AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ligji për Zonat e Mbrojtura krijon “hapësira për korrupsion” – thonë organizatat

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës kritikuan miratimin e ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura, ndërsa i bënë thirrje presidentit që të mos e dekretojë atë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:26 | 27/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forumi për Fuqizimin e Rolit Mbikqyrës të Legjislativit në Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion të Projektligjit për Zonat e Mbrojtura”. Foto kortezi: ACER.

Mazhoranca socialiste miratoi të enjten e kaluar një ligj që i hap rrugëve ndërtimeve për arsye ekonomike dhe turistike brenda Zonave të Mbrojtura, duke anashkaluar konsultimin publik dhe kundërshtimin e organizatave mjedisore dhe Bashkimit Europian.

Por shoqëria civile është e shqetësuar se procedura e ndjekur, mungesa e konsultimit dhe mungesa e analizës së impaktit  të tij krijon hapësira ligjore për korrupsion, ndërsa parlamenti nuk e luajti rolin e tij mbikëqyrës në rastin e këtij ligji.

Problematikat e lidhura me miratimin e këtij ligji ishin në qendër të një forumi të organizuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ACER, me temë “Fuqizimi i Rolit Mbikqyrës të Legjislativit në Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion të Projektligjit për Zonat e Mbrojtura”.

Drejtoresha e fondacionit Westministër, Valbona Kuko, tha se forumi ishte parashikuar që t’i paraprinte miratimit të ligjit dhe të ndihmonte parlamentin në përmirësimin e llogaridhënies e mbikëqyrjes parlamentare, por proceset nuk u zbatuan nga ana e Kuvendit dhe ligji kaloi me një urgjencë të pajustifikuar.

“Ky ligj tejkaloi afatet proceduriale, duke mos bërë një analizë të hapësirave për korrupsion apo të impaktit që do të ketë,” tha Kuko duke shtuar se po kërkohet nga Kuvendi që të implementohen në rregulloren e tij zbatimi i këtyre proceseve për çdo projektligj.

Ndërsa për drejtorin ekzekutiv të ACER, Zef Preçi, ndryshimet e reja në ligjin e Zonave të Mbrojtura janë bërë për të legjitimuar grabitjen e këtyre pasurive natyrore dhe e gjithë procedura ishte në funksion të këtij qëllimi.

“Oligarkët dhe krimi i organizuar kërkojnë hapësira për investim,” tha Preçi duke shtuar se “përmes copëtimit të zonave të mbrojtura justifikohen dhe veprime të tjera antiligjore që janë ndërmarrë deri sot me lejet e ndërtimit”.

Sipas Preçit, ky duket të ketë qenë edhe synimi i mazhorancës që shmangu konsultimin publik për variantin final të ligjit.

Aktivistët kërkojnë mundësitë për të ndalur hyrjen në fuqi të ligjit, duke i bërë thirrje Presidentit për të mos e dekretuar dhe duke kërkuar mbështetjen e deputetëve të opozitës për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe për protesta qytetare kundër ligjit.

Deputetët e opozitës të pranishëm në tryezë u treguan të gatshëm për t’i mbështetur në këto përpjekje. Deputeti Agron Shehaj, tha se problemi i miratimit të këtij ligji nuk ishte procedurial, por tërësisht politik.

“Ju thoni a ka shtigje për korrupsion në këtë ligj, unë them që vetë ligji është një aferë korruptive,” u tha ai aktivistëve, duke sjellë si shembull rastin e Gjirit të Manastirit në Parkun e Butrintit që u hoq nga zonë e mbrojtur, para se të jepej leja për investim strategjik.

Deputetja demokratike, Jorida Tabaku theksoi se qeveria dhe mazhoranca kanë përdorur një skemë proceduriale për të kaluar ligje problematike, duke shmangur konsultim publik.

“Arsyeja përse qeveria përdor skemën e një projektligji të propozuar nga deputetët dhe më pas jep ‘mendim’ i cili miratohet, bëhet për të shmangur gjithë situatën me dëgjesat publike,” tha Tabaku, duke e parë miratimin e këtij ligji të lidhur me zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho njoftoi aktivistët mjedisorë se deputetët e opozitës po shohin mundësitë ligjore për ta ankimuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe për t’i bërë thirrje publike presidentit që t’a rikthejë atë në Kuvend për shkak të ndjeshmërisë dhe kundërshtisë që ka krijuar tek shumë aktorë.

Ndryshimet në ligjin në fuqi u propozuan fillimisht nga një grup deputetësh dhe mbi draftin e tyre u bënë dëgjesat publike me aktorë të shoqërisë civile, por në momentet e fundit një variant i ardhur nga qeveria u miratua pa konsultim publik dhe duke anashkaluar thirrjen e BE-së për tërheqjen e tij.

Sipas këtij varianti, brenda Zonave të Mbrojtura do të lejohet ndërtimi strukturave të mëdha turistike dhe çdo veprimtari apo infrastrukturë tjetër mbështetëse në funksion të tyre, si dhe kalimin e vendimmarrjes për këto zona në varësi të Këshillit Kombëtar i Territorit, një organ shtetëror që nuk e ka detyrim ligjor konsultimin publik në vendimmarrje.

 

Etiketa: ACERAgron ShehajaktivistAktivistëAnalizëBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEdemokracideputetdetyrimErisa XhixhoFinalGjykatëInvestimet strategjikeJorida TabakuKonsultimi publikKorrupsionKrijonkrimiKrimi i organizuarkushtetueseKuvendKuvendiLigjOligarkëParaProjektligjProjektligjiProtestaQeveriaSHShoqeria civileshqiptareValbonaValbona KukovariantZef PreçiZonat e Mbrojtura
I mëparshmi

Gjykata e Lartë cakton seancë për kalimin e “21 janarit” në SPAK

Tjetri

Gëzim Çela do të ekstradohet drejt Shqipërisë

Tjetri
Gëzim Çela do të ekstradohet drejt Shqipërisë

Gëzim Çela do të ekstradohet drejt Shqipërisë

640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.