AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Viktor Orban strehë për të arratisurit populistë

Edhe pse publiku polak pret që hajdutët dhe mashtruesit që ishin pjesë e qeverisë së mëparshme të mbajnë përgjegjësi për ato që ata kanë bërë, shumë prej tyre që përballen me ndjekjen penale po gjejnë strehë në Hungarinë e afërt. Nëse ky trend lejohet të vazhdojë, pasojat e kësaj do t’i vuajë sundimi i ligjit në të gjithë Bashkimin Evropian.

Sławomir SierakowskingaSławomir Sierakowski
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Marcin Romanowski, një ish-zëvendës ministër i drejtësisë nën qeverinë e rrëzuar polake të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), dyshohet se ka përvetësuar më shumë se 100 milionë zł (24.5 milionë dollarë) gjatë kohës që ishte në detyrë. Provat për krimin janë të pakundërshtueshme: bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Tomasz Mraz, ka bashkëpunuar me prokurorët, duke dorëzuar telefonata të regjistruara në të cilat Romanowski dhe ai diskutonin për përvetësimin e parave nga një fond publik i destinuar për viktimat e krimit.

Kur një komision parlamentar dhe zyra e prokurorit e thirrën Romanowski-n për ta marrë në pyetje, ai pretendoi se ishte shtruar në spital, përpara se të zhdukej pa lënë gjurmë. Shumë shpejt u bë e qartë se ku kishte shkuar. Pasi zyra e prokurorit polak lëshoi ​​një urdhër arresti në mbarë Evropën dhe një njoftim të kuq të Interpolit për të, kryeministri hungarez Viktor Orban njoftoi se qeveria e tij do t’i ofronte azil çdo politikani që vuante nga persekutimi në Poloni. Në atë kohë, Romanowski me sa duket kishte qenë tashmë në Hungari prej disa ditësh.

Romanowski nuk është zyrtari i parë i PiS që arratiset në Hungari. Pasi u thirr nga një komision tjetër parlamentar, Daniel Obajtek, ish-kreu i Orlen, kompania më e madhe shtetërore e Polonisë, gjithashtu kërkoi mbrojtjen e Orbanit. Ai në mënyrë cinike “kandidoi” për një vend në Parlamentin Evropian nga territori hungarez dhe shkeli përsëri në Poloni pasi fitoi dhe mori imunitetin parlamentar (prokurori polak që atëherë ka aplikuar për t’ia revokuar këtë status).

Mbrojtja e politikanëve të korruptuar nuk është diçka e re për Orban. Ai tashmë i ka dhënë azil ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili u arratis në Hungari për t’i shpëtuar një dënimi me burg për akuzat për korrupsion. Dhe ai lejoi ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro të fshihej në ambasadën hungareze gjatë hetimit për tentativën e tij të dështuar për grusht shteti pas humbjes së tij zgjedhore në vitin 2022.

Me deputetët dhe ministrat cinikë të PiS që shmangin përgjegjësinë duke u arratisur në Hungari, mund të imagjinoj se partia madje mund të formojë një “qeveri në mërgim” për kohëzgjatjen qeverisë së kryesuar nga Donald Tusk. Gjithsesi, azili i Orbanit për të korruptuarit e ka vendosur qeverinë Tusk në një pozitë të vështirë. Publiku pret llogaridhënie për hajdutët, mashtruesit dhe miqtë që keqmenaxhuan çështjet e vendit nën qeverinë e mëparshme. Por me ndjekjet penale që lëvizin shumë ngadalë, zhgënjimi është përhapur ngado.

Shumë i druhen një përsëritje e asaj që ndodhi në Shtetet e Bashkuara, kur rrotat e drejtësisë lëvizën shumë ngadalë për ta mbajtur Donald Trump përgjegjës për tentativën për grusht shteti pas zgjedhjeve të vitit 2020. Asnjë demokraci nuk është e sigurt nëse politikanët mund të përpiqen ta përmbysin atë, ose të vjedhin qindra miliona dollarë nga arkat publike, vetëm për të shkuar në një shtet mafioz aty pranë për të bërë një jetë të qetë dhe normale.

Pa sundimin e ligjit dhe llogaridhënien politike, sistemet demokratike nuk do të kenë më respektin e publikut ose nuk do të kenë asnjë legjitimitet. Cinizmi do të përhapet, qytetarët do të tërhiqen nga angazhimi qytetar dhe vetë njerëzit që ikën do të kenë mundësinë të kapin edhe një herë levat e pushtetit.

PiS dhe Orban mund të kenë fituar një fitore të vogël, të përkohshme ndaj Tusk, por në planin afatgjatë, Orban mund të jetë humbësi më i madh. Edhe pse ai është aktualisht euforik pas fitores së Trump, vendi i tij së shpejti do të paguajë çmimin për marrëdhënien e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Një marrëveshje që lejoi gazin natyror rus të kalonte tranzit përmes Ukrainës në Hungari dhe Sllovaki (e cila udhëhiqet nga një tjetër populist pro-rus), midis vendeve të tjera, skadoi në fund të vitit 2024 dhe Ukraina refuzon ta rinovojë atë.

Ndërsa Polonia planifikon t’i bëjë thirrje Komisionit Evropian që të fillojë procedimet kundër Hungarisë sipas nenit 259 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, çdo shtet anëtar i BE-së që i bindet ligjit duhet t’i kushtojë vëmendje asaj që do të ndodhë më pas. Nëse Hungaria lejohet të bëhet një strehë për politikanët e korruptuar në të gjithë Evropën, sundimi i ligjit do të vuajë kudo. Me kaq shumë në rrezik, BE-ja nuk mund t’i lejojë vetes të bëjë një sy qorr.

Orban ka zhvilluar një luftë politike kundër Perëndimit liberal demokratik gjatë dekadës së fundit, duke u bërë një krijesë e Putinit dhe presidentit kinez Xi Jinping. Ndërsa varësia e tij prej tyre rritet, përpjekjet e tij për të përmbysur demokracinë evropiane thjesht do të intensifikohen. Dhe sa më i izoluar të bëhet ai brenda Evropës, aq më lehtë do të jetë për Rusinë dhe Kinën që të shfrytëzojnë dobësinë e tij. Hungaria do të bëhet një tjetër Bjellorusi, aq e varur nga diktatorët e huaj, saqë sovraniteti i saj do të jetë e pakuptimtë.

Përpjekjet e Orban për të nënvlerësuar sundimin e ligjit në vendet evropiane mund të funksionojnë mirë mes nativistëve të krahut të djathtë, por kjo nuk është një strategji afatgjatë fituese. Nëse miqtë tu të vetëm janë Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin, atëherë nuk ke fare miq.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Viktor Orbán’s Home for Populist Fugitives

Etiketa: Donald TrumpDonald TuskMarcin RomanowskiViktor OrbanVladimir PutinXi Jinping
Tjetri
Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar

Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.