AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A do të mbijetojë Ukraina?

Ajo që Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë arritur në vazhdën e pushtimit të Rusisë që nga shkurti 2022 është e jashtëzakonshme. Por me republikanët e Kongresit që bllokojnë ndihmën e mëtejshme ushtarake të SHBA-së, ka arsye për t'u shqetësuar se çfarë do të sjellë viti i tretë i luftës.

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Ukrainës. Foto: Pixabay.

Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës po hyn në vitin e saj të tretë. Ka shumë arsye për t’u ndjerë mirë, por ka edhe arsye për t’u shqetësuar. Me pak fjalë, është momenti për të bërë një bilanc.

Ajo që Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë arritur në vazhdën e pushtimit të Rusisë që nga shkurti 2022 është e jashtëzakonshme. Rusia, një fuqi e armatosur me armë bërthamore me më shumë se trefishin e popullsisë së Ukrainës, dhjetëfishin e PBB-së së saj dhe një ushtri me shumë herë më shumë personel dhe pajisje, është luftuar thuajse në barazim. Ukraina kontrollon rreth 80% të territorit të saj, njësoj si dy vjet më parë.

Presidenti rus Vladimir Putin mendoi se lufta e tij pushtuese do t’i ngjante pushtimit të tij të mëparshëm të Ukrainës në vitin 2014, kur forcat ruse pushtuan dhe morën shpejt Krimenë dhe pjesën më të madhe të rajonit lindor të Donbasit. Ai e shihte Ukrainën, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara si të dobëta dhe të ndara. Ai gjithashtu u besoi gjeneralëve të tij kur ata premtuan se Ushtria Ruse ishte e fortë dhe se do të mposhtte çdo rezistencë që mund të bënte Ukraina.

Të gjitha këto supozime kanë rezultuar të gabuara. Por, megjithatë, ka arsye për t’u shqetësuar.

Kundërsulmimi i shumëpritur i Ukrainës, i projektuar për të çliruar territorin dhe për të garantuar një fitore në fushëbetejë ose të paktën avantazh që do të krijonte terrenin për diplomaci premtuese, u refuzua. Rusia ka mësuar të jetojë me sanksionet ekonomike perëndimore dhe i është drejtuar Kinës dhe Indisë për eksportet e saj jetike.

Sanksionet ushtarake perëndimore janë shmangur gjithashtu: Rusia ka vazhduar t’i shesë armë Indisë dhe të tjerëve dhe t’i blejë ato nga Koreja e Veriut dhe Irani. Ajo ka qenë gjithashtu në gjendje të blejë teknologji dhe produkte gjasme civile që mund të ripërdoren për përdorim ushtarak. Ajo ka zgjeruar bazën e saj industriale të mbrojtjes dhe tani ka një avantazh të konsiderueshëm ndaj Ukrainës në sasinë e artilerisë dhe municionit që mund të dërgojë në fushën e betejës.

Rusia tregon pak shenja lodhjeje. Pavarësisht nga numrit tepër të lartë të humbjeve të jetëve në fushën e betejës, që vlerësohet të jetë më shumë se 300,000 trupa ruse të vrarë ose të plagosur, kontrolli i medias dhe narrativës publike nga Putini i ka lejuar Kremlinit ta ulë në minimum mospajtimin dhe të bindë shumë rusë se vendi i tyre është viktima dhe jo agresori.

Ndërkohë, Ukraina po tregon shenja përçarjeje politike. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo shkarkoi gjeneralin e tij të lartë. Më e rëndësishmja, Ukraina po jas vështirësi në fushën e betejës, kryesisht për shkak të republikanëve në Kongresin Amerikan që bllokuan një paketë ndihme ushtarake prej 60 miliardë dollarësh. Opozita republikane duket se pasqyron një përzierje izolacionizmi të ringjallur, simpati për autoritarizmin e Putinit dhe një dëshirë partizane për të mos i dhënë presidentit Joe Biden një fitore politike përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntor.

Në mënyrë ideale, Biden do të jetë në gjendje të bindë mjaftueshëm republikanë që të punojnë me të dhe me kolegët demokratë për të miratuar një këst të ri ndihme, që është në interesin strategjik të Amerikës. Por nuk mund të mbështetemi te ky rezultat, pavarësisht provave në rritje se Ukrainës po i mbarojnë armët dhe municionet dhe, si rezultat i kësaj, po përjeton vështirësi në rritje për t’i bërë ballë presionit ushtarak rus.

Kjo ngre pyetjen: Si mundet Ukraina dhe miqtë e saj në Evropë dhe gjetkë të mbushin të paktën një pjesë të boshllëkut të lënë nga një SHBA që nuk është më e gatshme të ofrojë nivele të konsiderueshme ndihme?

Evropa tashmë ka rënë dakord t’i sigurojë Ukrainës më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë të re ekonomike; së bashku me të tjerë (si Koreja e Jugut dhe ndoshta Japonia), nevojitet gjithashtu një plan i koordinuar për t’i siguruar Ukrainës armë dhe municione, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet më mirë dhe të godasë shënjestra të rëndësishme ushtarake ruse. Në të njëjtën kohë, miqtë e Ukrainës duhet ta ndihmojnë atë të rindërtojë dhe zgjerojë industrinë e saj të armëve, në mënyrë që të bëhet më pak e varur nga aftësia dhe vullneti i të tjerëve për të siguruar burimet që kërkon lufta.

Në të njëjtën kohë, Ukraina mund të reduktojë nevojat e saj për burime dhe të shpëtojë jetë duke miratuar një strategji ushtarake kryesisht mbrojtëse. Mbrojtja dhe ruajtja e 80% të vendit që tani kontrollon Ukraina është e realizueshme dhe thelbësore. Ukraina nuk do të hiqte dorë nga asgjë duke përqafuar një qëndrim të tillë, duke pasur parasysh se çlirimi ushtarak i Krimesë, Donbasit dhe zonave të tjera të pushtuara nga Rusia nuk është në në plan, të paktën në termin afatshkurtër. Dhe ajo mund të vazhdojë të kërkojë kthimin e plotë të territorit në tryezën e negociatave nëse dhe kur të fillojnë bisedimet serioze.

Nëse furnizimi me armë do të përcaktojë se si do të jetë Ukraina këtë vit, zgjedhjet presidenciale dhe ato të kongresit në SHBA në nëntor do të kontribuojnë ndjeshëm në atë si do të shkojë viti 2025 edhe më tej. Nëse Biden rizgjidhet dhe nëse Senati amerikan kalon në kontrollin e republikanëve, siç presin shumë, por demokratët rimarrin Dhomën e Përfaqësuesve, atëherë do të jetë gati terreni për rikthimin e ndihmës ekonomike dhe ushtarake të SHBA-së dhe ndoshta për një lidhje midis Ukrainës dhe NATO. Kjo do ta bënte Putinin të ndryshonte mendimin  se koha është në anën e tij, duke rritur shanset që diplomacia të dilte në plan të parë.

Megjithatë, nëse ish-presidenti Donald Trump fiton dhe republikanët mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, Ukraina do të përballet me një të ardhme shumë më të vështirë. Barra e sigurisë së Ukrainës do të binte edhe më shumë mbi veten dhe mbi miqtë e saj në Evropë dhe Azi. Nëse ata tregohen të gatshëm dhe të aftë për të mbushur pjesën më të madhe të boshllëkut të lënë nga tërheqja e mbështetjes nga ana e SHBA-së, mund të parashikohet një ngërç i zgjatur në fushën e betejës, pasuar nga diplomacia konstruktive. Në rast të kundërt, Putini ka të ngjarë ta shfrytëzojë avantazhin e tij në fushën e betejës dhe të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm për të imponuar rezultatin që ka kërkuar që në fillim.

Dallimi midis këtyre dy të ardhmeve është i madh. Rreziku në lojë për Ukrainën, Evropën dhe botën është shumë i madh. Presidenti kinez Xi Jinping, me planet e tij për Tajvanin, po vëzhgon me interes të madh se si do të përfundojë kjo gjë.  Po ashtu edhe Irani. Nëse SHBA-ja tregon se nuk është e gatshme të përmbushë detyrimet e saj dhe të mbështesë rregullin e ligjit ndërkombëtar se territori nuk mund të fitohet me forcë, do të gjendemi përballë një të ardhmeje shumë më të dhunshme dhe më të rrezikshme se e kaluara.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Will Ukraine Survive?

Etiketa: ArmëBidenDonald TrumpEvropafitoreIraniJaponiaJoe BidenKontrolliKorejaKoreja e VeriutLuftaLufta Rusi-UkrainembështetjeMbrojtjaNATOOpozitapaktPBBProject SyndicatePutinrepublikaneRusiaSenatiSHSHBAShtetet e BashkuarateknologjiTrumpUkrainaUkrainëushtriUshtriaviktimaVladimir PutinVolodymyr ZelenskyXi JinpingZgjedhjet
Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Konfiskohen pasuritë e një të dënuari për vrasje në tentativë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.