AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania po ndërton bazën më të madhe të NATO-s në Evropë

Puna ka nisur për zgjerimin e bazës ushtarake Mihail Kogalniceanu në Rumani, për ta transformuar atë në bazën më të madhe ushtarake të NATo-s në Evropë.

Madalin NecsutungaMadalin Necsutu
2 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy helikopterë sulmi Apache të ushtrisë amerikane po zbarkojnë trupa nga Divizioni Ajror 101 në një stërvitje të zhvilluar në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu të NATO-s pranë qytetit të Konstancës në Rumani më 31 Mars 2023.

Baza ushtarake Mihail Kogqlniceanu, pranë qytetit të Konstancës në Rumani, në brigjet e Detit të Zi, do të bëhet baza më e madhe e NATO-s në Evropë dhe do të kapërcejë bazën amerikane në Ramstein të Gjermanisë sa i përket përmasave.

Baza e re do t’i japë Rumanisë një rol të shtuar në arkitekturën e sigurisë së NATO-s dhe një pozicion force më të madhe në Detin e Zi, det që aktualisht dominohet ushtarakisht nga Rusia. Baza do të jetë në gjendje të mbajë 10 mijë ushtarakë dhe civilë nga koha kur punimet do të kenë përfunduar në vitin 2030.

NATO dhe SHBA do të zhvendosin një pjesë të logjistikës dhe të burimeve njerëzore nga Ramstein te baza Mihail Kogalniceanu.

Punimet e zgjerimit pritet të kushtojnë 2.7 miliardë dollarë dhe puna për rrugët e aksesit dhe rrjetit elektrik me kapacitet të lartë ka filluar sakaq. Autoritetet e Rumanisë kanë shpronësuar 2,400 hektarë për këtë qëllim duke paguar 5,500 euro për hektar.

“Do të ndërtohen shtëpi sociale për individët që shërbejnë apo familjet e tyre. Do të ketë shtëpi në formën e blloqeve të apartamenteve, shtëpi individuale, kopshte, çerdhe dhe shërbime shëndetësore, farmaci, shkolla, çdo gjë që nevojitet,” tha komandanti i bazës Nicolae Cretu.

Duke mbuluar një zonë prej gati 3 mijë hektarësh, baza do të jetë më e madha në Evropë. Ramstein në Gjermani zë aktualisht rreth 2 mijë hektarë territor.

Pista aktuale e aeroportit do të dyfishohet dhe do të shërbehet nga depozitat e karburantit dhe shumë hangarë për lloje të ndryshme avionësh luftarakë dhe dronësh. Plani i NATO-s përfshin ndërtimin e një piste të dytë  për avionët.

Përveç infrastrukturës së re ushtarake, baza Kogalniceanu do të përfshijë infrastrukturë  civile, si shkolla, kopshte, dyqane dhe një spital.

Gjenerali Virgil Balaceanu, president i Shoqatës  së Oficerëve në Rezervë dhe ish-përfaqësues i Rumanisë në komandën e NATO-s në Bruksel, i tha Radio Rumanisë se Ukraina dhe lufta atje nuk janë larg Rumanisë.

Me një luftë në kufi, ai tha se Rumania duhet të përgatitet edhe për skenaret më pesimiste të mundshme dhe se forcimi i pozicionit mbrojtës dhe përgatitja për të diskurajuar një agresion janë çështje me rëndësi thelbësore.

Në vitet e fundit, Rumania ka investuar në mënyrë masive në sektorin e mbrojtjes. Për vitin 2024 ushtria do të ketë një buxhet prej mbi 20 miliardë eurosh, me një rritje 45 për qind në krahasim me vitin 2023. Paraja do të përdoret  kryesisht për blerjen e armëve moderne.

Sipas të dhënave të bëra publike, përfshirë sasinë e parave të shpenzuara më 2023, Rumania planifikon të shpenzojë rreth 320 miliardë lei ose rreth 65 miliardë euro për investime ushtarake deri në vitin 2027.

Etiketa: agresionArmëBrukselEuroGjermaniinvestimeKufiLuftaLufta Rusi-UkraineNATOpresidentPunaRumaniRumaniaRusiaSHSHBAshkollaSpitalUkrainaUshtria
Tjetri
Amerika ka nevojë për më shumë emigracion

Amerika ka nevojë për më shumë emigracion

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.