AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova, Mali i Zi, Shqipëria ndër vendet më të këqija në botë për ndarjen e mbeturinave shtëpiake

Raporti i ri rendit tre shtete ballkanike në mesin e dhjetë vendeve në mbarë botën ku më pak njerëz i ndajnë mbeturinat e tyre shtëpiake, duke shkaktuar probleme për mjedisin dhe rreziqe për shëndetin.

Borislav VisnjicngaBorislav Visnjic
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kosha mbeturinash, Tiranë. Foto: BIRN.

Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria janë ndër dhjetë vendet e para në mbarë botën ku më pak familje raportojnë se i ndajnë mbeturinat e tyre shtëpiake, sipas një raporti të ri të Anketës Botërore të Riskut nga Lloyd’s Register Foundation.

“Botë mbetjesh: rreziqet dhe mundësitë në menaxhimin e mbeturinave shtëpiake”, publikuar të martën, bazohet në të dhënat e mbledhura nga anketuesi global Gallup, i cili kreu 147,000 intervista në 142 vende dhe territore në mbarë botën.

Menaxhimi i dobët i mbeturinave shtëpiake shkakton probleme në mjedis dhe rreziqe për shëndetin e njerëzve, paralajmëron raporti. Ai thotë se dhjetë vendet ose territoret me shkallën më të lartë të ndarjes së mbeturinave janë të gjitha në Evropë ose Azinë Lindore.

Në ekstremin tjetër, shtatë nga 10 vendet ku numri më i vogël i familjeve raportojnë se ndajnë mbeturinat e tyre janë në Afrikën Sub-Sahariane. Tre të tjerat janë Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Dhjetë vendet ose territoret kryesore që i ndajnë ose jo mbeturinat e tyre shtëpiake. Foto: Anketa e The Lloyd’s Register Foundation

Raporti thotë se njerëzit në këto tre vende ballkanike përballen të gjithë me sfida të rëndësishme në trajtimin e mbeturinave të tyre shtëpiake.

“Kosovës i mungon çdo lloj formë menaxhimi të duhur të mbeturinave për mbeturinat e saj shtëpiake (ose të tjera). Në Mal të Zi, ndarja nuk është efektive sepse mbeturinat e riciklueshme shpesh nuk klasifikohen pas grumbullimit dhe njerëzve nuk u jepet asnjë shtysë për të ndarë mbeturinat në burim. Po kështu, në Shqipëri ka pak struktura për të zbatuar ose stimuluar ndarjen dhe riciklimin dhe çdo ndarje që bëhet është kryesisht informale”, thuhet në raport.

Kosova renditet e treta në listën e vendeve ku njerëzit nuk i ndajnë mbeturinat shtëpiake para deponimit, pas Bregut të Fildishtë dhe Gabonit. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë vendin e nëntë në renditje, me rezultate pak më të mira se Togo, Kameruni, Benini, Liberia dhe Republika e Kongos.

Në Kosovë, “mungesa e njohurive, ndërgjegjësimit dhe edukimit në mesin e popullatës së përgjithshme kanë penguar progresin drejt ndarjes më të madhe të mbeturinave shtëpiake në burim. Duhet të ofrohen më shumë programe edukuese dhe ndërgjegjësuese”, thuhet në raport.

“Të ndihmosh familjet të ndajnë mbeturinat e tyre më lehtë dhe në mënyrë më efektive në pjesë të mëdha të Evropës Lindore do të nënkuptonte që më shumë familje do t’i asgjësonin mbeturinat e tyre në mënyra më të qëndrueshme (të mbledhura dhe të ndara)”, vëren ai.

Në shkallë globale, raporti zbulon se më shumë se dy në pesë familje globalisht i hedhin mbeturinat e tyre në mënyrë të pakontrolluar, duke i djegur ose hedhur ato në rrugë, gjë e cila paraqet rreziqe të mëdha për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.

Nancy Hey në Lloyd’s Register Foundation tha se praktikat e rrezikshme si djegia e hapur ndodhin aty ku njerëzit nuk kanë ndonjë alternativë të qëndrueshme. Ajo bëri thirrje për investime në infrastrukturë më të mirë grumbullimi dhe përpunimi në ato vende.

“Lloji i mbeturinave që prodhojmë dhe mënyra se si i hedhim ato ka rëndësi, duke ndikuar në cilësinë e ajrit dhe shëndetin, sigurinë e njerëzve që punojnë me mbeturinat tona dhe mjedisin, veçanërisht nëse ato përfundojnë në oqeanet tona”, tha Hey në një deklaratë.

Etiketa: mbeturinambeturina shtepiakeraport
Tjetri
Këshilltarja ligjore, Nertila Ndergjoni konfirmohet në detyrë

Këshilltarja ligjore, Nertila Ndergjoni konfirmohet në detyrë

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.