AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kundërshtuan si të paligjshme procedurat e ndjekura për sigurimin e provave ndaj tyre dhe i kërkuan gjykatës t’i deklarojë ato të papërdorshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 05 11 14 22 34
Ilir Meta gjatë një seance gjyqësore. | Foto: LSA

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kërkuan të enjten më 9 korrik përpara trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme që të vlerësohen të paligjshme veprimet e kryera për marrjen e provave, si dhe ato të cilësohen të papërdorshme. Po ashtu, Kryemadhi përjashtoi Metën nga episodet për të cilat ajo akuzohet, duke pretenduar se nuk ka asnjë të dhënë që e lidh ish-presidentin me objektin e çështjeve të ngritura dhe ndaj saj. Ata pretenduan se prokuroria ka shmangur nga hetimet një pjesë të provave të administruara, duke krijuar akuza politike.

Në fillim të seancës maratonë që zgjati gjashtë orë, Meta dhe avokati i tij mbrojtës, Bujar Musta, i përqëndruan parashtrimet në kundërshtimin e një përgjimi të kryer në vitin 2009, që është përdorur në akuzën e ngritur lidhur me aferën CEZ DIA.

Musta deklaroi të enjten se përgjimet e bisedave telefonike nuk duhet të jenë të paqarta dhe se kërkohet një analizë e kujdesshme e provës. Ai kërkoi që të vlerësohet nga gjykata nëse provat janë marrë në mënyrë të ligjshme, duke sjellë në vëmendje se një gjë e tillë është detyrim kushtetues i organit procedues.

Musta kërkoi që të mos përdoren si prova mesazhet telefonike, për të cilat SPAK vlerëson se janë shkëmbyer mes Metës dhe Kastriot Ismailajt. Duke ngritur pretendime për paligjshmëri në procedurat e ndjekura për sigurimin e këtij përgjimi, avokati Musta u shpreh së nëse do të përdorej si provë, atëherë do të cenohet e drejta për proces te rregullt ligjor, si dhe do ngrihen pretendime për diskriminim për arsye politike.

Në vijim, avokati Musta kërkoi që çdo mesazh të shkatërrohet ose ndryshe do të kërkohet riekspertim. Po ashtu, u kërkua edhe papërdorshmëria e dëshmive e intervistave të Dritan Priftit, Ervis Matajt dhe Vojsava Ismailajt.

Meta pretendoi se mesazhet që pretendohen nga SPAK nuk janë nisur nga celulari i tij dhe kërkoi që të bëhen ekspertime për të konkluduar nëse ishte ose jo e vërtetë.

E pandehura Monika Kryemadhi paraqiti të enjten një pjesë të parashtrimeve, që sipas saj do t’i duhen rreth 40 orë për t’i përfunduar. Ajo kundërshtoi mënyrën e sekuestrimit të celularit, që u kthye në një “thesar” të dhënash për SPAK, ku bazohen akuzat për ndikimet e saj dhe të Metës në favor të biznesmenëve Samir Mane e Adrian Shatku.

Kryemadhi vërejti se Shatkun e ka kushëri dhe se është normale që të kenë komunikuar. Ndërkohë që përjashtoi që Meta të ketë pasur ndonjë lidhje, komunkim apo dijeni. Ajo bëri parashtrime të detajuara përsa i përket mënyrës së sekuestrimit të celularit, duke pretenduar se ishte realizuar nga SPAK në kundërshtim me ligjin.

Për të vërtetuar sa pretendoi, Kryemadhi konstatoi se dy vendime, një i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, dhe një i Apelit, që kanë gjykuar kërkesën e saj për kthimin e pajisjes celulare, kanë konkluduar se ajo nuk ka arritur të provojë se është pronarja e telefonit në fjalë. Sipas Kryemadhit, edhe SPAK ka argumentuar se celulari është gjetur në shtëpinë e nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Ajo shtoi se SPAK e dinte shumë mirë se jetonte tek banesa e nënës, pasi dhe aty e kishin gjetur kur kishin ushtruar kontroll.

Kryemadhi theksoi se kjo ishte taktikë e vetëdijshme e SPAK-ut, pasi në kohën kur ishte sekuestruar celulari ishte deputete dhe për rrjedhojë nevojitej që për kryerjen e kontrolleve dhe të skuestrimeve të sendeve, duhej të merrej leje nga Kuvendi.

Ajo kërkoi që të konsiderohet e paligjshme procedura e ndjekur për sekuestrimin e celularit të saj, si dhe të gjitha të dhënat të deklarohen nga gjykata si të papërdorshme.

Kryemadhi pretendoi se nuk ka asnjë të dhënë që e lidh Metën për episodet për të cilat ajo akuzohet se ka ushtruar ndikim tek kryetari i AKEP, Piro Xhixho apo për ndryshimet e një ligji për minierat.

Ajo tha se në komunikimet që janë kryer mes saj dhe Shatku-t, si dhe me persona të tjerë, konstatohet vetëm qëndrimi për të ndryshuar një vendim të marrë nga i ndjeri Sokol Olldashi, që sektorin e firbrave optike e ktheu në monopol, që administrohet prej një kompanie që atëherë nuk kishte pasur as përvojë.

Kryemadhi këmbënguli se nuk ka asnjë të dhënë që ta lidhi Metën me këto çështje. Sipas saj, komunikimet me ish-bashkëshortin i kishin pasur vetëm për tre fëmijët e tyre.

Në vijim, ajo pohoi se për këto çështje ka komunikuar me mesazhe dhe email-e me kryeministrin e atëhershëm dhe aktual Edi Rama, me ish-sekretarin e tij, Ëngjëll Agaçi, me Milena Hariton e të tjerë funksionarë të Partisë Socialiste. Sipas Kryemadhit, SPAK nuk ka hetuar këta persona dhe nuk i ka thirrur as në cilësinë e dëshmitarit.

Ndër të tjera, Kryemadhi e cilësoi akuzën e ngritur ndaj saj si shumë seksiste, duke u shprhur se nga parashtrimet e prokurorisë, duket sikur veprimet e saj janë kryer për llogari të Metës. Ai deklaroi se ka qenë e lire dhe pavarur, si dhe se ka bërë çfarë “i ka dashur qefi’.

Kryemadhi konstatoi në seancë se nuk i ishin vendosur në dispozicion nga ana e SPAK vendimet për kqyrjen e celularit dhe gjykata i vendosi në dispozicion fashikujt, ku sipas prokurorëve, gjenden ato vendime.

Avokati i Metës, konstatoi disa vendime të Gjykatës së Lartë dhe në referim të kësaj praktike gjyqësore kërkoi që deklarimet e Kryemadhit gjatë seancës të enjten, për përjashtimin e Metës nga përgjegjësisa, lidhur me episode ku ajo akuzohet, të vlerësohen nga gjykata në drejtim të provave të tjera.

Rreth orës 16:00, gjykata ndëpreu seancën që u zaktua të vijojë më datë 19 korrik, në orën 10:00.

SPAK e akuzon Metën për aferën CEZ-DIA, kontratën e lobimit të LSI-së në SHBA, ndikimet për llogari të biznesmenit Samir Mane e të Adrian Shatkut në këmbim të favoreve, pamundësinë financiare për blerjen e dy apartamenteve në ish-bllok e mosdeklarimin e shpenzimeve – akuza që janë kundërshtuar nga Metaj e Kryemadhi si të pabazuara e të inskenuara nga kundërshtarët politikë.

 

Etiketa: Ardian ShatkuBujar MustaCEZ-DIAIlir MetaKastriot IsmailajMonika KryemadhiSamir Mane
Tjetri
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

19:38 | 09/07/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave

19:31 | 09/07/2026
a person with a neon sticker on their arm saying no to bullying

KMD dhe Policia dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të miturës në Fier

18:09 | 09/07/2026
photo 2026 07 06 20 18 14

Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

07:28 | 09/07/2026
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.