AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS tërheq Amnistinë Penale; s’ka konsensus për uljen e dënimit të të korruptuarve

Grupi parlamentar i Partisë Socialistë tërhoqi nga rendi i ditës projektligjin për Amnistinë Penale pasi nuk arriti dot konsensusin me opozitën për të miratuar një amendament që ulte dënimet e zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posaçme për korrupsion.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ulsi Manja, Mireala Kumbaro dhe Bledi Çuçi në Kuvend | Foto: LSA

Opozita kundërshtoi ndryshimet e minutës së fundit të bëra në komisionin e ligjeve, ku deputetët socialistë dhe Ministria e Drejtësisë i hapën rrugën përfshirjes së zyrtarëve publikë të dënuar për korrupsion apo shpërdorim detyre në kategorinë e përfituesve, duke keqpërdorur një amendament të dorëzuar në Kuvend nga opozita.

Ky ndryshim në projektligj u jep ulje me 1 vit burg të dënuarve burra nga Gjykata e Posaçme dhe me 1 vit e gjysmë burg të dënuarve gra dhe të mitur nga e njëjta gjykatë – e cila shqyrton kryesisht vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe krimin e organizuar.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se grupi socialist kishte bërë kërkesë për tërheqjen nga rendi ditës pa dhënë një argumentim për arsyen e tërheqjes edhe pse ishte e qartë se PS nuk kishte numrin e duhur të votave për ta miratuar.

Tentativat për konsensus me anë të amendamenteve të propozuara nga deputetë të grupimeve të opozitës nuk shkuan ashtu siç duhet.

Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi tha pas seancës plenare se socialistët tentuan të mashtronin opinionin publik duke ia faturuar opozitës ndryshimet nga të cilat përfitonin të dënuarit për korrupsion.

“Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, nga i cili do duhet të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish, drejtorë, të korruptuar të kësaj qeverie”- tha ai duke e quajtur të “papranueshme” këtë gjë.

Sipas tij miratimi nëpër komisione ishte bërë me një procedurë jotransparente dhe shtoi se, “me një procedurë të tillë dhe pa konsensus me opozitës nuk mund të ketë kurrë votën e asnjë opozitari”.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se PS i ka solide votat e saj në Parlament, por projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive.

“Ne i kemi votat solide. Ka edhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Do shohim çdo ndodhë në ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë”, deklaroi Çuçi në një komunikim me mediat jashtë Parlamentit.

Miratimi i Amnistisë Penale kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash dhe Partia Socialiste në pushtet është duke kërkuar aleatë mes partive të opozitës për ta miratuar atë.

Sipas  qeverisë nga amnistia pritet të përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar.

Etiketa: Bledi ÇuçiBurgdeputetGazment BardhiGjykataGjykata e PosaçmegraKorrupsionkryetarKuvendLigjLindita NikollaOpozitaparlamentPartiaPartia SocialistePartisë SocialisteProjektligjProjektligjiPSSHShpërdorim detyretë miturulje
Tjetri
Prokurori Gëzim Copa konfirmohet me shumicë votash

Prokurori Gëzim Copa konfirmohet me shumicë votash

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.