AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protestuan para Ramës në QSUNT, policia shoqëron 4 aktivistë

Aktivistët tentuan t’i afroheshin kryeministrit Edi Rama në mbyllje të takimit të tij në QSUNT, por u ndaluan nga forcat e policisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:13 | 01/07/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë takimit në QSUNT.

Aktivistës e “Qendresës Qytetare” protestuan të hënën në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe u shoqëruan në polici, ndërsa kryeministri Edi Rama po mbante një takim me drejtues të kësaj qendre mbi skandalin e Onkologjikut, ku prokuroria zbuloi një skemë abuzive me pacientët.

Rama i cilësoi mjekët e përfshirë në këtë skandal si “maskarenj” dhe përdori sërish termin “përgjegjësi personale”, duke larguar nga qeverisja e tij përgjegjësinë për korrupsionin në sistemin e shëndetësisë. Ai premtoi që zgjidhja do të vinte nga menaxherë të huaj, që do të asistonin autonominë e spitaleve.

Ndërkohë, policia ndaloi 4 aktivistë, të cilët tentuan t’i afroheshin kryeministrit kur doli nga QSUNT pasi njëri prej tyre e quajti “maskara”, ndërsa të tjerët në mënyrë ironike tentuan t’i jepnin një pankartë të protestës qytetare që mbahet të hënën para ministrisë së Shëndetësisë.

“O maskara, i hoqe përsëri përgjegjësitë nga vetja,” dëgjohet t’i drejtohet kryeministrit njëri prej aktivistëve, i cili menjëherë ndalohet nga forcat e sigurisë së tij në një video të shpërndarë nga organizata “Qëndresa Qytetare”.

Po ashtu, të rinjtë rikthyen në kujtesë një fjalim të Ramës në vitin 2013 kur ai premtonte shëndetësi falas, duke e vendosur me zë lartë në ambjentet e QSUNT-së.

Migen Qiraxhi, një prej aktvistëve të organizatës “Qëndresa Qytetare” dhe avokati Gentian Serjani  e cilësuan të padrejtë ndalimin e të rinjve dhe kërkuan lirimin e tyre, duke folur nga komisariati nr 4 i Tiranës.

Qiraxhi tha se ajo që bënë të rinjtë ishte një kujtesë për të gjitha premtimet që Rama nuk ka mbajtur dhe mungesës së përgjegjësisë që ai ka për këtë skandal që ka ndodhur në sistemin e Shëndetësisë.

“Po futen në burg të rinjtë aktivistë që protestojnë për të drejtat tona, ndërsa mjekët që luajnë me jetën tonë po lihen të lirë,” tha Qiraxhi, duke kërkuar lirimin e tyre.

Sipas tij, Rama tentoi përsëri të transformohej në një protestues, por ai nuk mund të jetë protestues pasi ka përgjegjësinë për atë që ka ndodhur.

Ndërsa avokati Serjanaj tha se nuk e kishin lejuar të kishte kontakt me të rinjtë e ndaluar dhe e cilësoi aktin si një tentativë për frikësimin e protestës qytetare.

“Kur dora e hekurt e shtetit përdoret ndaj aktivistëve, kjo ndodh për një arsye, për të frikësuar qytetarët,” tha avokati Serjani.

Ka një zemërim në rritje qytetar qëkur prokuroria e Tiranës bëri të ditur se drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Disa protesta qytetare janë mbajtur para ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar që të mbahet përgjegjësi dhe të ndryshohet situata e shërbimit në spitalet publike në vend.

Etiketa: aktivistAktivistëBurgEdi RamaGentian SerjaniKryeministri Edi RamaMigen QiraxhiMjekmjekëParapoliciPoliciaProkuroriaProkuroria e TiranësProtestaprotestuesQendra Spitalore Universitare Nënë TerezaQëndresa QytetareQSUNTRamaSHSkandali i OnkologjikutspitaletTiranëvideo
I mëparshmi

Liderët e fortë mbajnë peng demokracinë brenda partive politike në Shqipëri

Tjetri

Urrejtje dhe gënjeshtra: Si e anuluan autoritetet serbe një festival që nxit ndërtimin e paqes

Tjetri
Urrejtje dhe gënjeshtra: Si e anuluan autoritetet serbe një festival që nxit ndërtimin e paqes

Urrejtje dhe gënjeshtra: Si e anuluan autoritetet serbe një festival që nxit ndërtimin e paqes

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.