AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shtyhet sërish vendimi për masën e sigurisë së Berishës

Kur pritej që gjyqtarja Irena Gjoka të shpallte vendimin lidhur me kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo e shtyu seancën për t’u dhënë kohë avokatëve të depozitojnë formalisht një kërkesë të dytë për përjashtimin e saj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:47 | 28/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sali Berisha në Tiranë më 21 dhjetor 2023 pasi Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të tij ndaj arrestit. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e shtyu edhe një tjetër herë shpalljen e vendimit për masën e sigurimit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi u dha kohë avokatëve që të depozitonin formalisht një kërkesë të dytë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Prej të martës më 26 dhjetor, nga ana e gjykatës nuk është arritur të merret vendim lidhur me kërkesën e SPAK për caktimin e masës “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën e kaluar, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor, por seanca e tre ditëve më parë u shty pasi përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me provat shoqëruese.

Po ashtu, avokatët e Berishës kërkuan të martën edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se ish-kryeministri Berisha ka qenë kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, kur sipas tij është marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Gjoka.

Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata dhe të mërkurën u njoftua se vendimi për masën e Berishës të shpallej të enjten, por kjo seancë zgjati pak minuta. Sipas një njoftimi të përcjellë nga gjykata, seanca u shty për të shtunën më 30 dhjetor, për t’u dhënë mundësi avokatëve të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues.

Avokatët deklaruan pas shtyrjes së seancës, se kanë marrë provat që sipas tyre mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nato.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Në tetor të këtij viti, SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, si person i dyshuar se ka përfituar miliona euro në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë, në kohën kur kryeministër ishte i vjehrri. Berisha dhe Malltezi i kanë mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieArrestimEdi RamaEuroFatos NanoGenc GjokutajGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitGjykatëGjykatësImunitetiIrena GjokaKodi i Procedurës PenaleKryeministri Edi RamakryetarKuvendMASNATOndalimPartisë DemokratikeRamaSali BerishaSeancaSokol MengjesiSPAKVendimVendimi
I mëparshmi

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Alfred Belerit për ndryshim mase arresti

Tjetri

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare Dick Marty

Tjetri

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare Dick Marty

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.