AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BIRN shënon fundin e luftës së Kosovës me ekspozitën “Reporting House”

Një ekspozitë tre mujore hapet javën e ardhshme në Prishtinë, e cila do të eksplorojë mbulimin mediatik të luftës në Kosovë dhe mënyrën se si artistët e kanë interpretuar trashëgiminë e saj çerek shekulli që atëherë.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e “Reporting House” në Prishtinë. Foto: BIRN

Duke shënuar 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, javën e ardhshme në qendër të Prishtinës do të hapet një ekspozitë që do të shfaqë mbulimin mediatik të luftës që përmbylli shekullin e 0-të në Evropë, krahas veprave artistike që trajtojnë trashëgiminë e saj.

E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita tre mujore “Reporting House” prezanton një seksion tërthor të artefakteve të gazetarëve, fotografëve dhe punonjësve të medias të kohës, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që eksplorojnë dhe reflektojnë mbi ndikimi i luftës së viteve 1998-1999 në dekadat që pasuan.

Ekspozita e merr emrin e saj nga muzeu i BIRN-it “Reporting House” dhe hapësira e komunitetit që po përgatitet në Sarajevë dhe që synon të tregojë historinë e shpërbërjes së Jugosllavisë përmes prizmit të mbulimit mediatik.

Në Prishtinë, ekspozita do të hapet në ish-shtëpinë e mallrave “Germia” më 10 qershor dhe do të mbyllet më 10 shtator.

“Njëzet e pesë vjet pas përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, Kosova është një rast i rrallë në të cilin një aleancë ndërkombëtare ndërhyri për të shpëtuar jetë dhe kjo funksionoi”, tha Jeta Xharra, drejtoreshë ekzekutive e BIRN në Kosovë dhe një nga realizueset e ekspozitës.

Posteri i “Reporting House”. Ilustrimi: BIRN

“Që nga fundi i luftës në Kosovë, ne kemi parë kriza të tjera humanitare si Gaza, Ukraina, Siria, Afganistani në të cilat njerëzit po vdisnin dhe Perëndimi e lejoi këtë të ndodhte.”

“Kjo është arsyeja pse ne kosovarët nuk mund të lejojmë të jemi të vetëkënaqur dhe të mos i kujtojmë vetes se sa unike dhe e paprecedentë ishte lufta jonë. Edhe pse gati një milion njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre, një milion njerëz u rikthyen brenda një jave pas kapitullimit të Serbisë.”

E kuruar nga Gazmend Ejupi, ekspozita “Reporting House” përmban 150 kronika televizive nga Kosova ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga një sërë transmetuesish të huaj, si dhe fotografi dhe artikuj të shtypur.

Kontribuesit në këtë ekspozitë përfshijnë Jeremy Boëen dhe Ben Broën të ​​BBC-së, fotografin e Magnum, Thomas Dëorzak, fotoreporterët kosovarë Ilaz Bylykbashi dhe Hazir Reka, Andreë Testa nga Neë York Times, themeluesin e Frontline Vaughan Smith dhe disa të tjerë.

Ekspozita do të prezantojë gjithashtu punën e artistëve Anri Sala (Shqipëri), Adrian Paci (Shqipëri), Goncalo Mabunda (Mozambik), Lala Meredith Vula (MB-Kosovë), Zhana Kadyrova (Ukrainë), Lana Cmaijcanin (Bosnje dhe Hercegovinë), Olafur Eliasson (Islandë-Danimarkë), Laura Imami (Mbretëria e Bashkuar), Besa Llugiqi (Kosovë), Vullnet Jakupi (Kosovë) dhe Vita Kasapolli (Kosovë).

Krahas ekspozitës kryesore në ish-shtëpinë e mallrave “Germia”, Hamami i Madh dhe Paper Gallery në Prishtinë synojnë të krijojnë ambient ​​për përsiatje dhe dialog, duke nderuar kujtimin e të prekurve nga lufta në Kosovë dhe përpjekjet drejt zgjidhjes paqësore të konfliktit.

Etiketa: AfganistaniBIRNBosnjedialogfotografiGazagazetarKosovaKosovëKrizaLuftaMbretëria e BashkuarMuzeuNATOPunëSHshqipShqipërishtatorSiriaUkraina
Tjetri
Ndotësit e mbetjeve farmaceutike dhe spitalore i shmangen drejtësisë

Fitoi tendera pa pajisje, arrestohet pronari i kompanisë së mbetjeve spitalore

marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.