AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KMD dhe Policia dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të miturës në Fier

Pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video virale ku tre vajza dhunonin një tjetër të mitur, organet ligjzbatuese dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënuan aktet e dhunshme dhe bënë thirrje për mospublikim të mëtejshëm të pamjeve, për të parandaluar një riviktimizim të të miturës së abuzuar.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
16 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
a person with a neon sticker on their arm saying no to bullying
Foto ilustruese

Më 7 Korrik në mediat online dhe rrjetet sociale qarkulloi një video virale e tre vajzave, ky dy prej tyre dhunonin një tjetër të mitur.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ngjarja daton prej 8 Qershorit 2026, kur e dhunuara ka bërë edhe kallëzim ndaj vajzave që kanë abuzuar me të.

“Menjëherë pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me parashikimet ligjore”, shkruan njoftimi i Policisë së Fierit.

“Në vijim të veprimeve hetimore, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasja L. L., 19 vjeçe, si dhe 2 shtetaset e mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre, shtetases së mitur 17 vjeçe, për motive të dobëta”, vijon njoftimi mbi procedimin e autoreve të dhunës.

Nga ana tjetër, jo vetëm akti i dhunës por edhe publikimi i videos në rrjet rreth një muaj më pas, ka ngritur shqetësime lidhur me fenomenin e bullizmit, gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes denigruese.

Në një reagim zyrtar, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka dënuar aktet e dhunës dhe ka shprehur shqetësimin e thellë për filmimin dhe shpërndarjen e këtij akti në hapësirën publike online.

“KMD dënon çdo formë dhune, poshtërimi, bullizmi, nxitjeje të urrejtjes apo sjelljeje denigruese ndaj fëmijëve dhe të rinjve”, shkruhet në reagimin publik të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Asnjë konflikt, situatë personale apo marrëdhënie shoqërore nuk mund të justifikojë dhunën fizike, psikologjike apo ekspozimin publik të viktimës”, citon KMD.

Komisioneri bëri gjithashtu thirrje që këto pamje të mos shpërndahen më tej, pasi ripublikimi i tyre rrezikon riviktimizimin e fëmijës dhe cenon dinjitetin e saj.

a person with a neon sticker on their arm saying no to bullying

KMD dhe Policia dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të miturës në Fier

18:09 | 09/07/2026
photo 2026 07 06 20 18 14

Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

07:28 | 09/07/2026
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.