AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Jo vetëm turistë nga BE, por edhe punonjës në sektorin e turizmit

Të huajt që kanë ardhur si punonjës, e jo si pushues në Shqipëri, vlerësohen si një aset i ri në qytetin bregdetar të Durrësit.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anton Ilen nga Shtutgarti punon në një restorant në Durrës | Foto: G. Kabashi

Punëtorë nga vendet e Lindjes kanë rifilluar të punojnë këtë verë edhe në sektorin e turizmit në Durrës.

Ndërkaq, nuk janë të pakët shtetasit e huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, që e kanë gjetur mjaft tërheqës punësimin në të njëjtin sektor.

Të mësuar vetëm me praninë e perëndimorëve si turistë në Shqipëri, fenomeni i ri çudit jo pak herë edhe vendasit.

Bruno Duma, i cili administron një plazh privat jo larg qytetit të Durrësit, mbeti i habitur kur një klient i huaj, i ofroi shërbimet e tij në fushën e kuzhinës.

“Anton Ilen, që vjen nga Shtutgarti (Gjermani) u ofrua të përgatiste barbekunë në lokalin tonë gjatë stinës  së verës”, tha Bruno për BIRN, ndërsa më prezantonte me punonjësin e ri.

I qeshur dhe pa komplekse, 62-vjeçari gjerman tha se kishte ardhur për herë të parë në Durrës marsin e kaluar.

“Në vendlindje kam punuar në industrinë e tekstilit, por kuzhina mbetet pasioni im,” tha Antoni për BIRN, teksa përgatiste prushin me qymyr në një qoshe pas banakut.

Toni, siç e thërrasin kolegët e tij më të rinj  në moshë, tregon se e kam marinuar që herët në mëngjes mishin dhe është bërë gati të përgatis shishqebapët.

“Më pëlqen këtu; shkoj shumë mirë me të rinjtë e stafit dhe “avash avash” po mësoj edhe ndonjë fjalë në gjuhën shqipe”, tregon Toni.

Antoni po kërkon një apartament në të njejtën zonë për një periudhë 1-vjeçare.

“Dua të sjell edhe gruan, pasi me siguri do të na bëjë mirë edhe për shëndetin”, tregon ai.

Shumë më i madh numri i të rinjve italianë, të cilët kanë preferuar ti bëjnë praktikat parauniversitare në Durrës.

Brenda një viti, mbi 100 djem e vajza të moshës 18-21 vjeç nga qytete të ndryshme të  vendit fqinj kanë punuar në hotelet, baret dhe restorantet e plazhit, por jo vetëm.

Gabriel Bardheti, që kujdeset për ecurinë e punës dhe sistemimin e tyre tha për BIRN se “pjesa më e madhe sapo kanë mbaruar shkollën e mesme, dhe nëpërmjet programit Erasmus 1, u krijohet mundësia të bëjnë praktikën në vende të ndryshme”.

Sipas Bardhetit, Spanja dhe Portugalia janë vende të preferuara nga programi parauniversitar, por kohët e fundit Shqipëria po shihet gjithnjë e më tepër si një alternativë mjaft e mirë”.

“Recepsioni i hoteleve, shërbimi si kamarierë në bare e ristorante, bashkë me italishten që njihet shumë mirë nga klientët e bëjnë punën e tyre në Durrës mjaft tërheqëse,” tha Gabrieli, duke nënvizuar se disa prej tyre kanë kërkuar të rikthehen përsëri në Durrës, edhe kur periudha 2-4 mujore e praktikës ka përfunduar.

Edhe punëdhënësit e tyre shqiptarë, që fillimisht janë skeptikë, ndjehen mirë me punonjësit e huaj nga BE, ndoshta edhe prej faktit që pagesat mujore të tyre i mbulon programi Erasmus.

“Ishte e këndshme të punoje me ta,” tha për BIRN, Ismail Saliko, i cili drejton një shtëpi botuese.

“Mjaft komunikues, e shumë bashkëpunues,” tha Saliko për dy vajza e dy djem që punuan në biznesin e tij, duke kujtuar me keqardhje se “në të kundërt djemtë e një shkolle profesionale në Durrës mezi pritën të përfundonte praktika mësimore”.

Vajzat dhe djemtë nga Italia sistemohen në Durrës në kushte mjaft të mira nën kujdesin e programit mësimor europian.

E njejta gjë që nuk ndodh me ata që vijnë nga Azia.

Fatlinda, që banon në Plazh, 6 kilometra në jug të qytetit të Durrësit dhe që jep dhoma me qira, tha për BIRN se “një sipërmarrës vendas i turizmit kërkoi të sistemonte gjatë verës 12 punonjës nga Bangladeshi, vetëm në tre dhoma”.

“Mund të flejnë edhe në krevate me dy kate, si marinarët,” më këshilloi biznesmeni, kur i kujtova se mund të merrte edhe një dhomë tjetër për ta zgjidhur problemin,” tha Fatlinda, e cila në fund e kishte parë më të arsyeshme të mos i pranonte qeraxhinjtë në kushte poshtëruese për ta.

Udhërrëfyesit turistikë në vendin tonë, jo në të gjitha rastet janë shqiptarë.

Aktualisht në Durrës, mjaft grupe që vijnë nga Polonia drejtohen nga guida bashkëatdhetarësh.

Ali Michal ka ardhur për të pestin vit radhazi në Durrës.

“Herën e parë punova si animator për grupet e polakëve, ndërsa tani jam angazhuar si udhërrëfyes  për periudha 4-6 mujore,” tha Aliu për BIRN. “Pjesën tjetër të vitit bëj të njëjtin profesion në zonat turistike malore të Italisë së veriut,” shtoi ai.

31-vjeçari ka lindur dhe jetuar në Varshavë, por pamja e dëshmon qartazi prejardhjen e të atit nga Libani.

Tani që ka filluar të flasë edhe në gjuhën shqipe, djaloshi polak ndjehet mirë mes miqve vendas, por edhe me grupet e polakëve të cilët i shëtit për një javë në Berat, Sarandë, Krujë, etj.

Michal ka përfunduar studimet në degën e marketingut, por historinë e vendit tonë e ka mësuar nga librat dhe nga miqtë e tij shqiptarë.

“Xhino nga Vlora, që ka studiuar në Poloni, më ka orientuar shumë për historinë dhe gjeografinë,” shpjegoi ai.

“Më pëlqen më shumë Durrësi se sa Tirana,” shprehet 31-vjeçari që jeton në qytetin bregdetar. “Është qytet i qetë dhe deti e bën mjaft tërheqës”.

Të huajt që kanë mbërritur si punonjës, e jo si pushues, vlerësohen si një aset i ri në Durrës. Punëdhënësit e tyre e vlerësojnë bashkëpunimin e krijuar, duke nënvizuar edhe disiplinën e punës që i dallon të ardhurit nga vendet e Europës së bashkuar.

“Kur bëj krahasimin e tyre me djemtë tanë të shkollës profesionale, e kuptoj ndryshimin që ende kemi me Evropën në mentalitetin e punës,” tha Ismail Saliko.

“Shkollarëve tanë duhet tua kërkosh të kryejnë një punë, ndërkohë që moshatarët e tyre evropianë e kanë përfunduar atë,” përfundoi Saliko.

Etiketa: Ali MichalAnton IlenBangladeshBashkimit EuropianBEBeratBIRNBiznesmenbregdetBruno DumaDurrësErasmusEuroGjermaniIsmail SalikoItaliaMarinarëMjaftplazhPoloniPoloniaPunëPunësimiPunëtorPunëtorëqymyrSarandëSHshqipShqipëriShqipëriaSpanjaTiranaturistVlora
Tjetri
Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar, ndahet nga jeta

Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar, ndahet nga jeta

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.