AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti: Liria dhe pluralizmi i medias në Shqipëri është në rrezik të lartë

Raporti i përvitshëm mbi pluralizmin në media nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias për vitin 2023 vë në dukje se situata e medias në Shqipëri u rëndua në disa tregues dhe se media në vend dhe liria e saj është e rrezikuar nga mungesa pluralizmit, mungesa e lirisë editoriale dhe varësia nga politika.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grafike ilustruese e MPM2024

Raporti i përvitshëm mbi pluralizmin në media nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias, CMPF,  në Institutin Evropian Universitar në Firence për vitin 2023 e vendos Shqipërinë në listën e vendeve me një media në ‘rrezik të lartë’.

Raporti i përpiluar nga ekspertë kombëtar, që merr në konsideratë një sërë treguesish në katër fusha të ndryshme, vë në dukje se në pjesën më të madhe ato mbetën të pandryshuar nga viti i kaluar, por treguesi i pluralizmit të medias u përkeqësua ndjeshëm.

“Tre nga katër fushat e treguesve mbi lirinë e medias dhe pluralizmit, përfshirë Mbrojtja Themelore (55%), Gjithëpërfshirja Shoqërore (69%) dhe Pavarësia  Politike (70%) regjistruan ndryshime të pakta ose nuk ndryshuan fare në krahasim me vlerësimin e mëparshëm. Ndërkohë, rreziku u rrit në fushën e Pluralizmit të Medias (92%)”, shkruhet në raport.

Raporti përpilohet për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vendet kandidate, përfshi Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është një raport i përvitshëm i financuar nga Bashkimi Evropian dhe është në vitin e 10 të publikimit. Në Shqipëri raporti u përpilua nga Kristina Voko, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri dhe Besar Likmeta, kryeredaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri.

Bazuar në të dhënat e bëra publike nga CMPF, Shqipëria është një nga vendet me situatën më të rënduar në rajon dhe në një pjesë të treguesve si ai i pluralizmit të hapësirës mediatike, zë vendin e fundit në Evropë me një shkallë të rrezikut prej 92 për qind. Vendi nuk rezulton mirë as sa i përket pavarësisë së medias nga politika, duke lënë pas në këtë tregues vetëm tre vende: Turqinë, Hungarinë dhe Serbinë.

Raporti vë në dukje një sërë problemesh të medias në vend, përfshirë mungesën e sigurisë për gazetarët dhe ndikimin e pronarëve të kompanive mediatike që cenojnë lirinë editoriale.

“Siguria fizike e gazetarëve nuk është gjithmonë e garantuar, kushtet e punës mbeten të këqija ndërsa autoriteti i medias nuk është i pavarur nga ndikimi politik. Tendencat e punësimit dhe të të ardhurave nëpër sektorë të ndryshëm të medias në përgjithësi janë negative apo stacionare, ndërsa ndikimi politik dhe ekonomik nga pronarët e medias minon mundësinë për raportim të ekuilibruar dhe të pavarur”, thuhet në raport.

Raporti i CMPF vë në dukje se situata për median në vendet e BE dhe pesë vendet kandidate është e komplikuar dhe vetëm pak prej shteteve të monitoruara kanë rrezik të ulët.

Drejtori i CMPF, profesor Pier Luigi Parcu në mesazhin e tij pas prezantimit të raportit tha se ishte vërejtur ngritja e një sërë pengesave të reja paralelisht me transformimin digjital të medias dhe se nevoja për të mbështetur median e lirë ishte gjithmonë e më e madhe.

“Sot më shumë se kurrë, ka një nevojë emergjente për të mbështetur gazetarinë dhe pluralizmin e medias”, tha ai. Drejtori i CMPF-së tha se shteteve të BE-së dhe atyre pjesë e këtij monitorimi do u kërkohej marrja e masave për të forcuar lirinë e medias.

Sa i përket Shqipërisë raportuesit kanë renditur një listë të gjatë rekomandimesh në të cilat kërkohen ndryshime që do të ndikonin në përmirësimin e situatës. Rekomandimet përfshijnë kërkesa për një barazim më të madhe gjinore në menaxhimin e medias, më shumë hapësirë për pakicat dhe ngritjen e mekanizmave vetërregullues për të “luftuar gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore në sferën digjitale, veçanërisht në fushatat që shenjtërojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut”.

Raporti po ashtu rekomandon ndalimin e praktikës së përdorimit nga media të materialeve të prodhuara nga partitë politike apo autoritetet shtetërore në lajme dhe në programet informative dhe masa më të forta rregullatore, “për ta bërë mbajtjen e posteve qeveritare të papajtueshme me pronësinë   medias”.

Raportuesit po ashtu rekomandojnë një sërë masash mbi transparencën e pronësisë së mediave dhe masa për mbrojtjen e gazetarëve apo redaktorëve nga shkarkimet e padrejta dhe një ndarje të qartë mes rolit të tyre me atë të reklamuesit. Raportuesit sugjerojnë po ashtu një rregullim të qartë ligjorë për të mbrojtur gazetarët nga “Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)” dhe dekriminalizimin e plotë të shpifjes.

Etiketa: Autoriteti i MediasBashkimi EuropianBashkimi EvropianBashkimit EuropianBEDekriminalizimDekriminalizimiFirenceFushafushatagazetarHungariKandidatelajmeLiriaMaqedoniMasaMbrojtësit e të Drejtave të NjeriutMbrojtjaMediaMonitorimiMPM2024ndarjePunëPunësimirajonraportRaportirrezikShkarkimShpifjeshqipShqipëriShqipëriaSiguriaSLAPP
Tjetri
KPA njihet me bisedimet përfundimtare në çështjen e ish-ndihmësit ligjor, Periand Teta

KPA njihet me bisedimet përfundimtare në çështjen e ish-ndihmësit ligjor, Periand Teta

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.