AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erivs Martinajt

Prokuroria e Posaçme i kërkon gjykatës konfiskimin e 31 pasurive të Ervis Martinajt dhe personave të lidhur me të, ku përfshihen disa kompani biznesi, një vilë, apartamente, troje, ngastra toke e ullishte në Tiranë, bregdet dhe në zonën e Kurbinit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:55 | 28/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grafik i bizneseve të lidhura me të dyshuarin Ervis Martinaj | BIRN

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 28 janar se i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe personave të lidhur me të. Në njoftim sqarohet se Ervis Martinaj është i dyshuar për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Indrit Dokles, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të hetimit pasuror, SPAK kërkon konfiskimin e 31 pasurive të sekuestruara më parë, përfshirë kompaninë “KING KASINO” sha dhe shtatë shoqëri të tjera në pronësinë e tij apo të personave të lidhur.

Prokuroria kërkon gjithashtu sekuestrimin e një vile në Surrel të Tiranës, pesë automjeteve, dy apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë si dhe sipërfaqe toke në Sarandë, Dhërmi, Tiranë, Patok dhe Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Ervis Martinaj u dënua në prill 2021 nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 8 muaj burg, për akuzat e organizimit të lojërave të fati, falsifikim dhe fshehje të ardhurash, sigurim të kushteve për të kryer të vrasjeve. Por ai rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

Emri i Martinajt, i cili kishte një sërë biznesesh në fushën e basteve kur këto ishin ende të lejuara, është lidhur me disa ngjarje të rënda në vend. Në maj 2022 SPAK urdhëroi shpalljen në kërkim të tij, pas një operacioni të koduar “Golden Bullet”, që bazohej kryesisht në dëshmitë e një të penduari që ka pranuar se kishte marrë porosi për krime prej Martinajt.

Policia ka bërë më parë me dije se është duke hetuar zhdukjen e Ervis Martinajt prej gushtit të vitit 2022. Njëkohësisht, Martinaj është dhe në kërkim policor për veprat penale që dyshohet se ka kryer.

 

Etiketa: Ervis MartinajIndrit DokleKonfiskimi i pasurisëPastrimi i paraveSPAKZhdukja e Ervis Martinaj
I mëparshmi

Jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç

Tjetri

Gara për drejtorin e ri të RTSH-së bëhet pis nga akuzat për paligjshmëri

Tjetri
Edikti bullgar dhe edikti shqiptar

Gara për drejtorin e ri të RTSH-së bëhet pis nga akuzat për paligjshmëri

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.