AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku

KPA i gjeti të drejta shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa ndaj vendimmarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës Florian Bonjaku dhe e shkarkoi me argumentin se nuk kalon dot testin e besimit të publikut.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Florian Bonjaku në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut.

Prokurori Bonjaku e kaloi vetingun në shkallë të parë me shumicat e votave të treshes së KPK që kreu hetimin administrativ ndaj tij. Shumica e përbërë nga relatori Olsi Komici dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari, arsyetoi se disa pasaktësi në deklarimin e pasurive nuk mund të sillnin penalizimin e subjektit. Ndërsa kryesuesja Xhensila Pine në pakicë vlerësoi se Bonjaku kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia nëpërmjet mangësive në kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale.

Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim dhe po ashtu arsyetoi se Bonjaku ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë dhe së bashku me problemet e gjetura në kriterin e figurës dhe atë të aftësive profesionale, në vlerësim tërësor duhej të sillnin shkarkimin e tij për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.

Bonjaku i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e Komisionerit dhe paraqiti pretendimet e tij në Kolegj gjatë disa seancave.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz kryesuese, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e  Sokol Çomo, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Florian Bonjaku.

Kryesuesja Schuetz parashtroi në mënyrë të përmbledhur argumentet në të cilat është bazuar vendimmarrja. Për një apartament në Durrës që subjekti rezulton ta ketë blerë nga vjehrri, Kolegji konstaton se Bonjaku ka nënshkruar dy kontrata dhe se nuk e ka deklaruar atë që ka shërbyer për marrjen e një kredie që ka shërbyer për pagesën e një banese tjetër në Tiranë.

Sipas KPA, pavarësisht pretendimeve për qëllimin e përdorimit të kontratës për përfitimin e kredisë, duket se deklarimet e subjektit nuk kanë qenë të sinqerta. Po ashtu, nuk janë gjetur të besueshme deklarimet se këtë kontratë nuk e disponon për shkak të kalimit të një kohe të gjatë dhe se i është sjellë në vëmendje kur është pyetur nga Komisioni.

KPA vëren se të dyja kontratat janë nënshkruar në vitin 2003 dhe mundësia për kujtesë duhej të ishte e njëjtë. Mosdeklarimi i një prej kontratave gjatë procesit, konsiderohet se nuk ka qenë thjeshtë çështje harrese, por një përpjekje për ta mbajtur jashtë hetimit.

KPA i ka gjetur të drejta shkaqet e Komisionerit se subjekti nuk ka deklaruar të drejtat dhe përfitimin e titullit të pronësisë për apartamentin në Tiranë. Megjithëse është deklaruar kredia e marrë për blerjen e këtij apartamenti, Kolegji vlerëson se mosdeklarimi tregon për moszabtimin e detyrimit për deklarim dhe bie në kontradiktë me sjelljen që duhet të ketë një prokuror.

Këto gjetje të konstatuara në kriterin e pasurisë, Kolegji ka çmuar t’i konsiderojë në vlerësimin e përgjithshëm.

Lidhur me konstatimin në kriterin e figurës, KPA vëren se nga analiza e transkripteve të përgjimeve të dy të proceduarve për kultivim të narkotikëve të hetuar nga subjekti, ka rezultuar se ato paraqiten ndryshe në aktet fillestare, nga ato më vonë kur janë vendosur nën akuzë për moskallëzim krimi. Nisur dhe nga fakti se gjykata e ka kthyer çështjen për hetime të mëtejshme, KPA ka arritur në përfundimin se subjekti duhej të kishte vlerësuar përgjimet e të proceduarve. Shpjegimet e Bonjakut u konsideruan prej Kolegjit si një përpjekje për të mbrojtur konkluzionet e veta në atë çështje. Po ashtu, KPA vlerëson se është i drejtë konstatimi i Komisionerit për mungesë të argumenteve në kërkesën e dorëzuar në gjykatë për të proceduarit.

Kolegji konstatoi dhe mangësi profesionale, si mosnjoftime apo moskryerje e hetimeve për një kohë të gjatë, të pajustifikuar, që së bashku me gjetjet në kriterin e pasurisë dhe figurës janë konsideruar në vlerësimin tërësor duke konkluduar se prokurori Florian Bonjaku nuk e arrin të kalojë testin e besueshmërisë së publikut. Për rrjedhojë u vendos ndryshimi i vendimit të KPK dhe shkarkimi i këtij subjekti rivlerësimi.

 

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimAnkimiApelApeliApelimASHKBEbesimblerjedetyrimDrejtësiaDurrësFloriFlorianFlorian BallhysaFlorian BonjakuGjykataGjykatëgjykimHetimhetimeIranKEKolegjKolegjiKolegji i Posaçëm i ApelimiKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionkomisionerKomisionerikonfirmimKPKPAKPKkredikrediaKrimkrimiKrujëLSIMimoza TasiMjaftMosdeklarimMoskaNarkotiknarkotikëNatasha MulajNatasha MulajnOlsi KomiciParaPRProkurprokurorProkuroririvlerësimiSeancaShkarkimshkarkimiSokol ÇomoSTARTatimtë drejtaTiranëTregURAValbonaValbona SanxhaktariVendimVendimiVetingVetinguXhensila Pine
Tjetri
Prokurorja Eranda Laze konfirmohet në detyrë me shumicë votash

Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.