AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë në buxhet, opozita e quan llastim

Këshilli i Lartë Gjyqësor paraqiti të premten në Kuvend kërkesë për shtim fondi në shifrën 3.02 miliardë lekë, një shifër që përbën 54% e fondeve të akorduara në buxhetin e vitit 2025 në draft-buxhetin e qeverisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi gjatë një aktiviteti.

Kërkesat u parashtruan para Komisionit të Ligjeve nga kryetari i ri i këtij këshilli Ilir Rusi, i cili argumentoi se fondi do të përdorej për paga e sigurime për punonjës të rinj, investime në ndërtime godinash apo qira për gjykatat, programe kompjuterike, por edhe për zbatimin e idesë së kryeministrit Rama për të futur Inteligjencën Artificiale në procesin e përpunimit të dosjeve.

“Po t’i referohemi kërkesave buxhetore që kemi bërë niveli i miratimit nga ana e ministrisë së Financave është në nivel 13% më i lartë se vitin e kaluar, por sa i takon kërkesave tona buxhetore janë miratuar 2/3 pra 35 % e tyre”- tha Rusi, duke cilësuar si imediat fondin për qira për një godinë shtesë për Gjykatën e Apelit.

Sipas relacionit të komisionit, shuma e kërkuar shtesë lidhet kryesisht me shpenzimet për paga dhe sigurime personeli dhe konkretisht 550 milion lekë kërkohen për plotësim vakancash dhe një shtese të miratuar prej 133 punonjësish.

Nga tabela e kërkesave parashikohet ndërtimi i dy godinave të reja gjykatash në shumën 850 milionë lekë, blerje programesh Software në shumën 454.7 milion lekë, 243.6 milionë lekë për projektin e Integrimit të Inteligjencës Artificiale në proceset e punës, etj..

Deputetët e opozitës i pritën me kritika kërkesat e KLGJ-së dhe jo në proporcion me punën që bëjnë gjykatat për të dhënë shërbim për qytetarët.

“Keni pasur fonde e personel edhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe duke ju llastuar pak”- iu drejtua Rusit, deputetja Dhurata Çupi, duke e kritikuar se “nuk keni bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve stok në gjykatë”.

“Çfarë keni bërë në 2024 për të justifikuar milionat që keni marrë. Kam përshtypjen që ata që kanë kaluar vetingun kanë rënë rehat dhe nuk shqyrtojnë dosjet”- shtoi ajo.

Në përgjigje të kritikave kreu i KLGJ-së argumentoi se nuk po kërkoheshin fonde për luks, por për të bërë punën.

“Të marrësh fonde është e thjeshtë, ti përdoresh është e vështirë”- tha ai duke shtuar se KLGJ kishte audite për mënyrën se si shpenzonte buxhetin.

“Nuk besoj se ka punë të papaguar”- iu drejtua ai Çupit, duke iu referuar shtesave të reja në personel.

Nga ana tjetër Rusi propozoi të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që të futet “dosja dixhitale” si praktikë për të zgjidhur ‘backlog’-un, stokun e dosjeve të prapambetura në sistemin gjyqësor.

Të premten bëri dëgjesën për buxhetin e ri edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit për të cilin është parashikuar nga Ministria e Financave një fond rreth 277.3 milion lekësh, por Kolegji paraqiti kërkesë për një shtesë në strukturën me 3 përkthyes dhe 1  specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve që kapin një fond për paga në vlerën 10.61 milion lekë.

Etiketa: Dhurata ÇupiIlir RusiKLGJKolegji i Posaçëm i Apelimit
Tjetri
Biznesmeni Julian Morina në gjyq për ndërtimin e pallateve pa leje në Tiranë

Biznesmeni Julian Morina në gjyq për ndërtimin e pallateve pa leje në Tiranë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.