AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministri i Financave nuk mban përgjegjësi për ecurinë e koncensioneve

Ministri i Financave, Ervin Mete pranoi se raportet për koncesionet ishin “të vonuara dhe të mangëta”, por ia pasoi përgjegjësinë ministrive të tjera në cilësinë e autoriteteve kontraktore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:45 | 25/07/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete. Foto: LSA.

I thirrur në një interpelancë parlamentare të enjten, ministri i Financave, Ervin Mete pranoi se raportimet që kjo ministri kishte detyrim të bënte ishin të vonuara dhe të mangëta, por hoqi përgjegjësinë nga vetja për këtë mungesë transparence në menaxhimin e fondeve publike.

Tabloja që paraqiti Mete në Kuvend tregonte për një refuzim të autoriteteve kontraktore për të raportuar në Ministrinë e Financiare për ecurinë e zbatimit të kontratave me partneritet publik-privat, duke mos bërë kështu transparente se për çfarë paguhen miliona euro në vit nga buxheti i shtetit.

“Janë autoritetet kontraktore që monitorojnë zbatimin nëpërmjet njësive të tyre të menaxhimit të kontratave dhe janë ato që raportojnë në ministrinë e Financave, që në vijim bëhet ky raport,” tha Mete, duke i kërkuar deputetit Agron Shehaj, i cili e kishte thirrur në interpelancë, që t’u drejtohej institucioneve të tjera.

“Autoriteti kontraktor është ai që ka njësinë e zbatimit të projektit dhe bordet e monitorimit dhe që raportojnë pastaj në ministri të Financave për pagesat buxhetore…”- këmbënguli Mete, duke shtuar se kjo ministri kishte bërë “përpjekje për të mbledhur raportimet nga të gjitha entet dhe autoritetet kontraktore”.

Mete nuk dha një përgjigje sepse mungonte në raport raportimi për një prej kontratave më të shtrenjta për ndërtimin e një rruge, asaj Thumanë-Kashar, duke u mjaftuar me ‘s’ka pasur raportim nga autoriteti kontraktor’.

Por ai premtoi se dikasteri i tij do të hartonte deri në shtator një dokument të risqeve fiskale pasi detyrimi i ministrisë ishte të analizonte risqet fiskale të këtyre këtyre kontratave.

Sipas Shehajt,  Mete s’mund ta trajtonte raportimin mbi kontratat koncensionare si një burokraci, por si një domosdoshmëri për të monitoruar pagesat buxhetore.

“Fajin dhe përgjegjësinë e keni ju dhe nëse minstritë e tjera nuk u japin informacione shkoni në SPAK,” paralajmëroi ai.

Deputeti kërkoi sqarime mbi raportin e fundit të ministrisë, për të cilin ai tha se ka mungesë totale informacioni për rrugën Thumanë-Kashar, ndërsa e cilësoi tallës informacionin e dhënë për kontratat e tjera.

“Ne dimë sa para jep shteti koncesionarëve, por nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e investimeve që privatët duhet të kishin bërë, zbatimin e afateve…,” tha ai.

Në raportin e publikuar në qershor koncesione të tilla si Rruga e Kombit, Aeroporti i Rinasit, Rruga e Arbrit e të tjera, mbartin përshkrime të llojit: “janë në fazë ndërtimi”, apo “punimet vazhdojnë”, por nuk përcaktohet ecuria e investimeve të dakordësuara dhe në asnjë rast nuk paraqiten të dhëna, siç ka ndodhur në raportet e viteve të mëparshme, për rastet kur kontraktori privat ka shkelur kushtet kontraktuale.

Me kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar 6 vite më parë Ministrisë së Financave iu dha një detyrë ligjore që të përgatisë një raport të përvitshëm mbi ecurinë e koncesioneve dhe ky raport duhej të ishte publik, pjesë e projekt-buxhetit të shtetit duke besuar se kështu transparenca do të nxiste llogaridhënien e qeverisë për menaxhimin e fondeve publike të dhëna me koncension. Ky raport nuk u publikua sipas këtij parashikimi në vitin 2022 dhe 2023.

Etiketa: Agron ShehajErvin MeteFondi Monetar NderkombetarInterpelanceMinistria e Financave dhe Ekonomiseraporti i koncesioneve
I mëparshmi

Një në katër familje jeton në banesa të vogla dhe të mbipopullurara

Tjetri

Gjyqtari Laurent Fuçia dërgohet për riedukim në Magjistraturë

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Laurent Fuçia

Gjyqtari Laurent Fuçia dërgohet për riedukim në Magjistraturë

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.