AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS voton e vetme komisionin kontrovers të ‘antikorrupsionit’

Shumica parlamentare votoi me 74 vota pro për ngritjen e një komisioni të posaçëm, i cili ndër funksionet e tij, veç premtimeve për të nxitur luftën ndaj korrupsionit, do të ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
19:24 | 30/05/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti në seancë plenare. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Shumica parlamentare votoi të enjten me 74 vota pro ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, i cili ndër funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë. I njohur ndryshe edhe si komisioni “antikorrupsion”, ai është rezultat i një rezolute të propozuar nga mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe i kundërshtuar deri më tani nga opozita.

“Komisioni i Posaçëm në zbatim të rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi”, thuhet në vendimin e votuar në parlament.

Komisioni do të ketë anëtarë kryetarin dhe nënkryetarin e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe kryetarin e nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Kryetari i këtij komisioni nuk u caktua në seancë, por ai do i përkasë shumicës parlamentare, e cila do të ketë edhe shumicën në këtë komision.

Bazuar në formatin e bërë publik nga Kuvendi, anëtarë të komisionit janë Klotilda Bushka (PS), Dhurata Çupi (Tyli) PD, Jorida Tabaku, (PD), Etilda Gjonaj, (PS), Flutura Açka (PD), Evis Kushi (PS), Eduard Shalsi, (PS), Sorina Koti, (PD) dhe Toni Gogu, (PS). Një anëtar i 10 nga opozita do duhet të caktohet, pasi Jorida Tabaku është kryetare edhe e Komisionit për Çështjet Europiane edhe e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Pavarësisht se pretendon se ka për qëllim konsensusin, Komisioni do të jetë nën kontrollin e shumicës  e cila ka kryetarin dhe shumicën e anëtarëve në të.

Grupimet e opozitës nuk morën pjesë në votim, ndërsa më herët kanë shprehur kundërshti dhe dyshime mbi qëllimet e shumicës.

Në seancën kur u votua rezoluta që i hapi rrugë ngritjes së komisionit, kryetar i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, që kontrollon një grup më të vogël deputetësh në Kuvend, tha se nisma ishte një “akt elektoral” dhe “komplot i pisët kundër SPAK”. Kreu i grupit parlamentar më të madh të opozitës, Gazment Bardhi e cilësoi atë të panevojshme. Opozita deri tani nuk është shprehur nëse do të marrë apo jo pjesë në komisionin e posaçëm.

 

 

Etiketa: BashaBashkimin EvropiandeputetDhurata ÇupiEdi RamaEduard ShalsiEduart ShalsiEtilda GjonajEvis KushiFlutura AçkaGazment BardhiJorida TabakuKlotilda BushkaKomisionKryeministri Edi RamakryetarKuvendKuvendiLulzim BashanismaOpozitaparlamentPartia SocialistePDPiSPSRamaRezolutaRezoluta anti-korrupsionSeancaSHshqipSPAKToni GoguVotavotim
I mëparshmi

Dy qëndrimet e Kolegjit për vlerësimin e gjyqtares Alma Hicka

Tjetri

Më të numërta por pa fjalë, një studim ekspozon pabarazinë gjinore në këshillat bashkiake

Tjetri
Më të numërta por pa fjalë, një studim ekspozon pabarazinë gjinore në këshillat bashkiake

Më të numërta por pa fjalë, një studim ekspozon pabarazinë gjinore në këshillat bashkiake

marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.