AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Suficiti i qeverisë arrin në një nivel të ri ‘absurd’

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, një në çdo pesë lekë taksa që qeveria arkëtoi nga shqiptarët mbeti e pashpenzuar, ndërsa investimet publike shënuan një minimum historik dhe suficiti buxhetor shënoi një rekord të pakonceptueshëm në historinë e vendit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe ministrja e instrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku duke inspektuar punimet e paneleve diellore ne kantierin e punimeve për parkun fotovoltaik | Foto: LSA

Teorikisht dhe praktikisht, Shqipëria është një vend me nevoja bazë për shërbime publike, të tilla si rrugë, kanalizime e ujësjellësa, mungesa e të cilave përbën një pengesë madhore në zhvillimin ekonomik dhe vendit dhe dëmton në mënyrë domethënëse cilësinë e jetës. Dhe në situatë normale, mënyra se si mund të sigurohen paratë për të financuar zhvillimin e infrastrukturës është çështja kryesore që zë debatin politik në çdo vend.

E pra, njihuni me vendin që, megjithëse ka mangësi të jashtëzakonshme në infrastrukturë, përfshirë rrugë të pariparuara prej vitesh dhe të mbushura me gjithë gropa, furnizim të parregullt me ujë dhe mungesë akute kanalizimesh të ujërave të zeza dhe impiantesh të përpunimit të tyre, nuk debaton se si mund të sigurohen paratë për këto punë, sepse paratë janë me tepri, por debaton për faktin që qeverisë i mungon aftësia apo vullneti për t’i bërë këto punë, punë që hyjnë kategorinë e funksionimit bazë të qeverisjes.

Përgjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shqiptarët paguan 164 miliardë lekë taksa e tatime në buxhetin e shtetit (afërsisht 1.6 miliardë euro), por qeveria shpenzoi vetëm 130 miliardë lekë, duke lënë një suficit prej 34 miliardë lekësh të pashpenzuara.

Sjellja rakitike e shpenzimeve buxhetore është në fakt tipike e qeverisë së kryeministrit Edi Rama përgjatë të gjithë historisë së saj që vijon prej një dekade. Në mënyrë të vazhdueshme, shpenzimet buxhetore janë lënë për muajt e fundit të vitit, fenomen që është kritikuar në mënyrë të përsëritur nga Fondi Monetar ndërkombëtar si “përdorim joefikas” i parasë publike. Por situata duket se ka arritur në një nivel të ri absurd këtë vit.

Kështu, ndërsa, fjala vjen, në vitin 2022, suficiti në tremujorin e parë të vitit ishte afro 22 miliardë lekë, në tremujorin e parë të vitit 2023 u rrit në 30 miliardë lekë. Këtë vit, gjithsesi, u shënua një rekord i ri me suficit në masën 34 miliardë lekë. Me pak fjalë, një në çdo pesë lekë të arkëtuara nga buxheti mbetën të pashpenzuara.

Ky është edhe viti në të cilin shpenzimet kapitale po shënojnë një ngadalësi të pabesueshme. Përgjatë tre muajve të parë të këtij viti, investimet publike ishin 4.9 miliardë lekë, shumica e të cilave, të kryera në mars.

Buxheti i shtetit përbën afërsisht një të tretën e të gjithë ekonomisë kombëtare dhe sjellja rakitike e shpenzimeve buxhetore ka shumë gjasa që shkakton pasoja zinxhir negative dhe krejtësisht të panevojshme. Të 34 miliardë lekët e pashpenzuara, të cilat me kursin e sotëm të këmbimit kushtojnë afërsisht 340 milionë euro, janë të barabarta me 1.7% të PBB-së vjetore dhe afërsisht sa 7% e PBB-së tremujore. Dhe në vend që këto para të ishin bërë rritje ekonomike, mbahen në llogarinë e qeverisë pranë bankës qendrore për arsye, të cilat, qeveria nuk merr mundimin t’i shpjegojë.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitEdi RamaEuroMASParapasojaPBBQeveriaRamaSHshpenzimeshqipShqipëriShqipëriataksaTatimeUjësjellës
Tjetri
‘Po trajtohem si statistikë’; KPA tërhiqet për vendim ndaj Antoneta Sevdarit

‘Po trajtohem si statistikë’; KPA tërhiqet për vendim ndaj Antoneta Sevdarit

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.