AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zyrtarë të ASHK-së nën akuzë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
4 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i Kallmit në veri të qytetit të Durrësit. Foto: Gezim Kabashi.

Një hetim i filluar kryesisht nga Prokuroria e Durrësit disa vjet më parë lidhur me paligjshmëri të kryera në zyrën vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ASHK, zbuloi përvetësimin përmes falsifikimit e të paktën 30 mijë m2 tokë shtet në zona të lakmuara në bregdet. Prokuroria ka gjetur përgjegjës zyrtarë e ish-funksionarë të ASHK-së Durrës, si dhe persona të tjerë, për gjashtë raste të falsifikimit të pjesëve të regjistrave hipotekorë.

Një burim pranë Prokurorisë së Durrësit i tha BIRN të enjten se, janë sekuestruar 15 regjistra të ASHK-së Durrës, prej nga janë konstatuar falsifikime në gjashtë raste. Falsifikimet janë kryer duke hequr nga regjistrat fletët ku shënoheshin të dhënat për tokën në pronësi të shtetit, që janë zëvendësuar me fletë të tjera ku pasqyrohen si pronarë të ngastrave të tokës, individë që nuk kishin asnjë lidhje me pasuritë në fjalë. Më vonë, pronat janë tjetërsuar nga këta persona që janë bërë pronarë përmes falsifikimit të regjistrave hipotekorë.

Nga hetimet e deritanishme, mësohet se përmes falsifikimeve në gjashtë raste, janë përvetësuar të paktën rreth 30 mijë m2 në fshatin Kallm dhe zonën e ish-NB Frutore të Durrësit. Identifikimi i fletëve të falsifikuara në regjistra është mundësuar nga krahasimi me regjistrat e skanuar vite më parë, nga rezulton se në pjesë të ndryshme, ata aktualë nuk përputhen me origjinalët. Prokuroria po verifikon regjistrat e skuestruar për të evidentuar çdo falsifikim apo tjetërsim tjetër të paligjshëm të pronave të kryer ndër vite.

Bazuar në të dhënat e siguruara deri tanimë nga hetimi, prokurorët e çështjes, Mediana Metaj dhe Anton Pali kanë kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit për 12 persona nën hetim, që janë pranuar prej gjyqtarit Xhevdet Lika. Ndaj sh-drejtori i ASHK-së Durrës, në kohën kur janë falsifikuar regjistrat kadastralë, Adrian Kona, është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”, për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpërdorimi i detyrës”. Për të njëjtat vepra penale është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” edhe ndaj nëpunësve të tjerë të këtij institucioni, Bledar Zerba e Rovin Zeqja. Ndërsa për zyrtarët e tjerë, Jonida Mergeja, Artur Çobani e Leandro Dervishi, të akuzuar për “shpërdorim detyre” është caktuar masa e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Masa e sigurimit “arrest në burg” është caktuar edhe ndaj të hetuarit Ramazan Sheshi, për veprat penale të “mashtrimit”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pesë të hetuarit, Shaqir Sheshi, Viktor Mataj, Arianit Mataj e Besnik Xhafa, të akuzuar për “falsifikim dokumentesh” e “mashtrim” janë lënë në “arrest shtëpie”, ndërkohë që ndaj Fiqirete Xhafës, të akuzuar edhe për pastrim parash, ëstë caktuar “detyrim paraqitje”.

Një javë më parë, SPAK përmbylli hetimet ndaj Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Rrumi, vëllait të tij, Vullnet Muça dhe gjashtë të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen për krijimin e skeme masive falsifikimi të shtrirë ndër vite me tokat nga Shijaku deri te Kepi i Rodonit, të llogaritura në vlerën e 16 milionë eurove.

 

 

Etiketa: Adrian KonaAgjencia Shteterore e KadastresAnton PaliMediana MetajTjetersimi i pronave
Bregdeti ‘i panjohur’ i Durrësit fton për eksplorim zhytësit amatorë

Zyrtarë të ASHK-së nën akuzë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

20:46 | 09/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

19:38 | 09/07/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave

19:31 | 09/07/2026
a person with a neon sticker on their arm saying no to bullying

KMD dhe Policia dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të miturës në Fier

18:09 | 09/07/2026
photo 2026 07 06 20 18 14

Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

07:28 | 09/07/2026
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.