AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Hija e Vangjel Toçit zë vend të madh në amfiteatrin antik të Durrësit

Në 25-vjetorin e vdekjes, arkeologu legjendar durrsak kujtohet për kontributin e tij për zbulim e monumenteve antike dhe vizionin për administrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prof Vangjel Toci gjate krijimit te Parkut Arkeologjik

Amfiteatri antik i Durrësit vazhdon të ketë të njejtën pamje të vitit 1970, kur u ndërprenë punimet për zbulimin e plotë të tij.

Për më shumë se një gjysmë shekulli, ndërhyrjet mbi të kanë qenë shumë të pakta.

Projektet për hapjen e plotë të arenës dhe galerive i përkasin vitit 2020, kur Ministria e Kulturës, Bashkia e Durrësit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ADF, arritën një marrëveshje për zbatimin e planit të menaxhimit të integruar.

“Që nga ajo ditë, banorët e zonës janë ftuar vetëm një herë në takimet prezantuese të projekteve”, tha për BIRN Ed Bërdaku, i cili bashkë me vëllezërit, që nga vitet 1950, jeton në një nga godinat pranë perimetrit të monumentit.

“Thuajse të gjithë familjarët e banesave pranë janë shprehur të gatshëm për transferimin në një vend tjetër, me qëllim hapjen e shkallareve dhe shfrytëzimin e amfiteatrit për qëllime turistike,” shton Bërdaku, i cili shprehet dyshues për kompensimet e ulëta, transparencën e projekteve të paraqitura, si dhe për ritmet e ngadalshme të zbatimit. 

Banorët kujtojnë se gjithçka ka dalë në sipërfaqe deri tani i përket zbulimit të arkeologut Vangjel Toçi në periudhën 1966-1970. 

Më parë, aty ndodhej një lagje e madhe dhe askush nuk kishte dijeni mbi monumentin që e bëri të njohur Durrësin edhe në arenën ndërkombëtare.

Megjithëse vendi kalonte vitet e izolimit të madh komunist, zbulimi i amfiteatrit zgjidhi shpejt prishjen e 33 banesave dhe transferimin e 55 familjeve gjithsej.

Katër vite u deshën për zbulimin e monumentit me diameter 136 metra dhe lartësi deri në 20 metra.

Po aq kohë ka kaluar nga marrëveshja trepalëshe mes institucioneve dhe, deri tani, në amfiteatër nuk ka ndodhur asgjë konkrete.

Pas pak ditësh miqtë e Vangjel Toçit (11 tetor 1920 – 29 janar 1999) do të kujtojnë 25-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke vlerësuar edhe zbulimet e disa mozaikëve, të sanktuarit të Afërditës, termave romake, hartimin e platformës për zbulimet nënujore, projekti për parkun arkeologjik bregdetar, etj.

Prof. as dr. Brikena Shkodra  tha për BIRN se “çdo strukturë monumentale antike, apo çdo objekt i kulturës materiale që ekspozohet në Muzeun Arkeologjik të Durrësit “thërret” emrin e këtij personaliteti të albanologjisë.

“Ai ishte jo vetëm kërkues, por edhe një administrator vizionar dhe efikas i vlerave të trashëgimisë kulturore,” vlerëson arkeologia Shkodra.

Në rrugicën mbi shkallaret e anës lindore të amfiteatrit aktualisht është transferuar vetëm një familje, e cila pranuar shumën e kompensimit.

“10 familjet e tjera kanë hapur pjesërisht padi civile. Ne e dimë që procesi do të vonojë, ashtu siç jemi të sigurt se kemi të drejtë”, tha Eugen Simaku për BIRN, një nga familjet me të njëjtin mbiemër që jetojnë në këtë hapësirë që në vitet 1940. 

“Thuajse të gjithë nuk janë dakord me shumën e shpërblimit të kompensimit, me të cilën nuk blihet dot as një apartament në periferinë e largët të Durrësit, e jo më në qendër ku jetojmë tani”, shprehet Eugeni, i cili prej vitesh jeton me shqetësimin e banesës.

Duket se institucionet dhe monumentet e Durrësit në shekuj janë ngritur në të njëjtën zonë në qendër të qytetit.

Amfiteatri antik, Torra mesjetare, Forumi rrethor, Termat romake, muret bizantine, etj janë zbuluar pas viteve 1950, kur qytetit 3,000-vjeçar I mungonin plotësisht monumentet e lashtësisë.

Bashkëjetesa kaotike me nëntokën muze të Durrësit u ndërlikua pas viteve 1990 dhe siç shprehet prof. Brikena Shkodra, gjatë 30 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë zbulim të plotë arkeologjik.

“Vangjel Toçi pati sukses sepse diti dhe mundi, falë mbështetjes se institucioneve dhe bashkëpunëtorëve të tij, të koordinonte rezultatet e kërkimit shkencor me linjën ideore të promovimit dhe prezantimit të vlerave arkeologjike të qytetit,” nënvizon arkeologia Brikena Shkodra.

Banorët e zonës së amfiteatrit janë mjaft të vëmendshëm ndaj informacioneve në media apo vendimeve për të ardhmen e monumentit dhe të banesave të tyre.

Një prej tyre ka mësuar se në javën e parë të janarit qeveria ka shpallur në fletoren Zyrtare një VKM tjetër mbi pjesën e trashëgimisë kulturore të Durrësit. Kjo sipas tyre e bën edhe më të largët e të pasigurt të ardhmen e familjeve që ndodhen mbi amfiteatër.

“Para disa vitesh, ministrja e kulturës Margariti, foli publikisht për një dosje me destinacion UNESCO-n, e cila po përgatitej nga dikasteri për të ardhmen e amfiteatrit”, tha për BIRN, Abdulla Deliallisi, kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton”.

“Tani flitet se një dosje e tillë po  përgatitet për bulevardin ‘Epidamn’, nga Xhamia e Madhe drejt Portit dhe qytetarët nuk janë të qartë mbi synimet e projektuesve”, u shpreh z. Deliallisi, i cili gjithashtu banon pranë amfiteatrit.

Delliallisi nuk  bie dakord me projektin e transferimit të familjeve në zonën e ndërtimeve të reja me rastin e tërmetit dhe që ndodhen pranë Shën Vlashit.

Ashtu siç e konsideron shumën e kompensimit tepër të ulët për zonën ku ndodhen godinat e familjeve në të gjithë perimetrin e monumentit 1900-vjeçar.

Bashkëqytetarët durrsakë e quajnë Vangjel Toçin, jo vetëm zbuluesin e dhjetëra monumenteve, por drejtuesin vizionar, i cili rrezikoi jo pak për të mbrojtur identitetin e zbulimeve të veta.

“Drejtori Vangjel Toçi, i cili lëvizte nëpër qytet me biçikletë, kishte një vëlla të pushkatuar pa gjyq në vitin 1947 dhe pasojat në këto raste ishin të njohura”, tha Abdulla Delialllisi, shoqata e të cilit ka ndikuar që tre vjet më parë arkeologut të shquar ti jepej dekorata “Nderi i Kombit”.

“Titulli ‘Qytetar nderi’ dhe vendosja e emrit të tij në një rrugë pranë amfiteatrit  janë dhënë 3-4 vitet e fundit, pas presionit qytetar”, kujton z Deliallisi.

Bërdaku mendon se figura e arkeologut nuk është vlerësuar ashtu siç duhet.

“Megjithatë, një  bust kushtuar Vangjel Toçit, që e punoi në bronx skulptori Qazim Kërtusha, e hodhën në një një qoshe të oborrit të muzeut,” përfundoi ai.

Etiketa: Abdulla DeliallisiAmfiteatriarkeologArkeologjiBanorëBashkiaBashkia e DurrësitBIRNBrikena ShkodraDakoDekoratadosjeDurrësi AutoktonEpidamnEugen SimakuFamiljeFondi Shqiptar i ZhvillimitGjyqKompensimetMarrëveshjamarrëveshjeMediaMinistria e KulturësMjaftmozaikpadiParaPunëPunëtorPunëtorëQazim KërtushaQeveriaSHTermat romakeTorraUNESCOVangjel ToçIVKMxhamia
Tjetri
Autoritetet bëjnë një sy qorr ndaj tregtisë së paligjshme me shpendë të egër

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Nushi – Prokuroria e Tiranës

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.