AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Si depërtojnë në median shqiptare narrativat kundër NATO-s dhe BE-së?

Mungesa e burimeve njerëzore dhe filtrave të fortë editorialë krijon hapësirë për përhapjen e narrativave dezinformuese nga aktorë kundërshtarë, zbulon studimi i BIRN.

Viola KetangaViola Keta
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Shqipëria është një vend me orientim të theksuar pro-perëndimor. Sipas sondazheve, NATO dhe Bashkimi Evropian janë dy institucionet që gëzojnë nivelin më të lartë të besimit nga publiku shqiptar. Për shkak të këtij orientimi, hapësira jonë mediatike është perceptuar për një kohë të gjatë si e imunizuar nga narrativat dezinformuese të aktorëve kundërshtarë, si Rusia, Kina dhe Irani.

Edhe pse studimet nga organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri flasin për një mbështetje dhe besim të lartë të qytetarëve ndaj NATO-s dhe BE-së, ato nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një mburojë të fortë kundër përhapjes së dezinformimit të huaj dhe pasojave që ai sjell.

Një studim i ri nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN) zbulon se, pavarësisht qasjes pro-perëndimore, narrativat kundër NATO-s dhe BE-së kanë gjetur hapësirë edhe në median shqiptare gjatë viteve të fundit, pas agresionit rus në Ukrainë.

Studimi i BIRN-it, me titullin “Shpërndarja e narrativave dezinformuese kundër NATO-s dhe BE-së nga aktorë kundërshtarë në median shqiptare,” synon të hedhë dritë mbi përhapjen e këtyre narrativave në median shqiptare, cilët janë aktorët që i promovojnë dhe çfarë faktorësh ndihmojnë depërtimin e tyre.

Për këtë studim, BIRN monitoroi 193 mijë postime nga 36 media shqiptare gjatë një periudhe njëvjeçare (maj 2023 – maj 2024), duke përdorur aplikacionin ‘SentiOne’ për të identifikuar artikujt që përmbanin narrativa anti-NATO dhe anti-BE.

Lajmi pozitiv është se vetëm 1,263 postime, ose më pak se 1% e artikujve ku përmendeshin NATO dhe BE-ja, përmbanin narrativa dezinformuese ose përçarëse nga aktorë kundërshtarë të këtyre organizatave ndërkombëtare.

Studimi përfshiu gjithashtu intervista me drejtues, redaktorë, gazetarë dhe menaxhues të rrjeteve sociale nga disa prej portaleve kryesore, të cilët shpjeguan sfidat në raportimin e lajmeve që lidhen me NATO-n, BE-në dhe temat që ndërlidhen me këto dy institucione, veçanërisht pas nisjes së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Autorët e studimit identifikuan 20 narrativat kryesore kundër NATO-s dhe BE-së që përsëriten më shpesh në mediat e monitoruara. Ato përfshijnë pretendime se NATO është një organizatë ekspansioniste që ndjek agjenda për destabilizimin e Ballkanit, se BE-ja është e ndarë dhe e paaftë për të mbrojtur qytetarët e saj, si dhe se Perëndimi mbështet elitat në kurriz të popullit.

Në analizën e studimit, u identifikuan disa tipare të përbashkëta që ndihmojnë dallimin e artikujve dezinformues nga raportimet e besueshme. Ato përfshijnë mungesën e autorit ose përdorimin e inicialeve, tituj bombastikë dhe sensacionalistë me pretendime të paverifikuara, si dhe mbështetjen në një burim të vetëm, zakonisht zyrtarë rusë ose figura të së djathtës ekstreme në SHBA apo Europë.

Gjithashtu, u identifikuan artikuj të përkthyer automatikisht nga burime të huaja, të cilët përmbanin gabime konceptuale dhe fjalë të pasakta. Këto artikuj riciklohen dhe paraqiten si lajme të reja, megjithëse përmbajnë të njëjtën përmbajtje të përsëritur.

Narrativat dezinformuese të përhapura në Shqipëri janë të ngjashme ose identike me ato të përhapura nga mediat shtetërore ruse dhe platformat sociale, të cilat më pas amplifikohen nga mediat tradicionale.

Sipas ekspertes Olena Churanova nga Universiteti Mohyla në Kiev, përpjekjet e Rusisë për të diskredituar NATO-n dhe BE-në në Ukrainë synojnë të minojnë mbështetjen për përpjekjet perëndimore në luftën e vendit. Ajo thekson se platformat sociale si Telegram dhe TikTok janë ndër mediumet kryesore për përhapjen e këtyre narrativave, të cilat më pas amplifikohen nga media tradicionale.

Nga intervistat me përfaqësues të mediave shqiptare, u kuptua se fluksi i lajmeve që raportohen mbi NATO-n, BE-në dhe luftën në Ukrainë arriti mbi 100 raportime në ditë pas nisjes së agresionit rus në shkallë të plotë. Ky numër është zvogëluar në 20-50 raportime në ditë, por mbetet i lartë duke marrë parasysh burimet modeste të mediave shqiptare.

Disa media pranuan se në raste të caktuara kanë përkthyer artikuj nga media shtetërore ruse si ‘Russia Today’, RIA Novosti dhe TASS, të cilat janë ndër zërat kryesorë të narrativave anti-perëndimore dhe janë sanksionuar nga BE-ja për përhapjen e dezinformimit gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Studimi nuk gjeti prova të një koordinimi të qëllimshëm për përhapjen e këtyre narrativave në median shqiptare, por mungesa e filtrave editorialë dhe parimeve të forta gazetareske favorizon raportimin sensacionalist në kurriz të atij të saktë, duke krijuar hapësirë për dezinformim.

Ekspertët bien dakord për nevojën e reagimit të shpejtë dhe të koordinuar nga qeveritë, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe organizatat për verifikimin e fakteve për të luftuar dezinformimin.

Sipas tyre, këta aktorë duhet të jenë në gjendje të monitorojnë rrjetet sociale dhe të identifikojnë në kohë përhapjen e narrativave të rreme.

Blerjana Bino, drejtuese e qendrës SciDev në Tiranë, thekson rëndësinë e ekspertëve të gjeopolitikës në raportimin mbi NATO-n, BE-në dhe luftën në Ukrainë.

“Për çështje të NATO dhe BE, por edhe të luftës në Ukrainë kërkohen  ekspertë të gjeopolitikës që njohin dhe kuptojnë më mirë rolin që kanë vende apo aktorë si Rusia, SHBA,” tha ajo.

Ndërsa Megi Reçi, studiuese e të drejtave digjitale pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, sugjeron që Shqipëria të harmonizojë kornizën e saj ligjore me atë të BE-së për sa i përket platformave si Facebook dhe TikTok.

“Edhe ne si shtet aspirues, eventualisht do të duhet të shkojmë drejt harmonizimit,” tha Reçi. “Ndaj mendoj se edhe për rregullimin ligjor ka ardhur koha që të fillojë diskutimi,” theksoi ajo.

Churanova shtoi se monitorimi i rrjeteve sociale është thelbësor për të parandaluar përhapjen e dezinformimit, veçanërisht në kuadër të luftës hibride.

“Nevojitet ndërhyrje e shpejtë nga të gjitha palët – qeveri, OJQ-të, media dhe organizatat fakt-verifikuese – është jetike për të parandaluar dëmin e mëtejshëm”, tha ajo.

“Monitorimi i rrjeteve sociale, si pjesë e luftës hibride, është gjithashtu një prioritet, pasi këto platforma shërbejnë si terren i përshtatshëm për përhapjen e dezinformimit,” përfundoi Churanova.

Etiketa: Blerjana BinoMegi ReçiOlena ChuranovaSiguria
Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Luveda Dardha

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.