AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Në Gazë ka vetëm një zgjidhje

Historia e konfliktit izraelito-palestinez është e mbushur me plane të dështuara paqeje, konferenca diplomatike të dështuara dhe ndërmjetës të zhgënjyer. Megjithatë, edhe në mes të tmerreve të luftës së fundit në Gazë, biseda për një zgjidhje eventuale me dy shtete mbetet e gjallë dhe, në fakt, është bërë më e zhurmshme.

Carl BildtngaCarl Bildt
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkatërrime nga luftimet në Rripin e Gazës, tetot 2023. Foto: Wikimedia Commons.

A ka ndonjë mundësi paqeje midis Izraelit dhe palestinezëve, apo thjesht duhet të mësohemi me luftërat periodike që u mohojnë të dyja palëve qetësinë dhe stabilitetin që ata kërkojnë?

Samiti i presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping në San Francisko ishte një përmirësim i rëndësishëm në krahasim me takimin e vitit të kaluar në Bali. Në veçanti, të dy udhëheqësit bënë progres në objektivat e arritshme, duke përfshirë rifillimin e komunikimeve ushtarake dhe përpjekjet e përbashkëta për të adresuar krizën e fentanilit.

Është e lehtë të jesh pesimist. Historia e rajonit është e mbushur me plane të dështuara paqeje, konferenca diplomatike të dështuara dhe ndërmjetës të zhgënjyer. Duket se janë provuar të gjitha dhe nuk ka funksionuar asgjë. Të gjithë kanë mbetur duke fajësuar këdo tjetër, por jo veten.

Megjithatë, të heqësh dorë nga diplomacia do të thotë të pranosh të papranueshmen: luftën e përjetshme. Kjo është arsyeja pse, edhe në mes të tmerreve të luftës së fundit të Gazës, biseda për një zgjidhje eventuale me dy shtete mbetet e gjallë dhe në fakt është bërë më e zhurmshme.

Në konferencën e tij për shtyp të 3 nëntorit në Tel Aviv, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shkoi më tej në përshkrimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme sesa ka bërë ndonjë zyrtar amerikan në një kohë të gjatë – apo ndonjëherë. Një zgjidhje me dy shtete, tha ai, është “garantuesi i vetëm i një Izraeli të sigurt, hebre dhe demokratik; garantuesi i vetëm i palestinezëve që realizojnë të drejtën e tyre legjitime për të jetuar në një shtet të tyrin, duke gëzuar masa të barabarta sigurie, lirie, mundësish dhe dinjiteti; e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund një cikli dhune një herë e përgjithmonë.”

Blinken ka të drejtë. Garantimi i një “mase të barabartë sigurie, lirie, mundësie dhe dinjiteti” për të gjithë ndërmjet lumit Jordan dhe Mesdheut është zgjidhja e vetme përfundimtare. Udhëheqësit evropianë e pranuan këtë realitet në vitin 1980 me Deklaratën e Venecias. Nëntë anëtarët e Komunitetit Evropian (në atë kohë) shpallën se, “populli palestinez, i cili është i vetëdijshëm për ekzistencën si i tillë, duhet të vendoset në një pozicion, nëpërmjet një procesi të përshtatshëm të përcaktuar në kuadrin e zgjidhjes gjithëpërfshirëse të paqes, për të ushtruar plotësisht të drejtën e tij për vetëvendosje”.

Në atë kohë, qeveritë arabe kishin hequr dorë nga përpjekjet për të fshirë shtetin e Izraelit. Pas dështimit të tyre në Luftën e Yom Kipur të vitit 1973, ata më në fund ranë dakord të bënin paqe. Por, siç pranoi Deklarata e Venecias, paqja e vërtetë rajonale nuk do të ishte e mundur derisa të zgjidhej çështja palestineze.

Në fillimet optimiste të viteve 1990, Marrëveshja e Oslos tregoi se çfarë ishte e mundur. Kryetari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Arafat (ish-terrorist) dhe kryeministri izraelit Yitzhak Rabin (ish-gjeneral) shtrënguan duart në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Rruga drejt një zgjidhjeje me dy shtete ishte vendosur, edhe pse detajet përfundimtare mbeteshin ende për t’u zgjidhur.

Por procesi i Oslos përfundimisht dështoi, për shkak të kundërshtimit të ilraelitëve dhe palestinezëve po ashtu. Optimizmi i mëparshëm i la vendin terrorizmit palestinez dhe vendbanimeve të paligjshme izraelite, dhe që atëherë ka qenë në rënie. Ndërsa administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë bërë përpjekje të përsëritura për të ringjallur procesin e paqes, asnjë nuk e ka bërë atë një prioritet kryesor. Deri më 7 tetor, administrata e presidentit Joe Biden e kishte lënë mënjanë këtë çështje, duke shpresuar se rajoni do të qëndronte i qetë ndërsa ajo do të përqendrohej në çështje të tjera.

Nga ana e tij, Bashkimi Evropian mbajti për një kohë të gjatë një angazhim largpamës ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe lëshoi një deklaratë të detajuar në dhjetor 2009, duke bërë thirrje për “një zgjidhje me dy shtete me Shtetin e Izraelit dhe Shtetin e Palestinës, të pavarur, demokratik, të afërt dhe të qendrueshëm, duke jetuar krah për krah në paqe dhe siguri.” Por interesi i Evropës për këtë çështje gjithashtu u zbeh me kalimin e kohës. Megjithëse kishte arsye të ndryshme për këtë, përpjekjet e vazhdueshme të kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu për t’i bërë të pamundura bisedimet serioze të paqes me siguri luajtën një rol të rëndësishëm.

Për më tepër, politikanët në Amerikë, Evropë dhe Izrael filluan të bindin veten se çështja palestineze thjesht mund të harrohej, pasi më shumë vende arabe kishin filluar të vendosnin marrëdhënie zyrtare diplomatike me Izraelin. “Nëse bota arabe nuk kujdeset më për palestinezët”, menduan ata, “pse duhet ta bëjmë ne?”

Tani që situata e komplikuar politike dhe fatkeqësia humanitare në Gazë e kanë rikthyer çështjen në plan të parë, është e qartë se nuk mund të ketë zgjidhje pa disa hapa vendimtarë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Por s’duhet të ushqejmë iluzione. Pengesat janë të mëdha. Ndër më shqetësueset është rritja e dukshme e mbështetjes për dhunën midis palestinezëve, të cilët janë frustruar deri në pikën e dëshpërimit. Hamasi nuk është e vetmja organizatë që e sheh terrorin si rrugën më të mirë përpara. Në Bregun Perëndimor, gjithashtu, Autoriteti Palestinez ka humbur kontrollin e disa zonave ku supozohet të sigurojë siguri dhe rend.

Një tjetër pengesë e madhe është përfshirja e kolonëve hebrenj fundamentalistë brenda qeverisë aktuale izraelite. Tani ka rreth 700,000 njerëz që jetojnë në vendbanime të paligjshme të shpërndara në të gjithë territorin që supozohet se i përkasin një shteti të ardhshëm palestinez. Shumë prej këtyre kolonëve janë të armatosur dhe që nga 7 tetori kanë detyruar me dhunë qindra palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre. Disa madje ëndërrojnë haptazi të rrënojnë Kupolën e Shkëmbit dhe Xhaminë Al-Aksa, në mënyrë që të mund të rindërtojnë tempullin biblik në Jerusalem.

Ekstremistët nga të dyja palët duan të kontrollojnë të gjithë tokën midis lumit dhe detit me çdo mjet të nevojshëm. Nëse secili prej tyre lejohet të fitojë terren të mëtejshëm, kjo luftë do të bëhet edhe më vdekjeprurëse se sa është tashmë.

Çelësi, pra, është përdorimi i perspektivës së një zgjidhjeje me dy shtete për të nxitur forcat e moderuara nga të dyja anët – dhe për ta bërë këtë shpejt, përpara se më shumë njerëz t’i nënshtrohen fatalizmit ose dëshpërimit. Një rihapje e tillë nuk do të ndodhë pa një angazhim të fortë dhe të qëndrueshëm ndërkombëtar nga SHBA-ja, BE-ja dhe shtetet e tjera arabe. Me Rusinë që është izoluar me luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, komunitetit ndërkombëtar do t’i duhet një format i ri për të zëvendësuar Kuartetin e mëparshëm për Lindjen e Mesme (BE, SHBA, Kombet e Bashkuara dhe Rusia).

Megjithëse zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe gjetkë mund ta largojnë vëmendjen vitin e ardhshëm, çështja duhet të bëhet një prioritet kryesor pas kësaj. Nuk duhet të heqim dorë kurrë nga diplomacia. Tani na u risoll në vëmendje se cila do të ishte alternativa tjetër e kësaj.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. There Is Only One Way Forward in Gaza

Etiketa: AdministrataAntony BlinkenBashkimi EvropianBEBidenBinyamin NetanyahuDhunëgazGazaGazëHamasihebrehebrenjIzraelIzraeliJoe BidenJordanKombet e BashkuarakonfliktLufteMarrëveshjaMasaPalestinapaqePiSprogresProject SyndicaterajoniRusiaSamitiSan FranciskoSekretari Amerikan i ShtetitSHSHBATerroristUkrainëVetëvendosjeXi JinpingZgjedhjet
Tjetri
Mazhoranca miraton buxhetin mes tymit dhe kaosit në Kuvend

Mazhoranca miraton buxhetin mes tymit dhe kaosit në Kuvend

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.