AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mazhoranca miraton buxhetin mes tymit dhe kaosit në Kuvend

Deputetët e shumicës parlamentare ngritën kartonat për të votuar të miratuar në parim projek-buxhetin e qeverisë për vitin 2024 të hënën, ndërsa salla e seancave plenare ishte mbushur me tym nga flakadanët e ndezur nga deputetët e opozitës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:25 | 20/11/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët socialistë ngrejnë kartonat jeshilë mes tymit të flakadanëve në Kuvend. Foto: LSA.

Në një situatë të tensionuar në sallë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla hodhi në votim edhe katër projektligjet për tatimet dhe taksat që shoqërojnë projektbuxhetin, duke deklaruar miratimin e tyre me 83 vota, një shifër që më vonë u saktësua nga zyra e shtypit si 73.

Seanca zgjati vetëm disa minuta dhe nuk pati asnjë diskutim, ndërsa buxheti ishte shqyrtuar në komisionet parlamentare që kanë zhvilluar mbledhjet online dhe pa praninë e opozitës.

Opozita nisi protestën para orarit zyrtar të nisjes së seancës, duke zhvendosur karriget e deputetëve dhe duke tentuar të bllokojë foltoren, ulësen e kryetares dhe ato të ministrave, por një numër i shtuar i oficerëve të gardës në Kuvend ndaluan bllokimin e podiumit kryesor.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi antikushtetuese dhe të paprecedentë sjelljen e Gardës.

“Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama,” tha Bardhi për mediat pas seancës.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi votimin e buxhetit një proces pa vlerë juridike.

“Nuk ka asnjë evidencë për votimin,” pretendoi Berisha.

Në një reagim në platformën X Kryeministri Edi Rama komentoi sjelljen e opozitës si “sjellje rruge” dhe “dhunë”.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur,” shkruajti ai direkt pas seancës plenare.

Deputetët e grupimit më të madh të opozitës prej disa javësh tentojnë të bllokojnë zhvillimin normal të komisioneve dhe seancave plenare si protestë për rrëzimin nga ana e mazhorancës të kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore për konçensionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Deputeti i opozitës, Flamur Noka mban në duar një flakadan në Kuvend. Foto: LSA.
Kryeministri Edi Rama mes tymit në seancën për projektbuxhetin 2024. Foto: LSA.
Forcat e Gardës në Kuvend. Foto: LSA.
Etiketa: buxhetideputetDrejtësiaEdi RamaFlamur NokaGarda e RepublikësGazmend BardhiGazment BardhiKomisionet hetimore parlamentareKomisionet parlamentareKryeministri Edi RamaKuvendLindita NikollaLufteOpozitaParaPartia DemokratikePDProjektbuxheti 2024RamaSali BerishaSeancaSHSistemi TIMSTaksatVotavotim
I mëparshmi

Në Gazë ka vetëm një zgjidhje

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gilda Hoxha– Gjykata e Dibrës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Gilda Hoxha– Gjykata e Dibrës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gilda Hoxha– Gjykata e Dibrës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.