AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dhëndri i Trump planifikon të marrë Sazanin dhe Zvërnecin për resorte

Pasi socialistët në parlament zhbënë ligjin për Zonat e Mbrojtura, biznesmeni Jared Kushner shpalli plane për resorte në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, të dyja parqe kombëtare në Shqipëri, bën të ditur Bloomberg.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vinça të ndryshkur të mbetur nga koha kur Porti i Sazanit përdorej vetëm nga anijet ushtarake. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, shpalli të premten në një intervistë për Bloomberg se ka në plan të zhvillojë për resorte turistike ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri, investime që duket se lidhen me vendimin kontrovers të socialistëve shqiptarë në pushtet për të zhbërë ligjin për Zonat e Mbrojtura, në kundërshti me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, Kushner deklaroi se në zonën e Zvërnecit synon të ndërtojë dhjetëmijë njësi akomodimi turistike ndërsa në Sazan imazhet janë gati për vila dhe hotele. Kushner nuk bëri të ditur se mbi çfarë marrëveshjeje, procedure prokurimi apo kontrate do të zhvillohen këto projekte, të cilat janë në pronë publike në Shqipëri dhe nominalisht të mbrojtura nga legjislacioni mjedisor. Ajo që bëhet e ditur është që kompania e tij e investimeve mbështetet nga fonde nga vendet arabe.

Vetëm pak ditë më parë, socialistët me “opinionin” e qeverisë miratuan, pavarësisht kundërshtimeve nga Brukseli, ndryshime në ligjin Për Zonat e Mbrojtura, ndryshime të cilat efektivisht i bëjnë këto zona “të pambrojtura”. Sipas ligjit të propozuar, qeveria ka të drejtë të miratojë investime në këto zona, të cilat shtrihen përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe kanë rëndësi të madhe për biodiversitetin.

Ishulli i Sazanit është pjesë e Parkut Kombëtar Sazan Karaburun, i vetmi park tokësor dhe detar në Shqipëri. “I vetmi Parku Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan është një mrekulli e gjallë e natyrës Shqiptare. Ky park konsiderohet si shtëpia e 36 specieve detare me rëndësi ndërkombëtare mes tyre kemi dhe specie të cilat i përkasin listave të llojeve të rrezikuara. Ekosistemi ujor/detar “Karaburun – Sazan”, i shpallur “park kombëtar detar” (kategoria II),” shkruhet në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Kjo duket se nuk e ka penguar Kushnerin të bëjë gati planet për ndërtime, gjë që duket se kanë nisur që para se ligji shqiptar, i cili teorikisht ishte një propozim i disa kryebashkiakëve socialistë përmes disa deputetëve që zakonisht nuk njihen për propozime, të bëhej publik në Tiranë.

Shqipëria është një vend i prekur nga fenomeni i kapjes së shtetit, në të cilin, ligjet nuk qeverisin një gjendje, por miratohen sipas kërkesës së një pale specifike. Ligjet me porosi konsiderohen si e kundërta e shtetit të së drejtës apo shtetit të sundimit të ligjit pasi siç vërehet edhe në këtë rast, ligjet nuk janë të barazvlefshme për të gjithë, por mund të ndryshohen sipas kërkesave specifike të një njeriu apo një grupimi të caktuar.

Pyetur nga BIRN, qeveria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Etiketa: BIRNBloombergBrukselideputetDonald TrumpEdi RamaFondeHoteleinvestimeIshulli i SazanitJared KushnerKaraburunKryebashkiakmrekulliParaQeveriaSazanshqipShqipëriShqipëriashqiptareTrumpZonat e MbrojturaZvërnec
Tjetri
Rithemelimi njihet si partner politik në parlament nga socialistët

Rithemelimi njihet si partner politik në parlament nga socialistët

710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.