AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA njihet me bisedimet përfundimtare në çështjen e ish-ndihmësit ligjor, Periand Teta

Komisionerja Publike Irena Nino deklaroi se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi vendosjen e ndalimit të ish-ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, Periand Teta që të emërohet në disa funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, ndërsa subjekti i cilësoi të pabazuara dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit për ndërprerjen e procesit pa vendimmarrje përfundimtare, ose urdhërimin e vijimin të hetimit administrativ ndaj tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPA, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Periand Teta në KPA | Foto: Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 28 qershor me bisedimet përfundimtare në çështjen me objekt rivlerësimi kalimtar, për ish-këshilltarin ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Periand Teta, për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të deklarojë përfundimin e vetingut pa një vendimmarrje përfundimtare. Komsionerja Publike, Irena Nino deklaroi në seancën e të premtes se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit, si dhe kundërshtoi si të pabazuara kërkimet alternative të Tetës, për lënin në fuqi të vendimit, ose urdhërimin  Komisionit që të vijonte me hetimin administrativ ndaj tij. Teta i cilësoi qëndrimet e Komisioneres për kërkimet e tij si shkaqe të reja që nuk janë parashtruar në ankim, si dhe abuzive.

Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 deri në korrik të 2017-ës, kur është liruar nga detyra me me urdhër të ish-kryetarit të atëhershëm. Urdhëri lirimit ka ardhur pasi Teta ka kërkuar të dijë për vijueshmërinë e punës së tij, në kushtet që gjyqtares pranë të cilës punonte si këshilltar, i kishte përfunduar mandati në qershor të vitit 2016.

KPK ka konstatuar se Teta ka dhënë pëlqimin në mënyrë të heshtur për ndërprerjen e kontratës së tij të punës si ndihmës ligjor, pasi nuk e ka ankimuar atë në gjykatë. Megjithatë Teta ka parashtruar kërkesën për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit vullnetarisht si ish-këshilltar, pasi plotësonte kriterin trevjeçar të punësimit që i jepte statusin si ndihmës ligjor.

Pas fillimit të hetimit administrativ për Tetën, Komisioni i ka kërkuar Gjykatës së Lartë informacion për pagesat e tij, prej nga ka rezultuar se periudha efektive e punësimit kur është trajtuar me rrogë, rezultonte nga data 3 shkurt 2014, deri më 18 korrik 2016. Me argumentin se nuk provohej që Teta të kishte punuar si ndihmës ligjor për tre vjet, Komisioni çmoi se ai nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit ex officio dhe as nuk mund të trajtohet si ish-këshilltar ligjor, duke arritur në konkluzionin se ai nuk ishte objekt i ligjit të vetingut.

Komisionerja Nino vlerësoi se vendimi i Komisionit nuk është i drejtë dhe i bazuar, pasi arsyetimi i fakteve dhe rrethanave ligjore është jo i qartë dhe i pamjaftueshëm për shmangien e zbatimit të nenit G të aneksit të Kushtetuës, ku përcaktohet se në rastet e dorëheqjeve të subjekteve të rivlerësimit, vendoset dhe sanksioni që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Komisionerja Publike vlerëson se urdhëri për lirimin e Tetës nga detyra, për shkak të ndryshimeve ligjore, nuk përbën arsye për përfundimin e marrëdhënies së punës së tij. Sipas saj, akti për lirimin e subjektit nga detyra është nxjerrë në mungesë të kompetencës së kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike dhe për rrjedhojë Teta nuk e ka humbur statusin e ndihmësit ligjor dhe ndërprerë marrëdhënien e punës për shkak të këtij urdhri.

“Nga ana tjetër, duket se subjekti i rivlerësimit e ka humbur statusin, për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të tij, në kushtet kur, ndërsa nuk kontestoi urdhërin e kryetarit të Gjykatës së Lartë për lirimin nga detyra në rrugë ligjore, ka shfaqur vullnetin për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, duke filluar punë në Ministrinë e Drejtësisë, në pozicionin e inspektorit pranë Drejtorisë së Inspektimit Gjyqësor”, konstatoi Nino në parashtrimin e bisedimeve përfundimtare dhe vlerësoi se kjo situatë përmbush kushtet për t’u kualifikuar si dorëheqje nga detyra, në kuptimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që përcakton ndalimin e emërimit në disa funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Ajo paraqiti qëndrime edhe lidhur me kërkimin e subjektit për vendimmarrje alternative, atë të lënies në fuqi të vendimit të KPK, ose urdhërimit të shkallës së parë të vetingut për vijimin e hetimit administrativ ndaj tij. Nino solli në vëmendje të Kolegjit se Teta në apelin kundërshtues ndaj ankimit të saj, subjekti ka qenë dakort me rezultatet e hetimit administrativ.

“[…]Në këtë dakortësi me arsyetimin ligjor dhe logjik të Komisionit, subjekti nuk ka paraqitur parashtresa, si edhe ka zgjedhur të mos shprehë vullnetin e tij, duke mos u paraqitur as në seancën dëgjimore publike”, konstatoi Nino dhe shtoi se Teta pretendon se përfundimi i marrëdhënies së punës si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka ardhur për shkaqe ligjore dhe jo si pasojë e një kërkese të shprehur nga ana e tij apo vullnetit personal.

Nino vërejti se Teta, vetëm në fazën e gjykimit në Kolegj, kërkoi si vendim alternativ prishjen e vendimmarrjes së KPK dhe urdhërimin e vijimit të vetingut ndaj tij. Ajo theksoi se subjekti nuk ka kryer ankim ndaj vendimit të Komisionit brenda afatit 15 ditor dhe për rrjedhojë ky kërkim nuk mund të ngrihet para Kolegjit.

Sipas Komisioneres, kalimi i afatit në rastin konkret nga ana e subjektit, ka shuar të drejtën e ankimit për këtë kërkim. Ajo i kërkoi Kolegjit të mos e pranojë kërkimin për vendimmarrje alternative.

Në përfundim, Komisionerja tha se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi që Kolegji të ndryshojë vendimin e KPK, të ndërpresë procesin e vetingut ndaj Tetës, si dhe t’i ndalojë atij emërimin si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare.

Teta i cilësoi qëndrimet që Nino parashtroi të premten, si shkaqe të reja që nuk kanë qenë të përfshira në ankim dhe si abuzive. Ai tha se megjithëse duket si evoluim i parashtrimeve, ato janë shkaqe të reja.

Në përfundim, Teta deklaroi se u qëndronte parashtrimeve dhe kërkesës për lënien në fuqi të vendimit të KPK, ose prishjen e asaj vendimmarrje dhe urdhërimin e vijimit të hetimit administrativ ndaj tij.

Pasi u njoh me pretendimet e palëve, Kolegji u tërhoq për të marrë vendim që njoftoi se do ta shpalli më datë 17 korrik, në orën 14:00.

 

Etiketa: AnkimApeliDakoGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareInspektorIrena NinoKëshillit të Lartë GjyqësorKëshilltar ligjorKolegjKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKParaPeriand TetaprokurorPunërivlerësimiVendimVendimi
Tjetri
Opozita ngre akuza për manipulim të dhënash të Censusit

Opozita ngre akuza për manipulim të dhënash të Censusit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.