AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

“Turistë të përgjuar”: Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit

Një ekspozitë e re në Durrës hedh dritë mbi metodat dhe mjetet me anë të të cilave shërbimi sekret gjatë regjimit përgjonte një pjesë të turistëve të huaj që vizitonin vendin më të izoluar komunist pas Perdes së Hekurt.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muslimanë që vizitojnë Shqiprinë ndalojnë për t’u lutur | Foto nga : Alamy

Në qendër të Durrësit kohët e fundit janë përuruar disa muze-eksponate, që i bëjnë jehonë jetës qytetare shekullit të kaluar.

Nismat janë ndërmarrë privatisht nga disa zonja intelektuale, banore në qytetin antik, të cilat me risitë që sjellin, po plotësojnë gjithashtu edhe mungesën e përkohshme të dy muzeve kryesorë zyrtarë në Durrës.

Pedagoget e Universitetit Aleksandër Moisiu, Brunilda Liçaj dhe Arjana Isaku tre javë më parë hapën dyert e ekspozitës “Turistë të përgjuar”, një përmasë turistike krejt e re për vizitorët vendas dhe të huaj në qytetin antik.

Në banesën dhe oborri që zonja Albina Mima ka vënë në dispozicion të ekspozitës-muze, nuk mungon asgjë nga e djeshmja e një familjeje shqiptare, por një pjesë të madhe të elementeve muzealë e zënë dokumentet e turizmit shqiptar 1950-1980, pa harruar regjistruesit magnetofonë deri të “çimkat” përgjuese gjatë periudhës së komunizmit.

Brunilda Liçaj, ideatore e kësaj ekspozite, tha për  BIRN se “individët dhe grupet e para të turistëve filluan të vijnë në Shqipëri në vitin 1958 në një numër të kufizuar. Më vonë pjesëmarrja e ndërmarrjes shtetërore ”Albturist” në panaire promovuese europiane e shtoi numrin e tyre”.

Brunilda, e cila i ka kushtuar më shumë se një 10-vjeçar dokumentimit të kësaj teme, shton se numri më i lartë i turistëve gjatë periudhës komuniste shënohet në vitet ’84-‘85, kur brenda vitit në vendin tonë mbërritën rreth 15.300 të huaj, 5-6 përqind e të cilëve janë përgjuar me intensitet nga organet e Sigurimit, kryesisht në hotelet ku qëndronin”.

Arjana Isaku, pedagoge në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit, njëlloj me Brunildën, ka një përvojë 20-vjeçare në fushën e turizmit.

Kjo e ka ndihmuar frekuentimin ditor nga turistët e huaj të Ekspozitës së hapur pak metra pas godinës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Një vendstrehim të ndërtuar nga shteti në fillimin e viteve ’70 zonjat e kanë kthyer në një hapësirë projektimi videosh. Vizitorët e fundit ishin një grup i madh me turistë nga Polonia.

“Pastrimi i këtij bunkeri nëntokësor ka vazhduar më shumë se dy muaj ,” tregoi për BIRN znj. Isaku, duke kujtuar se për përdorimin e vendstrehimit kanë kërkuar lejen e institucioneve.

Në këtë hapësire vizitorët ndalen më gjatë dhe ndjekin një dokumentar televiziv rreth 20 minuta.

Bashkë me të dhënat e detajuara, të nxjerra nga dokumentet e këtij sektori në filmin dokumentar dëgjohen edhe dëshmitë e udhërrëfyesve turistikë të viteve ’70 – ’80, “edhe ata shpesh herë të survejuar njëlloj nga Sigurimi”,  ndërkohë Brunilda qeras vizitorët e huaj me gliko.

Brunilda Licaj dhe Arjana Isaku – harta e hoteleve të përgjuar në Shqipërinë komuniste | Foto: G.Kabashi

Oborri i shtëpisë që znj. Albina Mima, mësuese në pension, ka vënë në dispozicion të të dy pedagogeve dhe nismës së tyre nuk është i panjohur për mediat.

Arkeologia Brikena Shkodra, e cila vizitoi ekspozitën e sapohapur, kujton se pesë vjet më parë, zonja Mima mundësoi në këtë oborr një ekspeditë disa-javore, e cila nxorri në dritë lidhjen e një kompleksi termal me një tubacioni mbitokësor.

“Këtu u njohëm konkretisht me të dhëna të shekullit të 4-rt, të cilat janë të pranishme në të njëjtën lagje, por kishin mbetur pak të njohura më parë nga specialistët e kësaj fushe,” kujtoi Brikena.

“Është një punë mjaft e mirë kjo e Brunildës dhe Arjanës, pa harruar gatishmërinë e zonjës së shtëpisë për të bashkëpunuar,” shtoi ajo.

Gati 110 vjet më parë, gjatë luftës së parë botërore, dy arkeologë austriakë zbuluan shumë pranë kësaj banese mozaikun me fytyrën e hijëshme të një gruaje, i cili u bë I famshëm në botën shkencore dhe jo vetëm, me emrin “Bukuroshja e Durrësit”.

Duket se një grua e punuar me guralecë në shekullin 4-3 para erës sonë i ka vënë emrin edhe ndjeshmërisë së zonjave të Durrësit sot, të cilat po sakrifikojnë për ta ritreguar historinë e qytetit antik.

Njëlloj siç bëri edhe znj. Luljeta Dakoli, pak vjet më parë, kur vuri në dispozicion të arkeologes Shkodra oborrin e shtëpisë së saj në këtë lagje për të gërmuar në objektin arkeologjik, ende i pa gërmuar deri në fund.

Dr. Ols Lafe, i cili pak ditë më parë ka prezantuar një aplikacion digjital me titullin” “Trails Durrësi app – Shtigjet e Durrësit” e vlerëson punën e kolegeve të tij dhe shton se shumë shpejt edhe ekspozitat-muze që ato kanë hapur do të jenë pjesë e aplikacionit udhërrëfyes për vendasit dhe të huajt.

Lafe shprehet për BIRN se ky udhërrëfyes do të plotësohet edhe kur të përfundojnë punimet për restaurimin e Muzeut Arkeologjik Kombëtar si dhe punimet tek banesa ku jetoi disa kohë aktori me famë evropiane, Aleksandër Moisiu.

Përballë banesës ku është hapur ekspozita “Turistë të përgjuar” një dorë e kujdesur ka hedhur në mur pamjen e një porte të hershme pranë, të cilën koha mund ta zhdukë.

Një banor i lagjes na thotë se në atë shtëpi ka lindur aktori i madh shqiptar Prokop Mima.

Ndërsa portat njëshekullore të risjellja në lagjet e vjetra të Durrësit i përkasin dorës dhe mendjes së një grupi zonjash të tjera, që drejtohen nga një grua tjetër e pasionuar, pedagoge Dorina Subashi Xheraj.

Dorina, në një rrugë paralele të Durrësit të hershëm ka vënë në dispozicion të vizitorëve një apartament të familjes.

Gjatë këtyre pesë viteve aty janë organizuar dhjetëra veprimtari, mjaft prej të cilave i kanë mbledhur bashkëqytetarët edhe në rrugët e qytetit antik.

“Sidoqoftë, na duhet më shumë bashkëpunim me njëra-tjetrën,” tha Brunilda Liçaj. “U kam thënë edhe studentëve të mijë: turizmi është betejë dhe bashkëpunim,” përfundoi ajo.

 

Etiketa: AlbturistAleksandër MoisiuArjana IsakuArkeologjiBrikena ShkodraBrunilda LiçajDokumentarDorina Subashi XherajDurrësOls LafeProkop MimaSigurimiTuristët e huaj
Tjetri
Gjuetia e paligjshme shënoi rekorde të reja gjatë pandemisë

EuroNatur ngre alarmin për vrasjen masive të shkurtëzës nga gjuetia e paligjshme

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.