e ngushta me Kinën dhe Rusinë.

Ndërkohë, Izraeli do të pësonte një recesion serioz, por të menaxhueshëm dhe Evropa do të përjetonte disa efekte negative pasi çmimet modeste të larta të naftës dhe pasiguritë e nxitura nga lufta do të zvogëlojnë besimin e biznesit dhe të familjeve. Duke reduktuar prodhimin, shpenzimet dhe punësimin, ky skenar mund t’i çojë ekonomitë evropiane në recesione të lehta.

Në skenarin e dytë, lufta në Gaza pasohet nga normalizimi rajonal dhe paqja. Fushata izraelite kundër Hamasit përfundon me sukses pa shkaktuar shumë më shumë viktima civile dhe forca më të moderuara – si Autoriteti Palestinez ose një koalicion shumëkombësh arab – marrin përsipër administrimin e enklavës. Netanyahu jep dorëheqjen (duke humbur mbështetjen e pothuajse të gjithëve) dhe një qeveri e re e moderuar e qendrës së djathtë ose e qendrës së majtë fokusohet në zgjidhjen e çështjes palestineze dhe në ndjekjen e normalizimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite.

Ndryshe nga Netanyahu, kjo qeveri e re izraelite nuk do të angazhohej hapur në ndryshimin e regjimit në Iran. Ajo mund të sigurojë pranimin e heshtur të normalizimit të marrëdhënieve izraelito-saudite nga Republika Islamike në këmbim të bisedimeve të reja drejt një marrëveshjeje bërthamore që përfshin lehtësimin e sanksioneve. Kjo do t’i lejonte Iranit të fokusohej në reformat e brendshme ekonomike, të cilat janë urgjentisht të nevojshme. Natyrisht, ky skenar do të kishte implikime ekonomike shumë pozitive, si në rajon ashtu edhe në nivel global.

Në skenarin e tretë, situata përshkallëzohet në një konflikt rajonal që përfshin edhe Hezbollahun në Liban dhe ndoshta Iranin. Kjo mund të ndodhë në disa mënyra. Irani, nga frika e pasojave të eliminimit të Hamasit, lëshon Hezbollahun kundër Izraelit për ta larguar atë nga operacioni në Gaza. Ose Izraeli vendos ta trajtojë këtë rrezik duke nisur një sulm më të madh parandalues ndaj Hezbollahut. Pastaj janë edhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë iranianë në Siri, Irak dhe Jemen. Secili prej tyre është i etur të provokojë forcat e Izraelit dhe të SHBA-së në rajon si pjesë e agjendës së tij destabilizuese.

Nëse Izraeli dhe Hezbollahu përfundojnë në një luftë të shkallës së plotë, Izraeli gjithashtu ndoshta do të niste sulme kundër objekteve bërthamore iraniane dhe objekteve të tjera, me gjasë me mbështetjen logjistike të SHBA-së. Në fund të fundit, Irani, i cili i ka kushtuar burime masive armatosjes dhe trajnimit të Hamasit dhe Hezbollahut, ka të ngjarë të përdorë trazirat më të gjera rajonale për të bërë hapin përfundimtar përtej pragut të armëve bërthamore.

Nëse Izraeli – dhe ndoshta SHBA-ja – bombardojnë Iranin, prodhimi dhe eksportet e energjisë nga Gjiri do të frenohen, ndoshta për muaj të tërë. Kjo do të shkaktonte një goditje nafte të stilit të viteve 1970, e ndjekur nga stagflacioni global, rënie e tregjeve të aksioneve, paqëndrueshmëri në yield-et e obligacioneve dhe një vërshim drejt aseteve të sigurta si ari. Pasojat ekonomike do të ishin më të rënda në Kinë dhe Evropë sesa në SHBA, e cila tani është një eksportues neto i energjisë dhe mund të taksojë fitimet e papritura të prodhuesve vendas të energjisë për të paguar subvencionet për të kufizuar ndikimin negativ te konsumatorët (familjet dhe firmat joenergjitike).

Së fundi, në këtë skenar, regjimi iranian mbetet në pushtet, sepse shumë iranianë – madje edhe kundërshtarë të regjimit – mblidhen pas tij përballë një sulmi izraelit/amerikan. Të gjitha palët në rajon bëhen më të radikalizuara dhe konfrontuese, duke e bërë paqen apo normalizimin diplomatik një ëndërr të paarritshme. Ky skenar madje mund të dëmtojë presidencën e Biden dhe shanset e tij për rizgjedhje.

Në skenarin e katërt, konflikti përhapet gjithashtu në të gjithë rajonin, por ka ndryshim regjimi në Iran. Nëse Izraeli dhe SHBA-ja përfundojnë duke sulmuar Iranin, ata do të synojnë jo vetëm objektet bërthamore, por edhe infrastrukturën ushtarake dhe atë me përdorim të dyfishtë, si dhe krerët e regjimit. Në vend që të mbështesin regjimin, iranianët – të cilët kanë protestuar për abuzimet morale dhe policore për më shumë se një vit – mund të mblidhen në krah të politikanëve të moderuarve si ish-presidenti Hassan Rouhani.

Përmbysja e Republikës Islamike do t’i lejonte Iranit të ribashkohej me komunitetin ndërkombëtar. Do të kishte ende një recesion të rëndë stagflacionist global, por situata do të përgatitej për një stabilitet më të madh dhe rritje më të fortë në Lindjen e Mesme.

Sa i mundshëm është secili skenar? Unë do t’i caktoja një probabilitet prej 50% për ruajtjen e status quo-së; 15% për një paqe, stabilitet dhe progres paslufte; 30% për një konflikt rajonal, dhe vetëm 5% për një konflikt rajonal me një fund të lumtur.

Lajmi i mirë, pra, është se ekziston një shans relativisht i lartë – 65% – që konflikti të mos përshkallëzohet në mbarë rajonin, duke nënkuptuar se pasojat ekonomike do të ishin të lehta ose të përmbajtura. Megjithatë, lajmi i keq është se tregjet aktualisht po caktojnë vetëm një probabilitet prej 5% për një konflikt rajonal që do të kishte efekte të rënda stagflacioniste në mbarë botën, kur një shifër më e arsyeshme është 35%.

Një vetëkënaqësi e tillë është e rrezikshme, veçanërisht duke marrë parasysh se probabiliteti i kombinuar i një skenari global përçarës (një, tre dhe katër) është ende 85%. Skenari më i mundshëm mund të ketë vetëm pasoja të lehta afatshkurtra për tregjet dhe ekonominë globale, por nënkupton që një status quo e paqëndrueshme do të mbetet në vend, duke çuar përfundimisht në konflikte të reja.

Për momentin, tregjet shpresojnë për një situatë thuajse të përsosur dhe favorizojnë skenarët më të butë. Por tregjet shpesh i kanë vlerësuar gabim goditjet e mëdha gjeopolitike. Nuk duhet të habitemi nëse kjo përsëritet.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Economic Consequences of the Gaza War

Etiketa: amulliArmëBidenBinyamin NetanyahuEkonomiaEvropafushataGazaHamasiHezbollahIrakIranIraniIzraelikonfliktLibanLuftaMASoperacionipaktPalestinapaqepasojapasoja ekonomikeprogresProject SyndicatePunërajonrecesionrrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraSiristabilitetStagflacioniSulmviktimaviktima civile
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Maho– Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Maho– Inspektori i Lartë i Drejtësisë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.