AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pensionistët rikthehen si faktor politik

Rreth 700 mijë qytetarë shqiptarë me të drejtë vote i përkasin edhe një grupi shoqëror përgjithësisht të varfër, pensionistëve. Përgjatë dekadës së fundit, partitë politike rrallëherë kanë marrë mundimin t’u drejtohen atyre veçmas por në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, situata dukshëm po ndryshon.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pensionistët në protestë në Tiranë më 30 tetor 2024. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Disa dhjetëra pensionistë dolën në një protestë të rrallë mesditën e së mërkurës para selisë së kryeministrit ndërsa ky i fundit gjendej në Durrës për të folur me disa pensionistë të tjerë. Protesta e Tiranës u thirr nga Lëvizja Bashkë, një parti e re që pritet të garojë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, bazuar në një platformë politikash të majta. Dhe një prej temave më të artikuluara të kësaj partie janë pensionet. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse pensionistët do të bëhen apo jo faktor politik. Ajo që është parë sakaq është që pensionistët po përmenden nga tre parti, nga Rama, i cili dukshëm po detyrohet të vihet në pozicion mbrojtës dhe në nevojë për të shpjeguar se pse pensionet janë të vogla, nga Berisha, i cili premton rritje me 20 për qind të pensioneve, duke mbështetur këtë në historikun e rritjes së herëpashershme të pensioneve gjatë mandatit të tij të parë, dhe nga Lëvizja Bashkë, e cila dukshëm po përpiqet të vë në pah hendekun mes pensionistëve të varfër dhe politikanëve të pasur.

“Fajin e ka biznesi”

Aktualisht në Shqipëri skema kombëtare e pensioneve financohet nga sigurimet shoqërore të paguara nga të punësuarit si dhe, në një masë jo të vogël, nga taksimi i përgjithshëm. Projekt-buxheti i vitit 2025 parashikon shpenzime në masën 192 miliardë lekë (1.9 miliardë euro) për pensione ndërsa kontributet e të punësuarve pritet të mbulojnë vetëm 76% të këtyre shpenzimeve. Pjesa tjetër do të paguhet nga qytetarët përmes taksimit të përgjithshëm, fjala vjen, TVSH apo akciza.

Në një përpjekje për t’i dhënë kuptim përmasave të problemit, kryeministri Edi Rama deklaroi në një rast se indeksimi i pensioneve, procesi që nuk i rrit pensionet, por që i vendos pensionistët në të njëjtën fuqi blerëse me një vit më parë, i kushtoi buxhetit 100 milionë euro. Ai pas kësaj akuzoi “biznesmenët” si përgjegjës për mosrritjen e pensioneve duke u përpjekur të argumentojë se punëdhënësit nuk deklarojnë pagat e plota që i paguajnë punëmarrësve, duke shmangur në këtë mënyrë detyrimet për sigurime shoqërore. Kryeministri nuk ofroi ndonjë analizë për përmasat e problemit por përdori gjuhë të ashpër, duke akuzuar “biznesmenët” si “vjedhës”.

“Çdo biznesmen që shmang deklarimin real të pagës, vjedh nga një pensionist. Me këtë ne do të arrijmë të kemi një kapacitet që të rrisim edhe pensionin”- tha ai.

Evazioni fiskal është një fenomen i perceptuar si gjerësisht i pranishëm në Shqipëri dhe është një fenomen të cilin, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, një zyrë, drejtori i së cilit emërohet nga kryeministri, ka për detyrë ta luftojë. Rama nuk dha shpjegime se pse, në vitin e 12 të qeverisjes së tij, biznesmenët lejohet të vijojnë të “vjedhin pensionistët”.

Kundërshtari i tij, Sali Berisha, u frymëzua nga një vendim i qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur Ramës.

“Unë nuk po bëj gjë tjetër, vetëm po zotohem të aplikoj skemën që aplikoi qeveria e Kosovës, dhe mbi këtë bazë një rritje prej 20 përqind në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre”, -tha Berisha në një deklaratë për shtyp të shpërndarë për mediat nga shtëpia e tij, ku po vuan masën ‘arrest me burg’ me akuzat për korrupsion.

Për ekspertët e ekonomisë rritja e pensioneve është një detyrim i shtetit ndaj kësaj kadegorie, ndërsa i shohin premtimet politike vetëm si tentativa për joshtje elektorale pa ofruar zgjidhje reale për përfshirjen sociale të kësaj kategorie.

Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, i quan “groteske” justifikimet e Ramës për mosrritjen e pensioneve dhe premtimet e opozitës si “jorealiste”.

“Përtej argumenteve shterpe justifikuese deri në grotesk të z.Rama për arsyet e mosrritjes aktualisht të pensioneve apo të premtimeve jorealiste të segmenteve të caktuara të opozitës dhe përpjekjeve të tyre të përbashkëta thjesht për të joshur votuesit në rritje të kësaj kategorie, mendoj se janë të mundshme zgjidhje që vënë në provë seriozitetin e të dyja palëve, madje edhe duke ju larguar mashtrimeve të zakonshme të fushatave elektorale”- thotë ai.

Në një analizë për BIRN lidhur me këtë problematikë Preçi e sheh çështjen në plan human, ekonomik dhe financiar dhe sugjeron që debati publik e politik të jetë pozitivist dhe pa mashtrime publike.

“Në planin njerëzor, rritja në tërësi e mbështetjes për shtresat në nevojë, pensionistëve në veçanti duhet parë si një e drejtë e ligjshme e qytetarëve, si një marrëdhenie midis brezash, si një tregues i përgjegjshmërisë së shtetit ndaj qytetarëve taksapagues të vendit, ku bëjnë pjesë edhe këto kategori sociale”- thotë Preçi.

Në aspektin ekonomik, sipas tij, lidhet me mirëqenien e kësaj kategorie dhe si një shtysë për konsum.

Ndërsa në planin financiar, Preçi argumenton se përmirësimi i të ardhurave në buxhet kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve dhe shërbimeve duhet parë “si një mundësi objektive dhe detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie sociale”.

Preçi jep një sërë sugjerimesh për trajtimin me dinjitet të pensionistëve, që nga shndërrimi i indeksimit për inflacionin në një proces automatik, heqjen e bonusit si një mekanizëm që përdoret për arsye elektorale, vendosjen e standardeve të përvitshme të rritjes së pensionit, zbatimin e një minimumi jetik për pensionet e pjesshme dhe ndihmën sociale, etj..

Pavarësisht debatit, plani trevjeçar i të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit, prezantuar nga qeveria në Kuvendin e Shqipërisë gjatë ditëve të fundit, parasheh që ekonomia kombëtare të rritet në terma nominalë me vetëm 5.1 për qind në vit ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore shpresohet të rriten me 6.5% në vitin 2025 dhe 5.7% në vitin 2026. Kjo rritje do të mundësojë mbulimin e kostos së pensioneve të reja ndërsa nuk parashikohet asnjë rritje pensionesh përtej indeksimit.

Etiketa: Edi RamaLëvizja BashkëSali BerishaZef Preçi
Tjetri
KPK shkarkon prokurorin Hektor Mushi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hektor Mushi

376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.